LIVE UPDATES
Aktualitet

Harroni hudhrat, dafinën dhe vitaminën C/ Natyropati Gjoni vetëofrohet për të luftuar Covid-19 pasi e zë inati me Ramën,

14 Mars 2020, 20:35 Nga DOSJA
Harroni hudhrat, dafinën dhe vitaminën C/ Natyropati Gjoni

TIRANË– Arben Gjoni një natyropat i diplomuar në Itali ka ofrruar dijet e tij për luftuar Covid-19 që deri më tani ka infektuar 38 persona. Në një status në faqen e Facebok me emrin Natyropia, Gjoni shkruan se e ka kapur inati ngaqë e kanë zbritur nga avioni për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe se tashmë është i gatshëm të tregojë dhe të ofrojë ndihmën e tij për të kuruar Covid-19. Ai shprehet se të gjithë duhet të harrojnë broçkullat që u thuhet në lidhje me konsumimin e hudhrës, çajit të dafinës, apo gjërave të tilla si këto. Gjoni shkruan më tej se askush nuk duhet të ecë në trotuar pasi aty mund të pështyjë dikush dhe më anë të këpucëve mund ta çosh virusin në shtëpi pa e kuptuar ndërkohë që shton gjithashtu se askush nuk duhet të pështyjë në trotuar, por në shami dhe shaminë ta hedhë direkt në plehra. Më pas, natyropati shpejgon në gjuhën e mjekësisë mënyrën se si trupi podhon antitrupa dhe se si zgjat procesi.

LETRA E PLOTË

Info; Drejtuar Kryeministrit Edi Rama, min Shëndetsisë dhe gjithë Shqiptarëve. Arben Gjoni mjek parandalues Natyropat i dipllomuar në Itali

Zoti kryeministër ju vlerësoj për masat e marra deri tani dhe jam i sigurtë që do japin rezultat në kufizimin e përphapjes së virusit. Nuk jam aspak dakort që na zbritët nga avioni e na kthyet mbrapsht sikur ne kishim kolerën e po e dërgonim në Itali. Duhej të kishit bllokuar check-in dhe të jepnit një afat siç po bëni tani e jo të na zbrisnit nga avioni. Këto urdhërat e tjera i keni dhënë me afat kështu që njerëzit mund të organizohen në lëvizjet e tyre. Tani meqë më mbajtët këtu dhe po na informoni çdo ditë si të veprojmë po ju jap edhe unë disa informacione mbase të rëndësishme për situatën që po kalojm. COVID-19

Pershëndetje, Miq. U bë kohë pa shkruajtur dhe komunikuar me ju. Si gjithmonë unë shkruaj nga inati dhe jo nga qefi. Inati më hipën kur më zbresin pa të drejtë nga avioni, apo kur dëgjoj lloj lloj broçkullash dhe dizinformim për probleme të ndryshme. Këtë radhë e kam në lidhje me COVID-19.

Dalin disa tipa që ju thonë hani hudhra, pini vaj dafine, tjetri ulëret merrni vit C, merrni ketë e merrni atë plasën gjithologët. Por askush nuk ju thotë mos e pini duhanin për 1 muaj. Askush nuk thotë kontrolloni dhe më pas kuroni mushkrinë para se tju kapë virusi. Askush nuk thotë mos ecni në trotuare se virusi mund të jetë në tokë nga pështymat nga kolla nga teshtimet dhe ju mund ta merrni atë edhe me kepucë e ta fusni në shtëpi. Askush nuk ju thotë mos pështyni në tokë por në shami dhe shaminë hidheni në plera dhe jo në rrugë. Askush nuk ju thotë që kur rrini në lokal anës rrugës ose në trotuar pluhuri që ngrihet kur kalojnë makinat vjen te kafeja dhe tek mushkritë tuaja.

Thuhet shpesh që është një grip normal por mosha e tretë mund të mos e kaloj dot. Nuk është grip normal sepse nuk kemi antitrupat për tu përballur me të. Trupi do nga 24 deri 72 orë që të prodhojë antitrupat. Kjo kohë dhe ajo menjëherë pas saj janë fatale për shumë njerëz. Me sa duket fëmijët i prodhojnë antitrupat për 24 orë dhe mosha e tretë për 72 ose më shumë orë që kemi këtë dallim midis tyre. Në qarkullim ne kemi qelizat TH (T Helper) që janë neutrale. Gjatë patrullimit në organizëm nëse hasin në një VIRUS ato shndërrohen në TH1 dhe nëse hasin një BAKTER shndërrohen në TH2.

Kur organizmi ynë mobilizohet për të prodhuar antitrupat (antivirale) rrit shumë TH1 dhe ul shumë ose bllokon TH2. Cfarë janë TH, TH1, TH2…..TH janë linfocide neutral. TH1 është përgjigja e organizmit kundër bakterieve, e viruseve intracelulari (brëndaqelizor). TH2 është përgjigja e organizmit kundër toksinave, bakterieve, parazitëve extracelular (jashtëqelizor) dhe alergjisë. Tja u shpjegoj pak më thjesht.

Ne kemi ushtarë që ruajnë kufirin nga jashtë TH1 por kemi edhe policë të ndryshëm që ruajnë rendin nga brënda TH2. Ushtarët na ruajnë që brënda kufijve tanë të mos hyjnë *armiq* të jashtëm, ndërsa policët na ruajnë nga *armiqtë* e brëndshëm, por kur kemi një sulm të madh nga jashtë edhe policët vishen ushtarë dhe shkojnë në kufi duke lënë zbuluar luftën me *armiqtë* e brëndshëm. Dhe anasjelltas kur kemi një problem të brënshëm edhe ushtarët bëjnë punën e policit. Ndërsa TH në këtë rast është çdo individ. Pra ne në raste rreziku mund të na mobilizojnë në ushtri ose në polici.

Tani le të kthehemi prap tek Covid-19. Të gjithë ata që rezultojnë të infektuar por nuk shfaqin shenja DO TË THOTË që virusi nuk ka prekur akoma qelizat e mushkrisë dhe trupi mund ta eliminojë atë më përpara se virusi të arrijë në mushkri. Këta individ duhet të ndihmohen që në këtë fazë në mënyrë që virusi të mos arrijë deri në mushkri. Këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë. Kura në këtë fazë është më e rëndësishme sepse parandalon dhe është e ndryshme nga kura në fazën 2 kur TH1 është i lartë dhe TH2 i ulët dhe përsëri e ndryshme në fazën3 kur TH2 është i lartë dhe TH1 i ulët. Pra kundër këtij virusi duhet të luftojmë në të treja fazat sepse i kemi aktualisht të treja të shfaqura dhe duhet punuar me tre protokolle të ndryshme. Po të luftojmë që në fazën e parë do kemi shumë pak ose aspak të sëmurë në fazën 2 dhe 3. Ndërsa ne sot ata që janë pa simptoma në fazën e parë i lemë derisa ti shfaqin ose jo simptomat dhe pastaj ti kurojmë që për mendimin tim është e gabuar si protokoll.

Të gjithë ata që kanë simptoma si kollë temp etj DO TË THOTË që virusi ka prekur organin më sakt qelizat dhe ka filluar lufta e organizmit me virusin këtu duhet ndihmuar TH1 që përgjigja të jetë më e shpejtë dhe organizmi mos lërë zbuluar TH2. Edhe këtu Natyropatia mund të bëjë shumë punë.

Të gjith ata që intubohen janë në fazën e tretë, mund ta kenë fituar betejën kundër virusit por në fushëbetejë ka filluar dekompozimi i antitrupave i viruseve dhe qelizave të vdekura dhe organizmi tani nuk ka mjaftueshëm antitrupa për TH2 dhe i duhet përsëri një farë kohe që organizmi ti prodhojë ato, por shpesh koha nuk mjafton ose pacienti ka edhe probleme të tjera të cilat kufizojnë reagimin e organizmit në mënyrë të shpejtë dhe gjithë sistemi bllokohet, shkon në kolaps. Edhe në këtë fazë Natyropatia mund të bëjë shumë punë dhe të ndihmoj organizmin. Në natyropati janë gati protokollet natyrale që ndihmojnë TH1 dhe TH2 ka gjithashtu edhe metoda natyrale jo invasive për të përcaktuar gjendjen e TH1 dhe TH2 në organizëm. Por unë nuk mund të japë asnjë prej tyre sepse aplikimi i tyre është kompetencë e mjekut Natyropat dhe jo e gjithologëve, edhe sepse të gjithë do shkonin nëpër farmaci për blerjen dhe përdorimin e tyre pa kriter. Gjithë sa ju thash më lartë mund të jetë një protokoll Natyropatik i ndarë në 3 nënprotokolle të veçanta e të aplikueshme në 3 stade të ndryshme të sëmundjes. Këto protokolle nuk zëvëndësojnë por complementojnë protokollet tuaja që të funksionojnë më mirë. Zoti kryeministër, Z. min Shëndetsisë nëse mendoni se informacioni është interesant dhe doni ta aplikoni unë do jap ndihmën time falas. Ju uroj punë të mbarë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben gjoni koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 natyropatia arben gjoni koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 natyropatia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet