LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: SHBA, BE dhe zjarrvënësit në Bosnjë

5 Nëntor 2021, 10:42 Nga DOSJA
Analiza e DW: SHBA, BE dhe zjarrvënësit në Bosnjë

SARAJEVË – Atmosfera është mbytëse mëngjesin me diell. Përpara Ambasadës së SHBA-së në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës, është mbledhur një grup demonstruesish. Ata kërkojnë fundin e nacionalizmit toksik në vend dhe ndërhyrjen e presidentit të SHBA-së kundër klanit të fuqishëm politik, që vazhdimisht nxit konflikte mes tre grupeve kryesore të popullsisë: boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve. Disa protestues mbajnë lart pankarta. “Ne duam të njëjtat të drrjta për të gjtihë”, thotë një pensioniste e indinjuar. Pozicioni i qytetarëve duhet të forcohet, pushteti i nacionalistëve duhet të marrë fund.

Pak më parë, në fund të tetorit, përfaqësuesi serb në presidencën treshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, formuloi një shpallje lufte: Në një deklaratë ai bënte të qartë, se Republika Srpska, pjesa e dominuar nga serbët nëFederatën Bosnjë-Hercegovina, do të shkëputet nga shteti multietnik. Republika Srpska në mënyrë graduale duhet të shkëputet nga shteti i përbashkët dhe të organizojë vet kompetenca të rëndësishme si mbrojtja dhe drejtësia. Kjo kërkesë është sulm ndaj paqes së brishtë, që mbizotëron në vend që nga viti 1995.

Prej vitesh Dodik me retorikën e tij separatiste tërheq vëmendjen. Por kësaj here me gjasë kemi të bëjmë më diçka më shumë se sa vetëm vringëllimat e zakonshme, pasi njësitë e xhandarmërisë të Republika Srpska demonstruan forcën me një stërvitje në shkallë të gjerë në male – veprim ky me simbolikë – nga qyteti i vogël Pale. I dënuari si kriminel lufte ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, në vitet 1992-1995 orkestronte sulmet ndaj Sarajevës dhe rrethinave. Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavinë e gjykoi si krim kundër njerëzimit rrethimin tre vjeçar dhe sulmet e vazhdueshme ndaj kryeqytetit të Bosnjes.

Për shumë boshnjake dhe boshnjakë kjo zgjon kujtime të hidhura. “A do të ketë luftë?”, me këtë pyetje konfrontohen shpesh gjatë këtyre ditëve të huajt. Kryesisht banorët e moshuar i kujtojnë përgatitjet e luftës dhe se si bashkësia ndërkombëtare e la për një kohë të gjatë në baltë popullsinë e Bosnjes – vetëm pas gjenocidit në Srebrenicë me vrasjen e mbi 8000 të rinjve e burrave myslimanë nga luftëtarët serbo-boshnjakë në korrik 1995 Perëndimi reagoi dhe negocioi Marrëveshjen e Paqes në Dejton, me të cilën iu dha fund luftës.

Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska

Nismat e fundit të Dodikut synojnë eliminimin e strukturave shtetërore: Ndërkohë është krijuar një agjenci më vehte e shëndetësisë, një ushtri më vehte do të pasojë. Gjithsej mbi 120 dekrete të Përfaqësuesit të Lartë, që u vendosën nga OKB-ja pas luftës për avancimin e ndërtimit të strukturave të përbashkëta, duhet të sprapsen – një sulm frontal ndaj integritetit territorial të Bosnjes. Dodik, paralajmëron partia opozitare multietnike Nasa Stranka, duhet të klasifikohet si “rrezik për sigurinë”.

Që BE pavarësisht nismave riskante nuk ndërmerr asnjë hap për ndërmjetësim në Bosnjë, shumë e konsiderojnë si një dëshmi për mungesë të dukshme strategjie. Një grup parlamentarësh të BE-së, ndër ta edhe deputeti gjerman i ekologjistëve Reinhard Bütikofer, kërkojnë nga Komisioni një qëndrim të ashpër kundër përpjekjeve për shkëputje. Eurodeputeti konservator Michael Gahler paralajëron nga rreziku i një shpalljeje të mundshme të pavarësisë nga Republika Srpska – me legjitimimin nga Moska. Disa zëra paralajmërues vijnë edhe nga SHBA. Eksperti i njohur për Ballkanin, Daniel Server insiston për një ndërhyrje të shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare, edhe forca ushtarake duhet demonstruar, për të penguar shkëputjen dhe konfliktet që mund të sjellë ajo si pasojë.

Ultranationacionalistët bashkëpunojnë ngushtë

Nuk ka asnjë diskutim, që veprimet e rrezikshme të udhëheqjes politike në Republika Srpska kanë mbështetjen e Serbisë dhe të Rusisë. Moska përpiqet ta pengojë integrimin e Bosnjes në BE dhe një anëtarësim të mundshëm të saj në NATO. Por nuk janë vetëm udhëheqësit e serbëve të Bosnjes, që minojnë shtetin e përbashkët boshnjak. Ultranacionalistët kroatë të partisë HDZ-BiH nën drejtimin e udhëheqësit të tyre Dragan Covic punojnë ngushtë prej vitesh me Dodikun. Për të siguruar pozicionin e tyre në pushtet HDZ-BiH nacionaliste insiston për ndryshimin e ligjit elektoral. Me ndryshimin e ligjit synohet që të krijohen njësi zgjedhore tërësisht mbi bazë etnike.

Por kjo është në kundërshtim me gjykimet parimore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, konstaton eksperti konstitucionalist austriak Joseph Marko. Në këtë bazë do të duhej fillimisht të shfuqizohej me ndryshim kushtetues diskriminimi i qytetarëve jo-boshnjakë, jo-kroatë, jo-serbë në vend – pra i pjesëtarëve të minoriteteve si hebrejtë apo romët, që margjinalizohen në sistemin elektoral. Ata p.sh. nuk lejohen të kandidojnë për postin e presidentit. Por në fakt vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për barazinë e të gjithë qyetetarëve prej vitesh kanë mbetur pa u zbatuar.

Ndërmjetësues të diskredituar

Ndonëse gjykimet e Strasburgut nënkuptojnë qartazi forcimin e standardeve europaine, bashkësia ndërkombëtare me sa duket nuk ka vullnetin për t’i dhënë fund eskapadave etnike. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Matthew Palmer si dhe e ngarkuara e BE-së Angelina Eichhorst, që javën e kaluar u takuan në Bosnje me udhëheqësit nacionalistë, konsiderohen si kartë e djegur, sepse ata preferojnë zgjidhje kompromisi. Kryesisht Palmer konsiderohet si i diskredituar në rajon, sepse ai qe angazhuar për një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, me qëllim krijimin e tërritoreve të pastra etnike.

Gjendja aktuale ndizet edhe më shumë nga ndërhyrjet e vazhdueshme të vendeve fqinjë si Kroacia dhe Serbia. Të dyja këto vende nuk janë lojtarë neutralë – nën ish-presidentët e Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tuxhman dhe Sllobodan Millosheviç, më 1991 u vendos ndarja e Bosnjes, pasuan krimet e luftës, për arritjen e synimeve serbomadhe e kroatomadhe.

A do të ndërhyjë Përfaqësuesi i Lartë?

Përkrahësit e reformave demokratike i varin shpresat e tyre tek Përfaqësuesi i ri i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare, gjermani Christian Schmidt. Një aleancë qytetare kërkoi këto ditë një qendrim më rigoroz: “Ai ose duhet të punojë, ose të largohet”, u tha në mënyrë pllakative përpara selisë së Schmidt-it në Sarajevë. Nëse kreu i mbikqyrjes së paqes do të jetë i gatshëm, ashtu sikurse bëri së fundi edhe parardhësi i tij Valentin Inzko, të shfrytëzojë të ashtuquajturin Bonn-Power, përmes të cilit mund të largojë politikanë të rrezikshëm nga posti, nuk është e sigurt. Schmidt së fundi la të kuptohet, se ai nuk preferon të përdorë kompetencat e jashtëzakonshme.

Por nëse as SHBA dhe as BE dhe as Përfaqësuesi i Lartë nuk tregojnë gatishmëri për të vepruar kundër tendencave të shkëputjes në Bosnje, ndërkombëtarët rrezikojnë të përsërisin gabimet e fillimit të viteve 1990. Edhe asokohe u nënvleftësua radikalizmi i aktorëve politik. “Eshtë si një Deja-vu”, kritikon publicistja boshnjake Stefica Galic. “Eshtë pra sikur bota të mos ketë mësuar asgjë prej luftërave.”

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bosnje e hercegovinë milorad dodik republika srpska shba bosnje e hercegovinë milorad dodik republika srpska shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet