LIVE UPDATES
Politike

Anëtarët e KLP letër reference për kolegun e tyre, Manjani: Mahnitëse,humor i gjallë

24 Janar 2022, 09:09 Nga DOSJA
Anëtarët e KLP letër reference për kolegun e tyre, Manjani:

TIRANË – Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ një letër reference që disa anëtarë të KLP kanë dhënë për njërin prej kolegëve të tyre. Në këtë letër, e cila është firmosur nga 8 anëtarë, mes të cilëve edhe Alfred Balla dhe Bujar Sheshi, propozohet që kolegu i tyre të jetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Manjanit, kjo letër është një humor i gjallë, ndërsa shton se mjafton të lexojmë këtë letër për t’u njohur me një kopje të keqe të dy kryeveprave të humorit: “Doni më për Belulin? apo komedia “Pas vdekjes” të Çajupit.

Ish-ministri Manjani, teksa citon një pjesë të letrës në fjalë, shprehet se kërkesa e tyre është bërë pa iu referuar asnjë produkti të vetëm në drejtësinë kushtetetuese dhe asnjë kriteri ligjor për të qenë gjykatës në Kushtetuese.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

“Mahnitëse kjo letër reference! E kanë lëshuar (të paktën firmosur) disa anëtarë të KLP për kolegun e tyre. Kolegët lavdërojnë kolegun dhe e quajnë letër reference!!!  Ndoshta e di gabim, po letrat e referencës lëshohen nga eprorët jo nga kolegët!!!. Nejse, sa të rrojmë so mësojmë.

Po ç’është më interesantja është përmbajtja. Humor i gjallë. Doni më për Belulin?! Apo keni harruar komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit?! Ska problem. Lexoni këtë letër se do ju kujtohen të dyja kryeveprat e humorit. Them do ju kujtohen sepse cilësisht kjo letër është një kopje e keqe humori, krahasuar me dy veprat.

Kolegët, japin garanci që “i rekomanduari” është më i miri për në Gjykatën Kushtetetuese. Më punëtori, më kritiku e më me integritet sesa edhe ata vetë… Pa iu referuar asnjë produkti të vetëm në drejtësinë kushtetetuese. As edhe një artikull të paktën. Asnjë kriteri ligjor për të qenë gjykatës në Kushtetuese. Por ata rekomandojnë që KED apo kush e ka në dorë këtë punë, të lënë çdo kandidat e të emërojnë zotin Tartar, i rekomanduari në këtë letër.  Anëtarët firmatarë të këasaj letre marrin përsipër të japin gjykime edhe për emërimet në gjykatën Kushtetuese. A thua se e ndritën me emërimet që kanë në dorë, pra me prokurorinë!!!

Pastaj pse detyrimisht në Kushtetuese?! Pse jo diku tjetër?! Fjala vjen në Kryeministri…  qesharake!??

Zoti Tartar Baze, është denoncuar nga Artur Çani në Aisbergun e Tij, gati 3 vite më parë për një vit shkollor të errët të shkollës së mesme. Zoti Tajar në atë emision shfaqej me mjaft arrogancë, por pa dhënë as jë fakt të vetëm që të rrëzonte gjetjet e gazetarit.

Por meqë kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë fund- siç ka thënë edhe zonja Kim, zotit Tartar nuk i hyri asnjë gjëmb në këmbë.  Jo vetëm kaq por tashmë na është bërë edhe konstitucionalist. Thonë që ka edhe denoncime andej nga SPAK, po nejse. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë sukses Tartar, më të mirit prej “masës së gjerë të juristëve në vend”- thotë rekomandimi…

KLP të lumtë dora! Më vjen mirë që Gent Ibrahimi dhe KLP zyrtare nuk janë përfshirë në këtë budallëk.”, shkruan në postimin e tij në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alfred balla bujar sheshi ylli manjani alfred balla bujar sheshi ylli manjani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet