LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e “The Economist”: Problemi i largimit të kompanive

2 Prill 2022, 05:06 Nga DOSJA
ANALIZA e “The Economist”: Problemi i largimit të kompanive

Mes luftës në Ukrainë, korporatat amerikane peshojnë premisat dhe rreziqet e tregjeve të huaja. Kompanitë ndërkombëtare përballen me një botë gjithnjë e më të përçarë, shkruan The Economist

Largimi i kompanive nga Rusia ishte i jashtëzakonshëm. Pak ditë pasi Vladimir Putin vendosi të pushtonte Ukrainën, kompanitë amerikane si Apple dhe Exxon Mobil, pezulluan biznesin e tyre në Rusi, ose paralajmëruan se do ta braktisnin atë.

Kompanitë me fabrika dhe asete të tjera në vend, tani po vrasin mendjen si të shmangin shpronësimet e mundshme. Gjigantët amerikanë të teknologjisë janë përfshirë në një betejë mbi keqinformimin.

Autoritetet ruse bllokuan aksesin në Facebook më 4 mars dhe thanë se do të burgosnin ose gjobitnin ata që përhapnin lajme “të rreme” mbi luftën. Një ditë më vonë, Visa dhe Mastercard thanë se do të pezullonin të gjitha operacionet në Rusi.

Rreziqet

Për kompanitë, rreziqet në Rusi janë shumë të larta. Ky është tregues i një dukurie shumë më të gjerë. Firmat shumëkombëshe amerikane po përballen me një botë të përçarë.

Vendet që dikur përdornin tregtinë për të lehtësuar marrëdhëniet me rivalët e tyre gjeostrategjikë, tani po përdorin gjithnjë e më shumë tarifat dhe sanksionet, për të ndëshkuar kundërshtarët.

Politikanët nga Pekini në Bruksel, shpresojnë se politika industriale do t’i mbrojë ekonomitë e tyre nga presioni i jashtëm, qoftë një luftë, pandemi apo rivalitet gjeopolitik. Presidenti i Amerikës, Joe Biden, lavdëroi më 1 mars përparësitë e proteksionizmit. “Në vend që të mbështetemi në zinxhirët e huaj të furnizimit, – tha ai – le t’ia dalim në Amerikë”.

Së bashku me rregullat e tregtisë globale, po ndryshojnë gjithashtu edhe kompanitë më të mëdha amerikane. Ato po testojnë mënyra për të minimizuar rreziqet dhe për të përfituar nga politika industriale. Kjo është një përpjekje e vështirë.

Që nga fillimi i vitit, çmimet e aksioneve të firmave amerikane të përqendruara në tregun e brendshëm, kanë rënë me 5%, sipas Bankës Goldman Sachs. Kompanitë amerikane të varura nga të ardhurat jashtë vendit, kanë pasur një rënie gati tre herë më të madhe.

Jo shumë kohë më parë, dukej sikur kompanitë shumëkombëshe kishin zgjedhje të panumërta në dispozicion. Rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, i parapriu hyrjes së bllokut sovjetik në sistemin tregtar global. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut në vitin 1993, Bill Clinton parashikoi një lulëzim eksportesh për bizneset amerikane.

Hyrja e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001, do t’i ndihmonte korporatat amerikane të shfrytëzonin tregun e madh kinez dhe ta bënin Partinë Komuniste më pak merkantiliste. Për kompanitë amerikane, bota nuk ishte një peshk i vetëm, por një pjatë e madhe me fruta deti.

Tregjet jashtë vendit mbeten thelbësore për shumë kompani amerikane. Në vitin 2020, sipas Bankës Goldman Sachs, tregjet e jashtme furnizuan 28% të të ardhurave për kompanitë në indeksin S&P 500, që liston firmat më të mëdha të Amerikës.

Industria e teknologjisë është veçanërisht e varur nga jashtë, duke fituar plot 58% të të ardhurave jashtë vendit. Kompanitë me ekspozim më të lartë ndaj tregjeve të huaja kanë qenë më fitimprurëset gjatë gjysmës së dekadës së fundit (shih grafikun 1).

Shumë firma vazhdojnë të kërkojnë mundësi jashtë vendit. Vitin e kaluar, normat e ulëta të interesit dhe paratë e mjaftueshme, i nxitën kompanitë amerikane të shpenzonin 506 miliardë dollarë për blerje të huaja, më shumë se dyfishi i shumës në vitin 2020 ose 2019, sipas kompanisë së të dhënave Dealogic. Në nëntë muajt e vitit 2021, sipas shifrave më të fundit të disponueshme, Investimet e Huaja Direkte neto, kishin tejkaluar totalin vjetor në vitin 2020 (shih grafikun 2).

Këto investime të reja mund të mos rrisin vlerën përfundimtare aq sa në të kaluarën. Në vitet e fundit, fitimet e korporatave nga vendet e huaja janë ulur, jo vetëm ngaqë janë rritur fitimet e brendshme, por edhe sepse fitimet e huaja kanë ngecur.

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, të gjitha kompanitë amerikane (si të listuara, ashtu edhe të palistuara), kishin realizuar 18% të fitimeve të tyre jashtë vendit, krahasuar me 24% tre vite më parë (shih grafikun 3).

Nuk është aq e lehtë të largohesh

Ka shumë faktorë që ndikojnë në ecurinë e një kompanie shumëkombëshe jashtë vendit, duke përfshirë rimëkëmbjen e një vendi nga pandemia dhe fuqinë e dollarit.

Kompanitë amerikane po presin për të marrë vesh nëse qeveritë do të imponojnë një taksë minimale globale për korporatat — më shumë se 40% e Investimeve të tyre të Huaja Direkte, ruhen nëpër parajsa fiskale. Dhe ndoshta, më e rëndësishmja, rreziqet gjeopolitike nuk mund të shpërfillen më.

Fillojmë me Rusinë. Kompanitë që kanë njoftuar se do të largohen nga vendi, tani përballen me detyrën e vështirë për ta bërë këtë në praktikë. ExxonMobil ka paralajmëruar se braktisja e papritur e projektit të naftës që operon në lindjen e largët të Rusisë, do të ishte një veprim i pasigurt.

Disa shefa ekzekutivë kanë frikë se Putini mund të hakmerret ndaj kompanive perëndimore, duke sekuestruar asetet e tyre në Rusi. Kompanitë amerikane mund të ristrukturohen për të mbajtur biznesin e tyre rus në një juridiksion të huaj, thotë David Pinsky nga firma ligjore Covington & Burling.

Kjo mund t’i lejojë atyre që të sfidojnë në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar çdo blerje të aksioneve nga ana e shtetit rus, në vend që ta lënë veten në mëshirë të gjykatave ruse. Disa kompani perëndimore shqetësohen se largimi i tyre mund të dëmtojë rusët e zakonshëm.

Për shembull, pezullimi i pagesave nga Visa dhe Mastercard, e ka bërë më të vështirë për anëtarët e klasës së mesme të Rusisë që duan të arratisen nga regjimi i Putinit, për shembull, për të paguar biletat jashtë vendit.

Problemet e kompanive në Kinë, që është një autokraci më e fuqishme, nuk janë kaq të theksuara, por janë më të rëndësishme në terma afatgjatë. Ekonomia e Kinës është afërsisht dhjetë herë më e madhe se ajo e Rusisë. Tarifat ndëshkuese të imponuara nga Donald Trump gjatë presidencës së tij, mbeten ende në fuqi dhe nuk kanë rezultuar efektive.

The Economist vlerëson se vitin e kaluar, më shumë se 100 miliardë dollarë mallra të prodhuara në Kinë, mund t’i kenë shmangur tarifat amerikane. Zoti Biden është treguar tejet i ngadaltë dhe nuk ka paraqitur ndonjë strategji të re. Ai synon të krijojë një kornizë për forcimin e lidhjeve ekonomike me vendet e tjera aziatike.

Mirëpo, ka pak mbështetje midis demokratëve dhe republikanëve për një marrëveshje tregtare shumëpalëshe. Për momentin, shumë firma po luajnë sipas rregullave të Kinës, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Ato përballen me gjigantë të mbështetur nga shteti, që zënë 27% të 500 kompanive më të mëdha në botë për nga të ardhurat, krahasuar me 19%, një dekadë më parë.

Rikthimi i nacionalizimit

Vende të tjera me një histori të nacionalizmit ekonomik, po risjellin në jetë ide të vjetra. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u ka bërë jehonë thirrjeve të Mahatma Gandhi-t për vetëmjaftueshmëri dhe vendosi tarifa për të mbështetur prodhuesit vendas.

Qeveria e Modi-t po harton një platformë me burim të hapur për tregtinë elektronike, për të sfiduar Amazon dhe Walmart. Qeveria e Meksikës, e udhëhequr nga Andrés Manuel López Obrador, ka shpëtuar financiarisht Pemex, kompaninë shtetërore të naftës. Vitin e kaluar, një firmë energjetike amerikane, e mbështetur nga baronët e kapitalit privat të KKR, u mbyll me armë nga autoritetet meksikane.

Edhe qeveri të tjera më pak nacionaliste, po mbështesin industritë që konsiderohen jetike për interesat kombëtare. Koreja e Jugut, BE-ja dhe Amerika me mbështetje dypartiake, duan të mbështesin prodhimin vendas të gjysmëpërçuesve. Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar një projektligj për të ndihmuar Amerikën të konkurrojë globalisht.

Projektligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve do të vendosë kontrolle të kapitalit, duke autorizuar Departamentin e Tregtisë të bllokojë investimet e kompanive amerikane në Kinë. Mbështetja e Europës për “sovranitetin dixhital” synon të mbrojë të dhënat e qytetarëve, të vendosë tarifa ndaj firmave amerikane të teknologjisë dhe të nxisë konkurrentët vendas.

Britania tërhoqi një të pestën e marrëveshjeve të jashtme të kompanive amerikane vitin e kaluar, duke shqetësuar disa politikanë britanikë. Në shkurt, kompania Nvidia, një modelues amerikan i çipave, braktisi një përpjekje prej 40 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë ARM, në pronësi japoneze, me bazë në Britani.

Zyrtarët amerikanë kishin frikë nga efekti në konkurrencë, ndërsa homologët e tyre britanikë ishin të shqetësuar për sigurinë kombëtare.

Përshtattja

Kompanitë amerikane po përpiqen të përshtaten. Për të ulur varësinë nga Kina, kompanitë po sigurojnë gjithnjë e më shumë produkte dhe inpute nga Tajvani, Tajlanda dhe Vietnami. Pjesa e importeve amerikane nga vendet e tjera aziatike me kosto të ulët, u rrit nga 12.6% në vitin 2018, në 16.2% në vitin 2020, sipas firmës së konsulencës Kearney.

Porositë për robotë dhe sisteme të tjera të automatizuara në Amerikë, kanë tejkaluar kulmin para pandemisë, gjë që tregon se prodhuesit po përdorin automatizimin për të ulur kostot e prodhimit në vend, pasi tregu i ngushtë i punës rrit kostot e pagave.

Vitin e kaluar, General Motors ndoqi shembullin e kompanisë Tesla dhe investoi në një projekt litiumi në Kaliforni, për të rritur furnizimin për strategjinë e prodhimit të makinave elektrike. Prodhuesit amerikanë të makinave po imitojnë firmat e mbështetura nga shteti kinez, të cilat kanë vlerësuar prej kohësh sigurinë, mbi efikasitetin e thjeshtë.

Megjithatë, rikonfigurimi i zinxhirëve të furnizimit nuk është i thjeshtë dhe as i lirë. Pak vende mund të krahasohen me grupet e mëdha të punëtorëve të kualifikuar të Kinës, vëren Stewart Black nga INSEAD, kështu që kompanitë amerikane nuk mund ta braktisin plotësisht Kinën.

Shefi i Intel, Pat Gelsinger, tha në janar se po synonte “një dyfishim të zinxhirëve të furnizimit të disponueshëm në të gjithë globin”. Kjo përfshin prodhimin në vendet e pasura me kosto më të larta. “Ka nevojë për tepricë ose elasticitet në sisteme”, thotë David Kostin nga Goldman Sachs.

Sigurisht që kompanitë do ta pranonin me kënaqësi bujarinë e qeverisë në këmbim të investimeve. Por fletëpalosjet nuk janë e vetmja gjë që përcakton vendimet për investime. Dhe politikanët po dërgojnë sinjale të përziera. Zoti Biden ka theksuar nevojën për të siguruar minerale kritike, ndërkohë që nuk ka bërë shumë për t’i ndihmuar kompanitë që t’i marrin ato.

Zoti Gelsinger, një i ftuar special i zotit Biden në fjalimin e State of the Union, po vështronte me siklet, ndërsa presidenti tha se kompania Intel do të pesëfishonte një investim të planifikuar në Ohio, në 100 miliardë dollarë, nëse Kongresi do të autorizonte më shumë subvencione.

Në shkurt, BE-ja shpalosi një plan për të subvencionuar prodhimin e gjysmëpërçuesve, por mund të mos grumbullojë dot 43 miliardë euro (47 miliardë dollarë), pasi pjesa më e madhe e parave duhet të vijë nga shtetet anëtare dhe sektori privat.

Gjithashtu politikanët po ua bëjnë jetën më të vështirë kompanive amerikane. Për shembull, për të respektuar rregullat franceze për ofruesit e kompjuterëve Cloud, vitin e kaluar, Google tha se do të krijonte një sipërmarrje të përbashkët me një kompani lokale. Këtë vit, Google ra dakord që të paguajë botuesit francezë për publikimin e fragmenteve të lajmeve.

Kina tregon se sa delikat mund të jetë ky akt baraspeshues. Disa kompani e menaxhojnë atë me shkathtësi. Honeywell, një konglomerat amerikan me një biznes të gjerë në Kinë, vazhdon të prodhojë dhe të shesë pajisje avioni për klientët kinezë, thekson zoti Black, edhe pse aviacioni është një sektor ku Kina planifikon të promovojë kompanitë vendase dhe të bëhet e pavarur.

Për të respektuar ligjet kineze të sigurisë kibernetike, Apple ruan dhe ndan të dhënat e përdoruesve të iPhone me një kompani të mbështetur nga shteti. Që nga viti 2018, firmat amerikane i kanë ndalur akuzat e shkeljeve të patentave në gjykatat kineze.

Kjo nuk është për shkak se nuk ka pasur më shkelje, mendon Doug Clark nga firma Rouse. Përkundrazi, tensioni i rritur mund t’i ketë bërë kompanitë amerikane të kujdesshme ndaj hakmarrjes. Në Kinë, thotë Jue Wang, firmat po hartojnë mënyra për t’iu përgjigjur rreziqeve gjeopolitike.

Ndërsa ëndrra e viteve 1990 për një treg të vetëm të integruar global po shkatërrohet, firmat në Amerikë dhe kudo tjetër, po përballen me një përshtatje të vështirë./ Përktheu: Lira Muça

Marre nga MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota analiza e the economist analiza e the economist

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet