LIVE UPDATES
Bota

Antisemitizmi në Gjermani, e vërteta e tmerrshme e deportimit të hebrenjve

18 Tetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Antisemitizmi në Gjermani, e vërteta e tmerrshme e deportimit të

GJERMANI – Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ceremoninë përkujtimore, 80 vjet pas fillimit të deportimeve të hebrenjve berlinezë më 18 tetor 1941, paralajmëroi nga forcimi i antisemitizmit në Gjermani. Qytetaret dhe qytetarët hebrenj ende “janë të ekspozuar gjithnjë e më shpesh und gjithnjë e më shumë ndaj gjuhës së urrejtjes antisemitiste dhe sulmeve antisemitiste”, u shpreh Steinemier në platformën 17 në stacionin Grunevald nga filloi edhe deportimi i hebrenjve. “Kurrë më antisemitizmi nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë”, tha Steinmeier. Kurrë më qëndrimet antisemitiste dhe vepra të tilla nuk duhet të mbesin pa kundërshtime dhe reagime publike.

Presidenti gjerman, Steinmeier theksoi se, dokumentet e Konferencës së Wannsee, ku dy javë pas fillimit të deportimit të hebrenjve nga Berlini, u vendos vrasja e hebrenjve europianë, të lenë fjalë ende edhe sot. Këto dosje dhe shumë dokumente të tjera të bëjnë të ditur sot, se sa shumë vetë kishin dijeni për shfarosjen e hebrenjve. “Krimi ndodhi para syve të të gjithëve, përjashtimi dhe deportimi ndodhi në mes të përditshmërisë gjermane, kjo është e vërteta e tmerrshme”, tha Steinmeier. “Shumë bashkëpunuan, shumë e ekzekutuan krimin në mënyrë burokratike, shumë përfituan prej tij.”

Plani tinzar

Në vitin 1941 vjetësh Gjermania naziste nisi deportimin e hebrenjve në geto, kampe pune dhe ato të shfarosjes. Fillimisht flitej vetëm për “zhvendosjen” e hebrenjve në drejtim të Lindjes. Por me shtimin e transporteve dhe shtimin e numrit të hebrenjve të deportuar nuk ishte më e mundur mbajtja sekret e deportimeve. Jo rrallë kolonat me hebrenj që shkonin në stacion duhet të kalonin mes për mes qytetit, para syve të popullsisë berlineze. “Trenat e posaçëm” me hebrenjtë e Berlinit u nisën nga tetori1941 deri në prill 1945 shpeshherë me një ritëm javor, por pjesërisht edhe ditor. Nga tetori 1941 deri në prill 1942 hebrenjtë dërgoheshin në geto në Lodxh, Minsk, Riga apo geton e Varshavës. Disa nga transportet shpesh përfundonin me eliminimin masiv të hebrenjve sapo mbërrinin në destinacion, si për shembull vrasja e 1035 hebrenjve, që lanë më 27 nëntor 1041 stacionin Grunevald dhe u ekzekutuan sapo mbërritën në Riga. Kurse në fund të vitit 1942 trenat kishin si destinacion vetëm kampet e shfarosjes, Aushvic apo Terezin.

Stacioni famëkeq më i njohur i Berlinit është Platforma 17 në Grunevald, dikur një stacion mallrash, i cili u zgjodh nga nazistët, sepse duke qenë larg qendrës, nuk tërhiqte vëmendjen e opinionit, nga ana tjetër si stacion mallrash ai i kishte lidhjet

Transporti i parë u krye më 18 tetor 1941 nga stacioni Grunevald me 1013 vetë. Vetëm nga ky stacion u deportuan 50.000 hebrenj. Por ky nuk ishte stacioni i vetëm. Edhe platforma 2 në stacionin Anhalter apo platforma 69 në stacionin e mallrave Moabit kanë historitë e tyre të tmerrit për të rrëfyer. Shumica e hebrenjve u deportuan në vazhdim nga stacioni Moabit, 30.000 hebrenj u dërguan nga aty në Aushvic, Treblinka apo Sobibor. Kurse nga stacioni Anhalter niseshin të ashtuquajturit “transportet e vegjël të të moshuarve”, të cilët dërgonin në të ashtuquajturën geto e pleqve në Bohemi. Por zgjimi i tmerrshëm për shumë hebrenj vinte sapo zbrisnin nga trenat, shkruan në një artikull radio rbb24.

Ky ishte një plan mjaft tinzar, shkruan në një artikull gazeta gjermane “Welt”, sepse iu la komunitetit hebraik të kryeqytetit të Rajhut, që të organizonte deportimin e hebrenjve nga Berlini. “Futja në trena pasagjerësh të vjetër por të rregullt e të pastër sipas një sistemi të ngritur nga komuna, nuk u bë me probleme dhe pa ndonjë padrejtësi”, ka kujtuar Hildegard Henschel, bashkëshortja e kreut të fundit të komuniteti hebraik, sipas një artikulli të gazetës “Welt” (17.10.2021). Më 1 tetor 1941 administrata e qytetit kishte bërë të ditur, se do të fillonin së shpejti “zhvendosjet” e hebrenjve të Berlinit në drejtim të Lindjes. Sinagoga në Levetscovshtrase u kthye në stacion pritës. Këtu duhej të mblidheshin më 15 tetor ata që duhet të deportoheshin, pas letrave që kishin marrë ndonjë letër të Gestapos. Komuniteti përpiqej të bënte më të mirën, ka thënë Hildegard Henschel. “Ushqime, ilaçe, artikuj sanitarë, çarçafë, veshje, këpucë, gjithçka u mbodh tek Levetcovshtrase”.

Por të gjitha këto nuk e lehtësuan fatin e atyre që do të deportoheshin. Shumë vetë e kërkuan shpëtimin në vetëvrasje. “Brenda një dite në mes të tetorit 1941, 280 vetë vranë veten, sepse kishin marrë urdhrin për deportim apo prisnin që t’u vinte ky urdhër”, shkruan “Welt”.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bullizmi i femijeve cifut deportimi i hebrenjve gjermania naziste rryma kundër çifutëve urrejtja ndaj hebrenjve bullizmi i femijeve cifut deportimi i hebrenjve gjermania naziste rryma kundër çifutëve urrejtja ndaj hebrenjve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet