LIVE UPDATES
Bota

Joe Biden nuk humbet kohë! Nënshkruan urdhra të rinj ekzekutivë kundër urisë dhe pasigurisë financiare

23 Janar 2021, 08:04 Nga DOSJA
Joe Biden nuk humbet kohë! Nënshkruan urdhra të rinj

SHBA– Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Këto akte ekzekutive merren ndërkohë që Kongresi analizon propozimin për një paketë stimuluese prej 1.9 trilionë dollarësh të parashtruar nga presidenti.

Duke prezantuar aktet ekzekutive, zoti Biden theksoi situatën kritike ekonomike në vend:

Nënpresidentja Harris dhe unë u informuam nga ekipi ekonomik. Vazhdojmë të jemi në një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull që ka çuar në krizën ekonomike që ka ndikuar rëndë në tregun e punës. Kriza vetëm po thellohet,” tha presidenti.

Urdhrat synojnë të shtojnë ndihmat ushqimore, ta bëjnë më të lehtë për personat në nevojë që të kërkojnë asistencë sociale si dhe të mbrojnë të papunët, ndërkohë që rrisin pagën minimale në 15 dollarë.

Nuk mund t’i lëmë njerëzit të uritur. Nuk mund t’i lëmë të dëbohen nga shtëpitë. Nuk mundemi dhe nuk do t’i lëmë. Nuk mund të lejojmë që të humbin punën. Duhet të veprojmë tani”.

Një nga urdhrat ekzekutivë të presidentit kërkon nga Departamenti i Bujqësisë të ndryshojë rregulloret për ndihma ushqimore, në mënyrë që qeveria t’u ofrojë më shumë fonde nevojtarëve.

Fëmijët që nuk hanë dot mëngjes e drekë në shkollë për shkak të mbylljeve nga koronavirusi mund të përfitojnë nga një rritje prej 15% e ndihmave ushqimore. Familjet me të ardhura të ulëta mund të kërkojnë mbështetje nga Programi për Ndihmë Ushqimore. Formula e përdorur për të llogaritur shumën që merr një familje do të lejojë ndihma më të mëdha, sipas një përllogaritjeje që Shtëpia e Bardhë ndau me agjencitë e lajmeve.

Vendimet e Presidentit Biden nuk zëvendësojnë paketën e ndihmës që pritet të miratojë organi legjislativ tha zoti Deese.

Rreth 16 milionë njerëz marrin aktualisht një ndihmë financiare në formë kompensimi në rast papunësie, ndërsa rreth 29 milionë rezultojnë se nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për të siguruar ushqim. Gratë, pakicat dhe punonjësit e shërbimeve me të ardhura të ulëta janë dëmtuar më rëndë krahasuar me kategori të tjera. Komuniteti afrikano-amerikan dhe hispanik përballet me nivele më të larta të papunësisë krahasuar me punonjësit e bardhë.

I pyetur lidhur me procesin për gjykimin e ish-presidentit Trump në Senat, zoti Biden tha:

Nuk kam dëgjuar gjë për hollësitë akoma, por mendoj se nevojitet pak kohë që administrata jonë të vihet në punë. Dua të falenderoj Senatin që miratoi Sekretarin e Mbrojtjes. Duket se do të kemi edhe Sekretarët e Thesarit dhe të Shtetit. Sa më shumë kohë të kemi për të filluar punën në përgjigje të krizës, aq më mirë,” tha Biden.

Si një tregues prove se cili mund të jetë qëndrimi i republikanëve në raport me planet e Presidentit Biden për të miratuar paketën e ndihmës mbi koronavirusin, investimet në infrastrukturë dhe rritjen e taksave, Komisioni i Senatit për Financat votoi unanimisht të premten pro kandidaturës së Janet Yellen për postin e sekretares së Thesarit, duke i hapur rrugë konfirmimit të saj në Senat.

Ligjvënësit republikanë kanë vënë në pikëpyetje shumën e ndihmës për pandeminë dhe propozimin e Presidentit Biden prej 2 trilionë dollarësh për infrastrukturën, projektet e energjisë së gjelbër, arsimin dhe kërkimin shkencor.

Shpresat e Presidentit Biden për të bërë përpara me shpejtësi me axhendën e tij legjislative dhe emërimet në kabinet pritet të ndërlikohen nga nisja e gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump në fillim të javës së ardhshme dhe mosmarrëveshjet dypartiake për çështje të ndryshme në një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden nenshkruan 2 urdhera joe biden joe biden nenshkruan 2 urdhera

Sondazh

Poll
Bota 22 Janar 2021, 20:41

SHBA, Kongresi dhe kontrolli i demokratëve

SHBA- Përurimi i Presidentit Joe Biden të mërkurën dhe shumica që demokratët gëzojnë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, u jep atyre kontrollin e ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës