LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e BIRN: Plani i biznesit të Butrintit, katering dhe rritje të çmimit të biletës

28 Prill 2022, 17:14 Nga DOSJA
Analiza e BIRN: Plani i biznesit të Butrintit, katering dhe rritje të

Një plan i qeverisë shqiptare për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si një fondacion, parashikon rritje të çmimit të biletës për vizitorët si dhe krijimin e të ardhurave nga shërbimi i kateringut, me synimin final të punësimit të 44 personave me paga më të larta se sa standardet e zakonshme të administratës publike si dhe krijimin e një bordi që do të kushtojë rreth 140 mijë USD në vit, nën supozimin se një menaxhim i tillë do të përmirësojë eksperiencën e vizitorëve në të. Plani i biznesit u mbajt fillimisht ‘sekret’ nga qeveria, për arsye se, sipas asaj që deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, të dhënat financiare “mund të keqinterpretohen”.

Pasi media dhe opozita ngriti pikëpyetje se pse çështja e menaxhimi të trashëgimisë kulturore të vendit duhet të bëhet me kontrata sekrete, Kuvendi publikoi të mërkurën në mbrëmje një version të plotë të draft-marrëveshjes në faqen e internetit.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i revoltuar të enjten në parlament ndaj kritikëve, duke sharë opozitën si antiamerikane si dhe duke e fyer atë si rracë budallenjsh.

Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që trashëgohet brez pas brezi,” deklaroi Rama me një gjuhë të pazakontë të enjten gjatë seancës parlamentare.

“E keni në ADN-në e partisë suaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi,” vijoi ai, në një fjalim, të cilin zyra e tij e shtypit e shpërndau të transkriptuar për median.

Kontrata midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit parashikon zhvillimin e parkut kombëtar për shërbime turistike, duke investuar në restorante dhe një shërbim vozitje me varka, si dhe sigurimin e të ardhurave nga shitja e biletave, e ushqimeve dhe pijeve.

Plani i biznesit është përgatitur nga një kompani angleze në vitin 2019, kompani që është kontraktuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan. Ky i fundit është një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara dhe që ka aktivitete të ndryshme ekonomike në Shqipëri, përfshirë një paketë minorance në koncesionin shumë fitimprurës të prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, koncesion që është në gjendje të paguajë për aksionerët e vet dividentë çdo vit me vlerë disafish mbi kapitalin e investuar.

Plani i biznesit për menaxhimin e Butrinit nuk parashikon të jetë kaq fitimprurës, por gjithsesi ai parashikon që fondacioni të realizojë kthime me mbi 15% në vit mbi vlerën e investimit, me synimin final që kur të jetë plotësisht operacional, të realizohet një fitim prej 1.5 milionë USD në vit. Gjithsesi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nuk do të përfitojë të ardhura nga aktiviteti i Butrintit, pasi fitimet do t’i mbesin fondacionit të Butrintit.

“Nevojitet një investim kapital total prej 7.52 milionë USD, nga të cilat 39% do të shpenzohen për konservimin e sitit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin,” thuhet në planin e biznesit të parë nga BIRN.

“Projekti në tërësi gjeneron suficit operativ vjetor në Vitin 3 dhe suficit të akumuluar në Vitin 7 ku ai operon me fitim prej afërsisht 1.5 milionë USD në vitin pasardhës,” shkruhet më tej në planin e biznesit.

Plani parashikon investime prej 7.1 milionë USD, nga të cilat, 4.99 milionë USD do t’i investojë Fondi ndërsa 2.1 milionë do t’i investojë qeveria me paratë e taksapaguesve. Plani i biznesit parashikon shtimin e të punësuarve në parkun arkeologjik nga 14 që janë aktualisht në 44.

Rritje çmimi biletash

Butrinti është sakaq një operacion praktikisht shumë fitimprurës për qeverinë shqiptare. Sipas të dhënave të planit të biznesit, Butrinti është vizituar nga rreth 236 mijë vetë në vit para pandemisë, të cilët kanë paguar bileta me vlerë rreth 900 mijë dollarë. Butrinti ka aktualisht një staf prej 14 vetësh me fond vjetor pagash prej 88 mijë USD në vit, ndërsa pjesa tjetër e parave janë në Ministrinë e Kulturës, shuma e akumuluar prej tyre do të duhet t’i transferohet fondacionit të ri.

Plani i ri i qeverisë është që, pas transferimit të menaxhimit te fondacioni, çmimi i biletës të mund të rritet nga 6 në 11 USD përgjatë një periudhe shtatëvjeçare, gjë që do të sjellë shumicën dërrmuese të të ardhurave shtesë si dhe fitimet me vlerë 1.5 milionë USD në fund të vitit të shtatë. Edhe investimet e planifikuara do të paguhen pjesërisht nga të ardhurat operacionale. Plani i biznesit parashikon që numri i vizitorëve të rritet deri në 296 mijë vetë, ndërsa supozon se Butrintit do t’i duhen edhe pesë vite nga sot që të arrijë numrin e vizitorëve të para pandemisë.

Plani i biznesit parashikon gjithashtu se shërbimi i pijeve dhe ushqimeve, të cilave ai u refereohet si “shërbimi i kateringut”, të sigurojë të ardhura vjetore prej 296 mijë USD. Në total, nga viti i shtatë i operimit, falë rritjes së çmimit të biletave dhe rritjes së pritshme të vizitorëve, fondacioni do të sigurojë të ardhura me vlerë 3.7 milionë USD në vit, nga të cilat, 1.5 milionë do të jenë fitime neto. Plani i biznesit bën të qartë se transformimi i menaxhimit të Butrintit nga sistemi aktual në një fondacion, do të mundësojë çlirimin nga kufizimet ligjore si dhe rritjen e pagave.

Plani i biznesit thekson se rreziku që ndëmarrin investitorët në kryejen e këtij investimi është i ulët për shkak se vizitorët do të kthehen gjithsesi në Butrint pas pandemisë dhe për rrjedhojë, do të vijojnë të paguajnë biletat e hyrjeve. Kontrata e menaxhimit do të zgjasë për 10 vjet me të drejtë rinovimi. Në rast se ajo nuk rinovohet, fondacionit do t’i mbesin në fund të vitit të dhjetë rreth 4.5 milionë dollarë fitime neto. Këto fitime, sipas marrëveshjes, nuk do të shpërndahen, por do të mbahen nga fondacioni. Marrëveshja parashikon gjithashtu që bordi i drejtorëve të fondacionit, një institucion me pesë vetë, nuk do të marrë paga, por atyre do t’u mbulohen shpenzimet për vete dhe një staf ndihmës prej pesë vetësh me një kosto të përgjithshme prej 140 mijë dollarësh në vit.

Aktualisht bordi i fondacionit drejtohet nga ministrja e Kuturës Elva Margariti si kryetare, drejtuesit e Fondi Shqiptaro-Amerikan, Martin Mata dhe Aleksander Sarapuli, juristja Flonja Boriçi, si dhe Presidenti i Universitetit Amerikan të Romës Richard Andrew Hodges. Drejtues ekzekutiv i fondacionit është emëruar arkeologu Lorenc Bejko.

Marrë nga BIRN

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet parku i butrinit parku kombetar i butrintit parku i butrinit parku kombetar i butrintit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet