LIVE UPDATES
Ekonomi

ANALIZA: Borxhi publik në rritje tregon se inflacioni do të vazhdojë

6 Mars 2022, 05:54 Nga DOSJA

Pas më shumë se një dekade inflacioni të ulët të çmimeve të konsumit, pavarësisht stimujve të mëdhenj monetarë dhe fiskalë, rritja e çmimeve të konsumit vitin e kaluar, befasoi shumicën e bankave qendrore. Në fillim, ato u përpoqën ta shpërfillin atë si “kalimtar”, duke pretenduar se ishte shkaktuar thjesht nga pengesat e furnizimit të lidhura me pandeminë.

Por, brenda pak muajsh, kur pagat filluan të rriteshin me shpejtësi, kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, ishte i detyruar të pranonte se “faktorët që e nxisin rritjen e inflacionit do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm”. Ai ka thënë se Rezerva Federale do të ndërmarrë veprimet e duhura për të zgjidhur problemin e inflacionit, por këto fjalë nuk janë aspak bindëse. Si Rezerva Federale, ashtu edhe Banka Qendrore Europiane (BQE), duket se po marrin vetëm hapa të vegjël nëpërmjet rritjes së normave të interesit, duke treguar se nuk duan të rrezikojnë një recesion, duke u përpjekur të zbusin inflacionin.

Rritja e normave të interesit ka shumë të ngjarë që të shpërthejë flluskat aktuale të tregut të aksioneve, pasurive të paluajtshme dhe borxhit të korporatave, duke nxjerrë në pah keqinvestimet e nxitura nga stimujt e rritjes ekonomike. Rezerva Federale është mjaft e vetëdijshme për këtë rrezik, sepse kështu ndodhi në vitin 2019, kur tregjet financiare ranë, pasi normat e interesit u rritën katër herë në vitin 2018. Në vend që të vazhdonte me normalizimin e politikës monetare, Rezerva Federale hyri në një gjendje paniku dhe ndryshoi menjëherë drejtim. Kjo është arsyeja pse shumë analistë dyshojnë në vendosmërinë e Rezervës Federale për të kundërshtuar tani drejtpërsëdrejti inflacionin.

Një tjetër pengesë për uljen e inflacionit është stoku i madh i borxhit publik të akumuluar që nga kriza financiare globale (KFG) dhe një rritje shqetësuese e shpenzimeve publike edhe në ekonomitë më të kursyera. Për më tepër, kjo prirje mbështetet nga thirrjet në rritje për tolerime fiskale nga ekspertët kryesorë.

Përkeqësim i rëndë i pozicioneve fiskale

Ndryshimet në qëndrimin fiskal kanë qenë një shtytës i rëndësishëm i inflacionit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit në SHBA, gjatë 70 viteve të fundit.

Kur deficitet buxhetore janë zgjeruar, inflacioni vjetor është rritur afër ose mbi shifrën 5 për qind, veçanërisht pasi SHBA-ja hoqi dorë nga Standardi i Arit në vitin 1971 (grafiku 1). Ka edhe faktorë të tjerë që kontribuojnë në një rritje artificiale të mjeteve që shihen si zëvendësuese të parasë. Por pothuajse sa herë që ka zhbalancime fiskale, bankat qendrore përfundojnë duke monetizuar një sasi më të madhe të borxhit të qeverisë.

 

Në dy dekadat e fundit, ka pasur rritje të borxhit publik në mbarë botën. Në ekonomitë e zhvilluara, barra e borxhit publik u rrit nga rreth 70 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2001, në mbi 120 për qind të PBB-së në vitin 2021 (shihni Bazën e të Dhënave të Perspektivës Ekonomike Botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar [FMN]).

Megjithatë, pagesat e interesit ranë ndjeshëm për shkak të normave të ulëta të interesit. Për shembull, si Franca ashtu edhe SHBA-ja, e nisën mijëvjeçarin e ri me raporte të borxhit publik prej më pak se 60 për qind e PBB-së, një shifër që u dyfishua vitin e kaluar në të dyja vendet, duke arritur në afërsisht 120 për qind të PBB-së në Francë dhe mbi 130 për qind të PBB-së në SHBA (grafiku 2).

Në të njëjtën periudhë, kostoja vjetore e borxhit publik ra nga 2.5 për qind, në 1 për qind të PBB-së në Francë dhe nga 3 për qind, në 2 për qind të PBB-së në SHBA. Borxhi publik i Italisë u rrit me rreth 45 pikë përqindje të PBB-së, ndërsa pagesat e interesit u përgjysmuan nga rreth 6, në 3 për qind të PBB-së.

Një përllogaritje na tregon se me normat e interesit që mbizotëronin para vitit 2001, kostoja vjetore e borxhit publik aktual, do të ishte rreth 5.5 për qind e PBB-së më e lartë në Itali dhe SHBA dhe 4 për qind e PBB-së më e lartë në Francë, në krahasim me vitin e kaluar.

Për më tepër, deficitet buxhetore në të tre vendet janë fryrë duke arritur në ose mbi 10 për qind të PBB-së në vitin 2021 dhe, sipas FMN-së, në rastin më të mirë, ato mund të bien në 3-4 për qind të PBB-së në Itali dhe Francë dhe 5 për qind të PBB-së në SHBA, pas pandemisë. Përballë një makthi të tillë fiskal, si mund të pritet që Rezerva Federale ose BQE-ja të vihen menjëherë në lëvizje për të normalizuar normat e interesit?

Shthurja fiskale duket se po përhapet më shpejt se pandemia

Edhe më keq, shthurja fiskale duket se po përhapet më shpejt se pandemia. Megjithëse Italia dhe Franca nuk kanë shkëlqyer ndonjëherë në disiplinën fiskale, vende të tjera si Australia, Koreja e Jugut, Gjermania dhe Holanda, dikur ishin të njohura për kufizimin e tyre fiskal. Kjo nuk është më e vërtetë tani.

Për shkak të stimujve fiskalë të përsëritur, borxhi publik i Australisë u rrit nga një nivel shumë i ulët prej 10 për qind e PBB-së përpara krizës financiare globale, në 62 për qind të PBB-së në vitin 2021 (shih Bazën e të Dhënave të Perspektivës Ekonomike Botërore). Korrigjimi i deficiteve dhe i borxhit, tani është bërë një sfidë serioze, e cila është ndërlikuar edhe më tepër nga një flluskë kërcënuese e pasurive të paluajtshme.

Që nga viti 2017, kur presidenti Moon Jae erdhi në pushtet në Korenë e Jugut, strategjia e tij e rritjes ekonomike, e bazuar në rritjen e konsumit dhe rishpërndarjen e të ardhurave, çoi në një zgjerim të konsiderueshëm fiskal. Vargu i gjatë i suficiteve të mëdha fiskale të Koresë përfundoi pak para pandemisë dhe kështu buxheti kishte një deficit prej 3 për qind të PBB-së në vitin 2021 (grafiku 3).

Shpenzimet buxhetore të këtij viti parashikohen të rriten edhe me 8 për qind, me qëllim për të zgjeruar rrjetin e sigurisë sociale të Koresë, për të subvencionuar bizneset e vogla dhe për të investuar në tranzicionin e gjelbër.

Edhe kursimtarët u “dorëzuan”

Gjermania dhe Holanda kanë qenë “kursimtarët” më të shquar të Eurozonës, duke drejtuar buxhete të balancuara për vite me radhë dhe duke u përpjekur të frenojnë ekstravagancën fiskale të anëtarëve të tjerë dhe buxhetin e përbashkët të BE-së.

Tani, të dyja vendet kanë qeveri të mëdha koalicioni që kanë premtuar një rritje të jashtëzakonshme të shpenzimeve publike, përveç zgjerimit të parë që u bë gjatë pandemisë. Pozicioni fiskal i Holandës u përkeqësua nga një suficit prej 2.5 për qind e PBB-së në vitin 2019, në një deficit mbi 6 për qind të PBB-së në vitin 2021 (grafiku 3).

