LIVE UPDATES
Sport

Conte: “Kërkojmë të fitojmë në çdo ndeshje”

16 Tetor 2020, 14:07 Nga DOSJA
Conte: “Kërkojmë të fitojmë në çdo

MILANO – Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i zikaltërve Antonio Conte, ka folur për takimin e nesërm ndaj Milanit, të cilin e vlerëson për progresin e fund-sezonit të kaluar. Ai është ndalur gjatë dhe ka folur për futbollin, por pa e anashkaluar Interin, i cili pavarësisht mungesave të tepërta, sipas Conte-s e ka krijuar fizionominë e lojës së tij, çka mund ta mësoni nga fjalët e tij:

Çfarë vlere ka ky derbi në nisje të një cikli të rëndësishëm?
Ne kërkojmë të bëjmë maksimumin dhe të fitojmë në çdo ndeshje që luajmë, pasi çdo sukses vlerësohet me tre pikë. Derbi ka vështirësi më të mëdha, pasi kundërshtari është shumë i fortë. E ka mbyllur sezonin e kaluar në mënyrë perfekte dhe e ka nisur shumë mirë këtë aktualin. Megjithatë duam dhe duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, ndonëse e njohim vështirësinë.

Sa ndikon fakti që lojtarët kanë qenë me kombëtaret e tyre dhe nuk keni pasur kohë të punoni?
Sigurisht që do të doja të kisha pasur të paktën një ditë më tepër për të përgatitur këtë sfidë, por ka program ndërkombëtar dhe duhet të përshtatemi. Kështu që gjithçka duhet ta përgatisim në seancën e pasdites së sotme, ku do të punojmë pak në fushë dhe shumë me video e këshilla për futbollistët. Ata që ishin angazhuar me kombëtaret janë kthyer dje, me Vidal e Sanchez që zbarkuan të fundit dhe sigurisht që janë të lodhur, pasi disa kanë luajtur 3 ndeshje në pak ditë, por kanë bërë mirë dhe duhet të shfrytëzojmë moralin e lartë.

Si është gjendja e Sanchez?
Ka ardhur me një problem të vogël muskulor mbrëmë në orën 10 të mbrëmjes dhe sot do të shohim. Mjekët po kryejnë ekzaminimet dhe ne do ta shohim në fushë. Na prej një kalendar mjaft intensiv, ndaj duhet të llogaritim mirë aktivizimin e tij, pasi nuk duam të rrezikojmë asgjë. Megjithatë pres edhe një ndërgjegjësim të vetë lojtarëve në të tilla raste, pasi vetë Sanchez duhet të më thotë nëse do të luajë nesër, apo do të presë përballjen e radhës.

A është derbi një provë pjekurie?
Sezoni sapo ka nisur dhe gjatë rrugës do të kemi ndeshje të tjerë të mëdha e të rëndësishme, megjithatë pres që në derbi të tregojmë se jemi përmirësuar akoma.

Në Itali skuadrat po shënojnë më shumë. A mund të themi se ka ndryshuar filozofia?
Ne kemi shënuar 113 gola sezonin e kaluar dhe unë do të isha i lumtur po të arrinim sërish të njëjtën shifër. Po shoh që si në Itali, ashtu edhe në Europë, skuadrat luajnë më hapur dhe kanë dëshirë të tregojnë vlerat e tyre. Në Itali kjo tregon se niveli po rritet dhe tani të gjitha skuadrat besojnë se mund të marrin pikë ndaj kujtdo.

A e keni menduar ndryshimin e skemës meqë keni mungesa nesër?
Jo, do të ndryshojnë interpretuesit, por pozicionet në fushë të lojtarëve do të jenë të njëjtët. Ne kemi ndërtuar tashmë lojën tonë mbi këtë rreshtim, që dikur konsiderohej një hap mbrapa, por sot po përdoret çdo ditë e më shumë nga klube të ndryshme.

Si e shihni sfidën mes Hakimit dhe Theo Herandez?
Nesër ka një derbi mes Interit e Milanit dhe dy lojtarët janë në shërbim të skuadrave të tyre. Sigurisht që për vetë pozicionet që kanë, do të përballen shpesh me njëri-tjetrin dhe të dy kanë aftësi shumë të mirë, që do të mundohen t’i vënë në shërbim të skuadrës.

Kush luan nesër, Eriksen apo Brozoviç?
Këtë herë e kam punën shumë më të lehtë, pasi kam vetëm 4 mesfushorë në dispozicion dhe tre prej tyre duhet të luajnë nga minuta e parë. Megjithatë unë punoj njësoj me të gjithë futbollistët, pasi na pret një kalendar shumë i ngjeshur dhe do të ketë hapësira për të gjithë. Djemtë e kanë të qartë që do të luajnë shpesh dhe duhet të japin kontributin e tyre në fushë.

Eriksen duket se ka kërkuar më shumë minuta…
Nuk e di nëse luan pak te Interi, por unë mendoj se ka luajtur aq sa duhet. Unë marr disa vendime për të mirën e skuadrës. Megjithatë jam shumë i kënaqur për mënyrën se si Eriksen po integrohet te Interi dhe kontributin që po jep. Shpresoj që edhe ai të jetë i kënaqur që po punon me ne, pasi në një sezon të tillë, do të ketë hapësira për të gjithë. Megjithatë unë mendoj se Eriksen ka luajtur mjaftueshëm për të treguar vlerat e tij, ashtu si edhe lojtarët e tjerë.

Si e imagjinoni një derbi pa publik?
Nuk është bukur të shohësh një ndeshje pa tifozë, pasi kemi nevojë të shkëmbejmë emocionet në fushën e lojës, por megjithatë ju garantoj që impenjimi i futbollistëve në fushë do të jetë i njëjtë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi madonnines interi kuqezinjtë milano seria a zikaltrit derbi madonnines interi kuqezinjtë milano seria a zikaltrit

Sondazh

Poll
Sport 16 Tetor 2020, 13:44

Trajneri Stefano Pioli: “Them se jemi gati”!

MILANO – Nesër, në orën 18:00, do të zhvillohet i ashtuquajturi derbi i Madonninës, Interi do të përballet me Milanin në mitikun “San Siro”, ku do të jenë vetëm...

Sport 16 Tetor 2020, 12:20

Ronaldo kalon Covid-in në pishinë

ITALI – Ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo vazhdon të qëndrojë në karantinë pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e...

Sport 16 Tetor 2020, 13:09

Daja: “Në grup, bëhen gjëra të mira”

TIRANE – Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, më tepër se sa fitorja, është kënaqur nga mënyra e lojës që kanë zhvilluar të besuarit e tij dje ndaj Teutës. N...

Sport 16 Tetor 2020, 11:20

Më në fund Joviç flet për largimin e Majoral

SPANJE – Rrallë herë ndodh, që një lojtar të flasë për problemet që ndodhin brenda dhomës së zhveshjes. Por me sa duket, merkato herë pas here, i detyron ata ed...

Sport 16 Tetor 2020, 10:35

Edhe kampionia Pellegrini, me Covid-19…

Koronavirusi nuk po kursen dhe nuk po tregohet i mëshirshëm as me yjet e sportit. Pas pilotit të motoçiklizmit Valentino Rossi, një tjetër sportiste e nj...

Sport 16 Tetor 2020, 10:16

“Ushtar” Telushi, konvertohet në “azer”

BAKU – Vlonjati Bruno Telushi, i larguar së fundmi nga Kukësi, që nga dita e djeshme është zyrtarisht është konvertuar në “azer”. Mesfushori ka gjetur ako...

Sport 16 Tetor 2020, 09:50

Ademi hap dyert e Vllaznisë edhe për të tjerë

SHKODER – Edhe pse edhe kampionati i Superiores nuk ka nisur, Vllaznia duket krejt ndryshe nga sezonet e tjerë. Pranë skuadrës kuqeblu është afruar një trajner ...

Sport 16 Tetor 2020, 09:21

Agnelli merr “në mbrojtje” trajnerin Pirlo

TORINO – Pas mbledhjes së aksionerëve, presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli, ka marrë në mbrojtje trajnerin Andrea Pirlo. Sipas numrin një te “Zonja e vjetë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet