Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA– Teksasi ndërmori hapa të premten për të bllokuar planet e Presidentit Biden për një moratorium 100 ditësh mbi deportimet, duke rezultuar në një ndër paditë e para të ngritura kundër administratës së re.
Me këtë akt të shpejtë, shteti më i madh republikan në Shtetet e Bashkuara sinjalizon se është gati të marrë rolin e antagonistit ndaj axhendës së presidentit demokrat, pas katër viteve të administratës së Presidentit Trump me politika të forta kundër imigracionit përmes kufirit jugor.
Padia e Teksasit synon të ndalë moratoriumin që pritej të fillonte të premten. Presidenti Biden ka nënshkruar një numër urdhrash ekzekutivë, përfshirë një që anulon politikën e pararendësit të tij që e bënte prioritet në listën e deportimeve këdo që ndodhej pa dokumente të rregullta në Amerikë.
Teksasi ngre pretendimin në padi se moratoriumi shkel një marrëveshje të nënshkruar në javët e fundit të presidencës Trump që kërkon që çdo ndryshim në zbatimin e politikave të emigracionit t’i prezantohet së pari autoriteteve të këtij shteti. Grupi mediatik BuzzFeed njoftoi se administrata Trump ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me udhëheqës republikanë në disa shtete. Ekspertë ligjorë kanë shprehur dyshim që këto marrëveshje mund t’u rezistojnë sfidave ligjore.
“Dështimi në zbatimin siç duhet të ligjit do të kërcënojë direkt qytetarët tanë dhe personelin e zbatimit të ligjit,” tha prokurori i përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare ia kaloi kërkesën për komente Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk ka komentuar ende.
Padia përmend disa herë marrëveshjen me administratën Trump, e cila u nënshkrua para gjykatësit të Distriktit Jugor në Teksas Drew Tipton, i emëruar nga Presidenti Trump.
Që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden veproi me shpejtësi për të vënë në zbatim masa në lidhje me imigracionin që anulojnë shumë nga politikat e pararendësit. Ai ndali ndërtimin e murit në kufirin jugor si dhe anuloi ndalimin e udhëtimeve të individëve nga vende me shumicë myslimane.
Presidenti Biden ka thënë gjithashtu se ka në plan t’u ofrojë një mundësi për të marrë shtetësinë të gjithë atyre që ndodheshin në Shtetet e Bashkuara para 1 janarit, afro 11 milionë vetë sipas përllogaritjeve.
Marrë nga VOA
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Me mijëra përdorues, në SHBA dhe në Europë, nuk kanë mundur të futen në llogaritë e tyre të Facebook. Ky problem ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe në orët e ...
SHBA– Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Këto ak...
Nëse koncerni britaniko-suedez do të marrë licencën për vaksinën e tij në BE, sasia e furnizimit në fillim do të jetë më e ulët nga sa është parashikuar, tha zë...
SHBA– Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë Gates me anë...
SHBA– Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer të premten, pasi D...
KOSOVË-Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas heqjes si subjekt zgjedhor nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i kësaj partie Eshref Vishi tha se ...
SHBA– Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë ka ndryshuar totalisht Zyrën Ovale, nga tavolina, e ...
SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka kaluar disa momente të sikletshme ditën e inagurimit. Në një video të postuar nga Dailymail, shihet Joe Biden dhe Zonja ...
KINË– Siç shihet në foto, Wuhani nga një vend i izoluar që ishtë një vit më parë, është kthyer në një vend ku mbizotërojnë grumbullimet, festat, mad...
KOSOVË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas mos certifikimit e listës së deputetëve nga ana e KQZ-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Ibrahim Selmana...