All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Analiza e Berat Buzhalës: Shqiptarët e kanë të vështirë të kuptojnë raportin tonë me serbët

9 Gusht 2021, 21:09 Nga DOSJA
Analiza e Berat Buzhalës: Shqiptarët e kanë të
All - Paragraf - 1

PRISHTINË– Gazetari dhe botuesi nga Kosova, Burat Buzhala ka reaguar sërish për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, duke analizuar lidhjen mes shqiptarëve. Në një postim në Facebook, Buzhala shprehet se një pjesë e elitës intelektuale në Shqipëri nuk e kupton realitetin politik mes kosovarëve dhe serbëve, duke u shprehur se koncerti i këngëtarit s’është gjë tjetër veçse një “after party i Ballkanit të Hapur”. Përsa i përket opinionit publik, i cili shfajëson këngëtarin për krimet gjatë regjimit të Millosheviçit, gazetari e fokuson këtë pjesë tek heshtja e artistit nënkupton fajësimin e tij.

Njerezit kane reagu, me te drejte, per aparteidin ne Afrike te Jugut, e ky artisti kulminant bashke me mijera kolege te tij nuk reagonin per Kosove. Une nuk e njoh asnje serb me ndikim ne boten e tyre qe ka reagu per Kosoven. Serbet, me shumice absolute e kane aprovuar cdo politike te Sllobes. Ata ishin te hidheruar me te perse e la Kosoven t’i ikte, e jo pse shkaktoi aq shume gjakderdhje. Nje pjese ne Shqiperi kete nuk e kupton dhe nuk deshiron ta kuptoje. Jo pse jane te verber, por duan te behen te verber. Edhe nuk e njohin realitetin politik ne mes te shqiptareve dhe serbeve, edhe flasin per keto raporte,”-shkruan Buzhala. 

POSTIMI I PLOTË: 

10 vjet heshtje. Nje pjese e te ashtuquajtures elite intelektuale dhe kozmopolitane ne Shqiperi e ka te veshtire, ndoshta te pamundur, qe ta kuptoje raportin e Kosoves me Serbine. U duket e papranueshme se si ca kosovare primitive e shikojne me llupe cdo serb, duke perfshire kengetaret, sportistet, shkrimtaret dhe Kishen. Ju keni pase problem me Milloshevicin, perse po i futni te gjithe ne nje thes? Ketu pra eshte edhe zanafilla e problemit dhe e keqkuptimit. Jo, ne nuk kemi pase pune VETEM me Milloshevicin. Ne kemi pase problem me shoqerine serbe. Milloshevici ka ardhur ne krye te ketij shteti, sepse shoqeria e ka kerkuar, e jo qe ky beri dicka te vecante. Fare lehte ka mundur te mos ishte Slloba dhe do te ishte nje tjeter. Intelegjencia serbe ka qene duke e pergatitur terrenin me dekada, per te ardhur ne krye te serbeve nje njeri, qe do ta shpallte toke serbe kudo qe ishte nje varr i nje serbi. Milloshevicit i rastisi te ishte ai. Mirepo ne nje vije me te ka qene Akademia e Shkencave. Ka qene Kisha Serbe. Ka qene komplet spektri politik serb. Ka qene liga e futbollit, e basketbollit dhe cdo lige tjeter. Kane qene regjisoret, aktoret dhe kengetaret. Te gjithe keta kohe pas kohe kishin probleme me njeri tjetrin, por ribashkoheshin kur ishte ne pyetje Kosova dhe shqiptaret. Ne ishim šiptari. Ishim nen katergori njerezore. Ka zgjatur kjo periudhe nje dekade. Dikush po thote “po cfare faji ka Bregovici per kete gje”. Ka edhe shume bile. Si eshte e mundur qe nje artist kaq kulminant, sa thuhet qe eshte, qendron neutral ndaj nje segregacioni te tille? Si eshte e mundur qe ai dhe mijera kolege te tij nuk e thoshin asnje fjale per fatin e zi te shqiptareve? Me qene neutral, ose me pretendu qe nuk po sheh, kur perpara vetes e ke nje elefant sa bjeshka, i ke çu uje Milloshevicit. Njerezit kane reagu, me te drejte, per aparteidin ne Afrike te Jugut, e ky artisti kulminant bashke me mijera kolege te tij nuk reagonin per Kosove. Une nuk e njoh asnje serb me ndikim ne boten e tyre qe ka reagu per Kosoven. Serbet, me shumice absolute e kane aprovuar cdo politike te Sllobes. Ata ishin te hidheruar me te perse e la Kosoven t’i ikte, e jo pse shkaktoi aq shume gjakderdhje. Nje pjese ne Shqiperi kete nuk e kupton dhe nuk deshiron ta kuptoje. Jo pse jane te verber, por duan te behen te verber. Edhe nuk e njohin realitetin politik ne mes te shqiptareve dhe serbeve, edhe flasin per keto raporte. Une besoj dhe shpresoj qe populli shqiptar ne Shqiperi me shumice eshte kunder kesaj qasje. Kjo cfare po ndodhe eshte ingjinjering shoqeror i kreut politik dhe institucional te Shqiperise. Koncerti i Goran Bregovicit ne Korce eshte nje after party e Ballkanit te Hapur.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat buzhala goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic berat buzhala goran bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës