LIVE UPDATES
Politike

‘Analiza’ e Blendi Fevziut: Lulzim Basha nuk di të fitojë zgjedhje, ky ishte basti i vetëm

7 Mars 2022, 07:20 Nga DOSJA
‘Analiza’ e Blendi Fevziut: Lulzim Basha nuk di të fitojë

TIRANË- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk fiton dot zgjedhje. I ftuar në studion e Klan News me gazetaren Mirela Milori, duke komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, Fevziu u shpreh “basti i madh” i Bashës ishin zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në të cilat e djathta humbi përballë Partisë Socialiste, e cila për herë të parë në Shqipëri fitoi 3 mandate rresht.

“Ka një gjë shumë të thjeshtë. Unë nuk kam surprizë në rezultatet e bashkive të tjera. Mendoj që një mundësi z.Berisha të fitojë Shkodrën por duhet parë sa do të jetë përqindja e atyre që do të marrë Basha sepse sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më shumë u rritet mundësia socialistëve që të fitojnë bashkinë.

Problemi është shumë i thjeshtë, ka një problem Partia Demokratike, jo opozita shqiptare. Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje. Ishte basti i vetëm dhe beteja e vërtetë e Lulzim Bashës ishte beteja e 25 Prillit. Ai ishte lideri i një opozite të bashkuar ku kishte brenda z.Berisha si mbështetës të tij brenda partisë, LSI, të gjitha partitë e tjera aleate dhe me një koalicion të tillë ai nuk arriti të mundte Ramën, madje as ta kondiciononte Ramën. Rama fitoi mbi 70 mandate i vetëm.

Kështu që në këtë situatë dramatike do jetë opozita dhe çështja s’ka rëndësi shifrat, në qoftë se partia që ne e njohim si partia më e madhe e opozitës, që ka numrin më të madh të deputetëve, del forcë e tretë, çfarë duhet ky grup deputetësh atje? Ky grup deputetësh nuk ka më mbështetjen e bazës së Partisë Demokratike. Këta deputetë janë si degë të një peme të cilës i kanë prerë trungun dhe vazhdojnë të rrinë akoma në ajër për inerci. Pra ne do hyjmë në një periudhë dramatike të opozitës shqiptare, kur nëse grupi parlamentar mbetet i një pjese të madhe nga Basha nuk ka mbështetjen e votuesve të kësaj partie në bazë dhe Shqipëria do të ketë një opozitë akoma më të dobësuar. Kështu që, për çfarë nevojitet opozita e Shqipërisë? Nevojitet për një qeverisje më të mirë”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu.

Duke marrë shkas nga rezultati në Bashkinë e Vorës ku fitoi kandidati i PS, ndërsa kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” u rendit i dyti dhe i PD në vend të tretë, gazetari Blendi Fevziu thotë se kryedemokrati Lulzim Basha “nuk di të fitojë”. Në studion e Klan News me gazetaren Mirela Milori, Fevziu deklaroi se opozita shqiptare është në një pikë kritike, teksa theksoi se në Parlament do të ketë një opozitë të emëruar. Ndërsa opozita tjetër do të jetë në terren. Sipas Blendi Fevziut, kushdo që bëhet pengesë për një forcë politike, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.

“Do jemi në një situatë tejet të pa sens. Do jemi në një situatë kur në opozitë të emëruar në Parlament do të kemi ca njerëz që janë zgjedhur dhe rrinë atje, ndërsa mbështetësit e opozitës në terren do jenë ata që kanë votuar konkurrentët e tyre brenda partisë. Në këtë aspekt cili do të jetë zëri opozitar i këtyre njerëzve? Çfarë kurajo do kenë këta njerëz të përballin Ramën i cili në çdo moment do i thotë shkoni të takoni njerëz në bazë se nuk gjeni dot komisionerë në Vorë për të vendosur apo nuk keni njerëz për të votuar. Pra që në këtë moment, këta njerëz i marrin fytyrën opozitarizmit shqiptar për interesat e tyre personale. Njeriu ka një kurajo. Vjen një moment që thotë unë deri këtu nuk vazhdoj dot më. Çdolloj karriere të kesh ti moj zonjë ose ti mor zotëri në qoftë se e sheh që ti je një thikë pas shpine për opozitarizmin shqiptar, ti largohesh. Këta janë njerëz që kanë mundësi të bëjnë dhe një karrierë tjetër. Unë s’po them të largohet.

Ka 2 rrugë. E para duhet të shohim deri në fund shifrat. Duhet t’ju kujtoj një gjë. Një nga partitë më të mëdha të politikës greke ishte PASOK, e cila vetëm sepse nuk diti t’i përshtatej zhvillimeve të reja u shkërrmoq dhe sot është në parti inekzistente. Duhet t’ju kujtoj që një nga partitë më të mëdha të politikës italiane për vite, ishte Partia Demokrastiane që nxorrën të gjithë Kryeministrat e Italisë së pasluftës që prej vitit 1945 e deri në vitin 1991. Këto dy parti janë inekzistente sot. Fakti që PD është një parti me një histori relativisht të lavdishme, si një parti me arritje shumë të mëdha, në qoftë se kjo parti nuk gjen kohezionin e brendshëm, kjo parti nuk do ekzistojë më. Çfarë do ndodhë nëse z.Berisha këtë “Shtëpinë e Lirisë” do ta kthejë në një strukturë opozitare akoma më të madhe sepse deri tani ka ndenjur brenda partisë? PD mbetet forcë e tretë. Çfarë vlerë ka? E vetmja funksion që do ketë do të jetë te pengojë këtë forcën tjetër për të ardhur në pushtet. Pra të lënë Ramën në pushtet. Dhe e fundit se dëgjova sot paradite një nga drejtueset e PD që thoshte ne jemi opozita e vërtetë, Berisha me Ramën janë bashkë. Në qoftë se rezultati i Vorës është një rezultat që mund t’i maste në Shqipëri, kjo është kriminale që të quash popullin opozitar në Shqipëri 6%. Është kriminale t’ju thuash shqiptarëve që opozita në Shqipëri është 6%. Shpirti opozitar janë shumë më tepër”, u shpreh Blendi Fevziu.

Marrë nga tvklan.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fevziu lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 blendi fevziu lulzim basha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet