Aktualitet

Raporti për drogën: Në 2018 më pak kultivim, vetëm 27 parcela me kanabis (VIDEO)

 Veliu u shpreh se ka një rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë. Sipas raportit janë identifikuar 27 parcela me 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017.
Featured image of article: Raporti për drogën: Në 2018 më pak kultivim, vetëm 27 parcela me kanabis (VIDEO) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu
Përditësuar:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke iu referuar raportit  me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018 u shpreh se kutivimi dhe trafikimi i drogës është ulur. 

Veliu u shpreh se në krahasim me vitin 2017, në 2018 u realizuan 40% më shumë fluturime monitorimi.

Ai theksoi më tej se ka një rënie të trafikimit të drogës me 81% drejt shtetit italian në krahasim me një vit më parë dhe se në vendin tonë janë kapur vetëm 27 pacela me kanabis. 

“U kryen më shumë se 200 fluturime se vitin e kaluar.  Evidemtuam 260 vepra penale. Janë arrestuam dhe ndaluan  160 shtetas. 35 mijë bimë narkotike janë asgjësuar. Në bazë të statistikave të kolegëve italianë kemi një rënie të trafikimit me 81% në krahasim më vitin e mëparshëm. Janë përjashtuar nga policia 14 punonjës policie dhe janë arrestuar 8 prej tyre. Gjatë 2018 kultivimi i  kanabisit ka shkuar në shifra minimale dhe kjo falë bashkëpunimin me autoritet italiane.”, u shpreh Ardi Veliu. 

Ndërsa Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Shqipëri përgëzoi strukturat për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.“Rezultatet janë mbresëlënëse, ulje drastike në kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Gjithashtu tregohet edhe një ulje e kanabisit që është sekuestruar në Itali. Në emër të BE-së iu përgëzoj. Sekuestrimi i drogës duhet të ndiqet nga veprimet e tjera të konfiskimit të pasurisë për grupet kriminale” tha ai.

Statistikat nga Raporti: 

• Për vitin 2018 u morën dhe u trajtuan, 2517 informacione policore për kultivim të bimëve narkotike.
• U çelën 40 procedime policore për persona të dyshuar me tendencën e Kultivim të bimëve narkotike.
 Gjithashtu u çelën 40 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit për Kultivim të bimëve narkotike dhe u realizuan 24 prej tyre ose 16 procedime me shumë se një vit më parë dhe 19 procedime të realizuara me shumë.

o I kemi kushtuar vëmendje të vecantë bashkëpunimit me partnerët, duke e parë fenomenin e kanabisit si një shqetësim real rajonal dhe ndërkombëtar.

Kemi vendosur tashmë standartin e bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe informacionit me policitë e rajonit. Ajo që bie në sy për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe arritjes së suksesit është bashkëpunimi me palën italiane si partnere e ngushtë në hetime të përbashkëta operacionale.

Ndaj më lejoni sot këtu që të falënderoj kolegët e Policisë Italiane, misionin e Interforzës, Guardia di Finanza-s si edhe Universitetin i Dytë të Napolit, për kontributin dhe ndihmën e çmuar që po i japin Policisë Shqiptare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rezultat ishte projekti i Bashkimit Europian “SANCAS”, në të tre komponentët e tij, mbikëqyrjen ajrore, mbështetja në fushën e teknologjisë dhe trajnimi i njësive të specializuara për luftën kundër drogës.

Në vitin 2018, e filluam bashkëpunimin shumë herët, për këtë skuadra e Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit prej datës 5 Prill 2018.
 U kryhen 40% më shumë fluturime se vitin e kaluar.
 Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017.
 Në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017.

o Punë të pandërprerë kemi bërë për goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike, nëpërmjet zhvillimit të veprimeve operacionale për asgjësimin e bimëve narkotike dhe kryerjes së veprimeve procedurale për dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 janë ndër më të mirat që nga fillimet e viteve 90.
• Evidentuam 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike.
• Janë implikuar 220 shtetas.
• Janë arrestuar e ndaluar 106 shtetas.
• Janë konstatuar janë asgjësuar 35.985 bimë narkotike.

E krahasuar me një vit më parë rezulton se janë:
• 30 raste kultivimi më pak,
• 30.942 bimë narkotike më pak,
• 9.689 fidanë/kubikë më pak.

o Rezultat të ndjeshëm na dha puna efikase për parandalimin, identifikimi, zbulimi dhe goditja e grupeve kriminale të trafikimit të kanabisit dhe aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pavarësisht nga sa shpreha më lart, do të ishte e pakuptimtë dhe puna e Policisë së Shtetit do të konsiderohej gjysmake nëse ajo nuk do t’i kushtonte të njëjtën vëmendje si goditjes së kultivimit të bimëve narkotike edhe fazave të tjera të veprimtarisë kriminale, goditjes së trafikimit të saj dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga kjo veprimtari.

Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënje të trafikimit drejt tyre me 81%.

J.V/Dosja.al

Shto Koment