Buxheti pritet të mbetet në një nivel të rrezikshëm edhe gjatë viteve të ardhshme, pasi qeveria po planifikon të shpenzojë më shumë për strehimin, arsimin, kujdesin për fëmijët dhe tranzicionin e gjelbër. Gjermania e mbylli vitin 2021 me një deficit buxhetor prej afërsisht 7 për qind të PBB-së dhe qeveria e saj e re ka axhenda të gjelbra dhe sociale mjaft ambicioze.

Koalicioni i ri qeveritar dëshiron të përshpejtojë me tetë vjet eliminimin e energjisë së prodhuar nga qymyri, duke e arritur atë në vitin 2030, të vendosë 15 milionë makina elektrike në rrugë, të ndërtojë 400,000 banesa sociale dhe të rrisë pagën minimale në 12 euro në orë, ndërkohë që ende zotohet të rivendosë të ashtuquajturën “frenë borxhi” deri në vitin 2023 dhe të mos rrisë taksat. Prirja e Gjermanisë drejt zbutjes fiskale është e dukshme jo vetëm në planet e shpenzimeve më të larta, por edhe në një qëndrim më të butë ndaj lehtësimit të rregullave fiskale të BE-së.

Këto të fundit u pezulluan gjatë pandemisë dhe vendet me borxhe të mëdha, si Italia, Franca dhe Greqia, kërkojnë që t’i zbusin ato në mënyrë që të plotësojnë nevojën e madhe për investime të gjelbra. Objektivat klimatike jashtëzakonisht ambicioze të BE-së, vlerësohen se kushtojnë deri në 1 për qind të PBB-së në investime publike çdo vit gjatë kësaj dekade, duke e ndërlikuar edhe më tepër sfidën e konsolidimit fiskal. Me më pak kundërshtime ndaj lehtësimit të rregullave fiskale nga ana e Holandës dhe Gjermanisë dhe rritjes së divergjencave fiskale midis anëtarëve të Eurozonës, ka shumë të ngjarë që konsideratat e stabilitetit financiar dhe rritjes afatshkurtër, të kenë përparësi ndaj disiplinës fiskale.

Thirrjet për të ulur borxhin

Të njëjtët zëra që kërkojnë stimuj të mëdhenj ekonomikë si pasojë e krizës financiare globale, po argumentojnë përsëri, sipas një stili kejnesian, se masat shtrënguese janë një rrugë drejt dështimit, ndërsa “investimi” publik do të nxisë rritjen dhe përfundimisht do të përmirësojë stabilitetin fiskal, duke reduktuar raportin e borxhit ndaj PBB-së.

Sipas tyre, Europa nuk duhet t’i rikthehet rregullave fiskale parapandemike, ndonëse ato thuajse nuk respektoheshin as në atë kohë. Argumentet kryesore janë të ashtuquajturat suksese të dukshme të shpenzimeve masive të deficitit gjatë pandemisë dhe performanca më e mirë e rritjes së Shteteve të Bashkuara gjatë Recesionit të Madh.

Por, së bashku me “dekadat e humbura” të Japonisë, këta janë në fakt shembuj shumë të mirë që tregojnë se stimujt e rritjes ekonomike nuk funksionojnë.

Rimëkëmbja ekonomike ka mbetur e ndrydhur jo vetëm në SHBA, por në të gjitha ekonomitë e përparuara që zgjodhën të kryejnë shpenzime të mëdha për të dalë nga Recesioni i Madh. Nivelet e borxhit publik dhe privat vazhduan të rriten paralelisht, ndërkohë që flluskat e bursës dhe të pasurive të paluajtshme u rritën në nivele të reja.

Me stimujt monetarë dhe fiskalë ende në fuqi, “rimëkëmbja” është kryesisht një fryrës artificial i PBB-së, që ka të ngjarë të shpërthejë kur të tërhiqet stimuli. Strategjia e investimeve dhe e rritjes, e mbrojtur nga ekonomistët e zakonshëm, nuk është gjë tjetër veçse një thirrje për të fryrë borxhin nëpërmjet shpenzimeve publike.

Këto pretendime janë krejt të pavëmendshme ndaj efekteve katastrofike që do të kishte një përshpejtim i shtypjes së parave – duke përkeqësuar erozionin e kapitalit dhe pengesat në strukturën e prodhimit.

Disa përkrahës të inflacionit përpiqen gjithashtu të përdorin modelimin ekonometrik për të treguar se politika monetare nuk ka qenë mjaft ekspansioniste deri tani, duke u kufizuar nga kufiri i poshtëm zero. Sipas këndvështrimit të tyre, lehtësimi sasior mund të ndihmojë në arritjen e objektivave të inflacionit dhe në uljen e kostove të borxhit, që politika fiskale të mund të ndërhyjë në mënyrë më agresive për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të stabilizuar kështu pozicionin fiskal.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse nivelet e borxhit nuk janë stabilizuar tashmë, pas dekadash stimujsh bujarë fiskalë? Dhe si shpjegohen flluskat e aseteve që janë rritur gjatë dy dekadave të fundit, nëse politika monetare ka qenë shumë e shtrënguar?

Në realitet, sinergjia “virtuoze” midis relaksimit monetar dhe atij fiskal, mund të përfundojë vetëm në një spirale të rritjes së pakontrollueshme të borxhit dhe inflacionit. Shembujt historikë të Argjentinës dhe Gjermanisë, ilustrojnë shumë mirë rreziqet e monetizimit të borxhit që çojnë në hiperinflacion dhe kolaps ekonomik. E gjithë kjo propagandë në favor të inflacionit, tregon se qeveritë nuk kanë ndër mend t’i pezullojnë politikat inflacioniste në një të ardhme të afërt.

Dilemat

Në realitet, sinergjia “virtuoze” midis relaksimit monetar dhe atij fiskal, mund të përfundojë vetëm në një spirale të rritjes së pakontrollueshme të borxhit dhe inflacionit. Shembujt historikë të Argjentinës dhe Gjermanisë, ilustrojnë shumë mirë rreziqet e monetizimit të borxhit që çojnë në hiperinflacion dhe kolaps ekonomik.

E gjithë kjo propagandë në favor të inflacionit, tregon se qeveritë nuk kanë ndër mend t’i pezullojnë politikat inflacioniste në një të ardhme të afërt.

Pritshmëritë për inflacion më të lartë

Sondazhet tregojnë se njerëzit kanë filluar ta kuptojnë se inflacioni ka të ngjarë të rritet më tej dhe jo të zbehet. Kjo po nxit gradualisht kërkesat për paga më të larta dhe tendencën për t’ju shmangur parave të gatshme. Sapo të të bëhen të qëndrueshme pritshmëritë e inflacionit, hapësira e bankës qendrore për të kontrolluar inflacionin dhe për ta përdorur atë për të ulur borxhin, do të ngushtohet ndjeshëm.

Thorsten Polleit argumenton se Rezerva Federale mund të synojë një inflacion paksa më të lartë, në një interval prej 4 deri në 6 për qind në vit, pa e lënë atë të dalë jashtë kontrollit. Por duke pasur parasysh nivelet tashmë shumë të larta të borxhit dhe pritshmëritë për rritje të inflacionit, planet e bankave qendrore mund të prishen lehtësisht.

Pritshmëritë
Sondazhet tregojnë se njerëzit kanë filluar ta kuptojnë se inflacioni ka të ngjarë të rritet më tej dhe jo të zbehet. Kjo po nxit gradualisht kërkesat për paga më të larta dhe tendencën për t’ju shmangur parave të gatshme. Sapo të bëhen të qëndrueshme pritshmëritë e inflacionit, hapësira e bankës qendrore për të kontrolluar inflacionin dhe për ta përdorur atë për të ulur borxhin, do të ngushtohet ndjeshëm.

Marrë nga Monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi borxhi publik inflacioni borxhi publik inflacioni

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Mars 2022, 06:26

Pandemia “zhgënjen” tregun e farmaceutikës

Gjatë dy viteve të pandemisë, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje të zbehtë, kurse shitjet regjistruan rritje të fragmentuara në disa operatorë që...

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion