LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW pas samitit të NATO-s: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë

25 Mars 2022, 12:52 Nga DOSJA
Analiza e DW pas samitit të NATO-s: Mirëserdhe në realitetin e ri

NATO duhet të përballet me një gjendje komplet të re të sigurisë. Ky realitet i ri është normaliteti i ri, kështu e përshkroi situatën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Përpjekja ruse për të nënshtruar Ukrainën, e kthen botën 30 deri në 40 vite mbrapa në kohët e Luftës së Ftohtë, atëherë kur dy blloqet ushtarake të mirëarmatosura qëndronin përballë njëri-tjetrit në mes të Europës. Kur lufta agresore e pushtetmbajtësit rus do të marrë fund një ditë, NATO-ja duhet ta shohë Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë pas Perdes së Hekurt. Ulje konfliktesh, izolimi i vatrës së rrezikut do të përcaktojnë pas kësaj rendin e ri botëror, që Vladimir Putin po ia dikton Perëndimit.

Por pyetja kryesore për NATO-n dhe Perëndimin global mbetet: Si do të veprohet me Kinën? Diktatura komuniste duket se po ecën në të njëjtën rrugë si Rusia e Putinit. Si rrjedhojë e kësaj do duhej që edhe shteti, që shpejt mund të ngrihet në fuqinë më të madhe ekonomike të globit të izolohej. SHBA dhe Europa duhet sërish të pavarësohen edhe nga Kina, vendi ku prej dekadash prodhuan mallra me çmim të lirë, shitën produktet e veta dhe tërhoqën prej andej lëndë të para ekzistenciale. Shenjat të çojnë drejt deglobalizimit dhe prishjes së rrjeteve ndërkombëtare, që me dëshirë u krijuan dhe mbështetën në 40 vitet e fundit.

Strategji e re e nevojshme

Të gjitha këto duhet t’i ketë parasysh NATO që deri në samitin e ardhshëm në Madrid në qershor, duhet të përpilojë strategjinë e re. E që të funksionojë kjo duhet që në Shtëpinë e Bardhë të jetë një president, që edhe pas vitit 2025 e mbështet aleancën transatlantike. As nuk mund ta përfytyrosh, se çfarë do të ndodhte sot, nëse një Donald Trump do t’i kishte frenat në dorë. Agresioni rus ia bëri shumë të qartë Europës, se sa e pazëvendësueshme është SHBA.

Të shpresojmë që sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbeten në fuqi edhe pas fundit të luftës. Qëllimi duhet të jetë që ekonomia ruse të paralizohet, të paktën derisa të jetë në fuqi sistemi Putin. NATO ka para vetes sfida të jashtëzakonshme. E ato nuk marrin fund me zhvendosjen e disa mijëra trupave dhe katër batalioneve të luftimit në katër shtete në kufirin lindor të aleancës.

NATO nuk është sot në gjendje të zmbrapsë një sulm të gjerë të Rusisë nga toka apo uji. Ka madje dyshime, nëse ende funksionon edhe kërcënimi nuklear, baza e balancës së superfuqive në Luftën e Ftohtë. Nëse në Kremlin sundon dikush që nuk e vret mendjen për atë që i pari që përdor bombën atomike vdes i dyti, atëherë kërcënimi nuk funksionon.

Armët

NATO, BE dhe Perëndimi ndodhen para një militarizimi masiv dhe forcimit të ushtrive. Shtetet e para e kanë kuptuar këtë, si psh. Gjermania që bëri të ditur një rritje masive të shpenzimeve të armatimit. Tani duhet të jemi të ndershëm e të pohojmë, se këto para duhet të rrjedhin tek rimëkëmbja e ushtrive me këmbësorinë e saj, me tanket dhe artilerinë dhe forcimin e aviacionit luftarak. Ky do të jetë një akt i jashtëzakonshëm financiar, shoqëror që do të ketë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve.

Gjermania dhe vendet e tjera mund të jenë të detyruara, të rifusin shërbimin uhstarak dhe të trajnojnë personelin e nevojshëm dhe rezervat për kërcënim efektiv. Kjo tingëllon si thirrje nga e shkuara, që mendohej se ishte tejkaluar. Për fat të keq ky është realiteti i ri.  Për NATO-n fajtori ka një emër: Putini dhe lufta e tij. Rrjedhoja nga e gjitha kjo është e qartë: Putini duhet të largohet./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nato per ukrainen lufta ukraine-rusi nato per ukrainen

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend