LIVE UPDATES
Sport

Anglezi Majkëll Ngo: “Unë jam çun Tirone”…

28 Nëntor 2020, 19:06 Nga DOSJA

TIRANE – Majkëll Ngo, ish-golashënuesi i Tiranës në sezonin e shkuar kur u shpallën kampionë, prej disa muajsh u largua nga skuadra bardheblu, duke mos qenë as pjesë e Kupave të Europës, një mungesë e theksuar në sulmin e kampionëve që vazhdon e mungon. Në një rrëfim për “Top Channel”, anglezi Ngo, i përgjigjet deklaratës së presidentit Halili, i cili kohë më parë deklaroi, se “ai nuk donte më të luante futboll”.

“Nuk është e vërtet ajo që ka thënë presidenti Halili për mua, unë e respektoj, por nuk është e vërtetë. Unë ia kam thënë në sy presidenti, ku ishte edhe Arbi edhe Mario dhe disa të tjerë aty. I thashë që unë dua shumë të luaj për Tiranën, sidomos në Kupat e Europës doja të isha një ndihmë për klubin. Unë kam qenë atje për gati tri vite. I pari ishte në Kategorinë e Parë, më pas një sezon që nuk shkoi mirë dhe sezoni i fundit, që u menaxhua shumë mirë edhe nga Arbi nga ana sportive, që fituam titullin. Unë i kam thënë qartë dhe nuk mund ta përgënjeshtrojë askush, as presidenti dhe askush, unë jam në situatë të vështirë për momentin dhe më duhen paratë, ato para nuk m’u dhanë dhe mua m’u desh të kthehem në Angli. Me pak fjalë, presidenti e di shumë mire, që nuk mundi të më plotësojë kërkesat e mia financiare dhe unë ika, kaq.”

Po çfarë ndodhi me Michael Ngo që vendosi të largohet?

“Kur fituam titullin pata një ofertë nga Tirana për të rinovuar, por unë pata një bisede me presidentin përpara finales së Kupës. Nuk isha në gjendje të mirë psikologjike, pasi kisha disa probleme në familje. Kisha 3 muaj pa u papaguar dhe situata e Covidit, gjithashtu ndikonte. I kërkova presidentit, nëse mund të më paguante ato para, pasi kisha një situatë jo të mirë në Angli, por nëse jo, do të më duhet të iki në Angli që të gjej paratë që më duhen dhe të zgjidh situatën. Ai më pagoi diçka, por nuk më pagoi ato që më kishte premtuar në tavolinë. Kështu që unë nuk mund të pranoja ofertën, pasi për mua familja është e para. Kështu erdha në Angli, që të zgjidhja problemet që kisha. Më pas erdhën Kupat e Europës dhe unë pata sërish kontakte me ish-drejtorin Arbi Laçi. Unë ia sqarova situatën që pata me nënën time dhe kjo ishte më e rëndësishme. Unë do të doja shumë t’i ndihmoj, por në atë moment nuk mundesha.”

Po çfarë bën tani ish-sulmuesi bardheblu?

“Tani në Londër jam me familjen time, se më kishte munguar shumë, pasi isha në Shqipëri në periudhën e mbylljes së vendit dhe nuk kisha as mundësi të vija që t’i shihja. Por tani jam këtu në Londër dhe po stërvitem vetëm, po krijoj muskujt e nevojshëm që më duhen. Kjo është pak a shumë e përditshmja ime, qëndroj me familjen dhe stërvitem.  Kam patur mundësi që të stërvitem edhe në ndonjë klub këtu dhe miqtë e mi ma kanë rekomanduar, por nuk pranova, preferoj të stërvitem vetëm dhe kam një trajner personal.”

A keni më kontakte me drejtuesit, lojtarët, apo trajnerin e Tiranës?

“Kam kontakte me disa lojtarë që kanë qenë, jo këto që janë, si Albi Doka, Kobina, apo ish-trajneri Egbo. Sigurisht kam kontakt edhe me pjesë të stafit mjekësore si Erzeni dhe Tedi, këto janë kontaktet që kam. Ndërkohë, me drejtoreshën aktuale kam biseduar për disa probleme që kemi pasur dhe që po zgjidhen.”

E keni ndjekur ish-skuadrën tuaj, ia keni parë ndeshjet?

“Nuk e kam parë dot Tiranën, por kam parë rezultatet se si kanë qenë. Këtu nuk mund t’i shoh ndeshjet.”

Cilat kanë qenë momentet e tua më të mira te Tirana?

“Kemi patur momente shumë të mira, kishim menaxher të mirë, kishim një stol rezervash shumë të mirë dhe të gjitha këto bashkë bënë që ne të fitonim titullin kampion.”

Do të kthehet më në Shqipëri, Majkëll Ngo, te Tirana apo Partizani?

“Unë tani jam më mirë dhe i kam thënë edhe drejtuesve të Tiranës, që kur të përfundoni së paguari pagat e prapambetura të vitit të shkuar dhe disa bonuse që kisha në kontratë për fitimin e titullit dhe gjëra të tilla, për të cilat më thanë që do të përfundojnë këtë javë, unë jam i hapur të flas. Po pres oferta, ky është momenti im i duhur që të rikthehem në fushën e lojës. Unë jam një çun Tirone, ju e dini, kam marrëdhënie shumë të mirë edhe me tifozët e Tiranës. Partizani është një skuadër e mirë dhe unë e respektoj, por unë jam çun Tirone.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arbi lacvi bardheblute e kryeqytetit golashenuesi i tiranes londer majkell ngo presidenti halili tifozet e tiranes arbi lacvi bardheblute e kryeqytetit golashenuesi i tiranes londer majkell ngo presidenti halili tifozet e tiranes


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet