Bota

Aprovoi vaksinën kundër Covid-19/ Ekspertët e shëndetësisë kundër Presidentit rus: Ka efekte anësore. Pretendimi i rremë i Putin: Vajza e tij nuk është testuar (DEBATET)

  • Pretendimi i rremë i Presidentit rus/ Vajza që përdori vaksinën për Covid-19 nuk është e bija e Putinit
  • Gjithë bota është në pritje të krijimit të vaksinës kundër Covid-19, por lajmi i mirë që dha ditën e djeshme Presidenti rus, Vladimir Putin  duket se nuk qenka i vërtetë, saqë ka ngjallur shumë debate nga zyrtarë të huaj dhe ekspertë të shëndetësisë për sigurinë e saj tek pacientët.
    Featured image of article: Aprovoi vaksinën kundër Covid-19/ Ekspertët e shëndetësisë kundër Presidentit rus: Ka efekte anësore. Pretendimi i rremë i Putin: Vajza e tij nuk është testuar (DEBATET) Vladimir Putin, vajzat e tij dhe Ministri i Shendetesise ne Rusi.

    RUSI–  Një ditë parë Putin tha se Rusia është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën kundër Covid-19. Por menjëherë ekspertët kanë reaguar duke thënë se vaksina ruse nuk është testuar në mënyrën e duhur dhe shfaq efekte anësore, e për këtë arsye mund të shkaktojë një “katastrofë” në momentin kur të aplikohet tek njerëzit.

    Por këtij kometi i është përgjigjur Ministri i Shëndetësisë në Rusi, i cili shprehet se këto akuza janë të pabaza dhe se po bëhen vetëm për shkak të konkurencës.

    Gjithashtu me një tjetër deklaratë, Putin ka treguar se nuk ka thënë të vërtetën. Pasi në kohën kur njoftoi aprovimin e vaksinës, ai tha se është efekitve pasi  e ka  përdorur edhe njëra nga vajzat e tij.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Por mediat e huaja pas një hulumtimi që kanë kryer sëfundmi, kanë arritur të zbulojnë se pretedimi i Putin ishte i rremë.

    Gjithashtu sa i përket vaksinës ruse, Ministri gjerman i shëndetësisë ka thënë se është skeptik në lidhje me vaksinën pasi nuk është aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetit.

    A.C/Dosja.al

    • 14:22

      Putin e quajti vaksinën ruse “Sputnik V”, arma e fuqishme gjeopolitike dhe ekonomike

      Foto ilustruese

      Aprovimi i vaksinës ruse kundër Covid-19 “SputnikV”, të njoftuar një ditë më parë nga Presidenti rus Vladimir Putin, ka ngjallur shumë debate nga udhëheqës të huaj, por kryesisht nga ekspertët e shëndetësisë, të cilët nuk janë të sigurt për aplikimin e kësaj vaksine, e cila nuk është aprovuar as nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.  Ndërkohë “Ilsole 24 ore”, gazeta e njohur italiane përmes një shkrimi të fundit shpjegon se përse presidenti rus, Vladimir Putin zgjodhi për vaksinën anti-kronavirus emrin “Sputnik V”. Pavarësisht debateve dhe mosbesimit që ka për të, zgjedhja e emrit nuk është e panjohur, pasi sipas gazetës italiane mjafton të keni lexuar një biografi ose të keni njohuri për presidentin rus, dhe në këtë mënyrë kuptohet lehtë nostalgjia e tij për Bashkimin Sovjetik.  Më tej në këtë artikull thuhet se vaksina kundër COVID-19 po konsiderohet nga shtetet më të fuqishëm në botë si  një “armë” e jashtëzakonshme gjeopolitike dhe ekonomike. Vaksina është emërtuar Sputnik, si sateliti i parë artificial i dërguar në orbitën e tokës në 1957  që shkaktoi përshpejtimin e amerikanëve në garën për hapësirën.  “Sputnik 1 ka intensifikuar kërkimin hapësinor në të gjithë botën. Vaksina e re ruse kundër COVID-19 ka krijuar një ‘moment Sputnik’ për komunitetin botëror. Ndaj vaksina është emërtuar Sputnik V shpjegohet aty, në disa gjuhë të botës, përfshirë atë angleze, kineze, spanjolle, franceze apo arabe.”– thuhet në shkrimin e gazetës italiane.

    • 14:03

      Ministri i Shëndetësisë në Gjermani skeptik në lidhje me vaksinën ruse kundër Covid-19

      Jens Spahn

      Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn ditëne sotme është shprehur skeptik në lidhje me Rusinë, pasi njoftimit të Presidentit Putin për aprovimin e vaksinës së  parë kundër Covi -19. Më tej Spahn ka thënë se ishte e rëndësishme të kishte një produkt të sigurt dhe të testuar sesa thjesht të ishte i pari.  Vaksina e Rusisë, e cila do të quhet “Sputnik V” në shenjë homazhi të satelitit të parë në botë të nisur nga Bashkimi Sovjetik, nuk ka përfunduar ende provat e tij përfundimtare. Miratimi përfundimtar erdhi pas më pak se dy muajve të testimit njerëzor.  “Nuk ka të bëjë me të parën në njëfarë mënyre – ka të bëjë me një vaksinë efektive, të testuar dhe për këtë arsye të sigurt.”- u shpreh Spahn për radio Deutschlandfunk.  Për të pasur besim te një vaksinë e tillë, unë mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme, madje edhe gjatë një pandemie, të bëjmë siç duhet studimet, testet përkatëse dhe veçanërisht t’i bëjmë ato publike. Problemi është se ne dimë shumë pak për këtë pasi autoritetet ruse nuk janë shumë transparente. Por kujtojmë se sot ekspertë të huaj të shëndetësisë dhe zyrtarë të shteteve të tjera kanë kundërshtuar vendimin e Putin sa i takon vaksinës ruse, pasi nuk është aprovuar as nga OBSH.

    • 11:20

      Ekspertët kundër Putin për sigurinë e vaksinës ruse, Ministri i shëndetësisë: Pretendime të pabaza, të nxitura nga konkurrenca

      Ministri i Shendetesise ne Rusi, Mikhail Murashko dhe Presidenti Vladimir Putin

      Ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murashko ka reaguar menjëherë pas përlasjes së ekspertëve të shëndetësisë me Presidentin Putin pasi pretendojnë se vaksina kundër Covid-19 nuk është e testuar në mënyrën e duhur.  Ai thotë se pretendimet që vaksina ruse kundër COVID-19 ishte e pasigurt ishin të pabaza dhe të nxitura nga konkurrenca, raporton Reuters duke cituar agjencinë e lajmeve Interfax. Kujtjmë se këto debate vijnë një ditë pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi se Rusia ishte bërë vendi i parë që aprovoi një vaksinë COVID-19, pas testimit dy mujor tek njerëzor.  Ndërkohë mbajtja e një maske për fytyrën është bërë e detyrueshme të mërkurën në të gjitha vendet publike në Bruksel ndërsa numri i infeksioneve COVID-19 u rrit. Kryeqyteti belg, në të cili ndodhet selia e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, regjistroi mesatarisht 50 raste për 100,000 banorë çdo ditë gjatë javës së fundit, gjë që e vendos qytetin ndër më të prekurit në Evropë.

    • 11:05

      Dha shpresë se Rusia kishte aprovuar vaksinën kundër Covid-19, ekspertët përplasen me Vladimir Putin: Nuk është testuar në mënyrën e duhur

      Foto ilustruese

      Presidenti rus Vladimir  Putin një ditë më parë njoftoi se është aprovuar vaksina ruse kundër Covid-19 dhe se sipas tij është efektive. Megjithatë duket se ekspertët e shëndetësisë nuk janë në të njëtin mendim me Putin, pasi ata e kanë quajtur aprovimin e vaksinës  “të pamatur dhe të pabazë”, pasi ende prova klinike. Por udhëheqësi rus ka këmbëngulur se vakina ofron imunitet të qëndrueshëm, madje deklaroi se edhe vajza e tij tashmë ka përdorur këtë vaksinë. Pretendim i cili rezultoi i rremë, pasi nga mediat e huaja është raportuar se asnjëra nga vajzat e Putinit nuk është ka përdorur vaksinën ruse.  Ndërkohë vendi po përgatitet të nisë një fushatë vaksinimi masiv në tetor, por shkencëtarët kanë thënë që kjo do të ishte “joetike” pasi një vaksinë e “testuar në mënyrë jo të duhur” mund të ketë një ndikim “katastrofik” tek populli. Gjithashtu vaksina ruse nuk është aprovuar as nga Organizata Botërore e Shëndetit, të quajtur “Sputnik V”. Trajtimi nuk do të kalojë në testet e fazës III, të cilat matin efektivitetin.

    • 10:33

      Publikohen dokumentet zyrtare: Vaksina ruse kundër Covid-19 u testua vetëm në 38 njerëz, shkakton efekte anësore

      Presidenti i Rusisë, Vladimit Putin

      Ditën e djeshme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dha shpresë për mbarë botën, kur njoftoi lajmin se vaksina ruse është aprovuar e para në mbarë globi në një kohë që edhe shumë shtete të tjera po punojnë për krijimin e një vaksine kundër Covid-19. Ndërkohë duket se “lumturia” për lajmin e mirë nuk ka zgjatur shumë sepse në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se vaksina ruse është testuar vetëm në 38 njerëz dhe shkakton efekte anësore.  Sikurse shkruan edhe Dailymail,  disa dokumenteve zyrtare kanë vërtetuar se vaksina kundër koronavirusit, e miratuar të martën në Rusi, është testuar vetëm në 38 persona dhe shkakton disa efekte anësore, si temperaturë, ethe, dhimbje dhe ënjtje. Mësohet se vaksina ruse është miratuar nga rregullatori vetëm 42 pas fillimit të testimeve dhe efikasiteti i saj është i panjohur.Në një prej dokumenteve  të dorëzuara për regjistrim të vaksinës thuhet se nuk ka pasur studime klinike për hulumtimin e efikasitetit epidemiologjik të substancës, shkruan Daily Mail. Gjithashtu dyshime ka edhe për aftësinë e kësaj vaksine për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm pasi Vladimir Putin tha se vajza e tij tashmë ka zhvilluar antitrupa pasi është vaksinuar me vaksinën e re. Ndërkohë kujtojmë se mediat e huaja zbuluan që pretendimi i Putin se edhe një nga vajzat e tij e ka provuar vaksinën ruse, ka rezultuar i rremë. Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku deri më tani  numri i viktimave ka shkuar në 15,131 ndërsa janë  konfirmuar të paktën 902.701 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

    Shto Koment