LIVE UPDATES
Bota

Analisti amerikan shuplakë qeverisë për shembjen e TK: Turp i madh, nuk u respektua shteti ligjor

20 Maj 2020, 08:56 Nga DOSJA
Analisti amerikan shuplakë qeverisë për shembjen e TK: Turp i

SHBA-Një analist amerikan thotë se mënyra se si u shemb Teatri Kombëtar në Shqipëri, ishte e turpshme. Profesori David Phillips i Universitetit të Kolumbias tha për Zërin e Amerikës se çështja e vërtetë është mungesa e vullnetit të qeverisë për të respektuar shtetin ligjor, përçmimi për shoqërinë civile dhe shtysa e brendshme për të refuzuar kompromisin. Në një intervistë me kolegen Keida Kostreci, Prof Phillips foli edhe për bashkimin e opozitës me protestuesit dhe tha se ajo po tregohet oportuniste dhe se do të kishte qenë më mirë që opozita ta luante rolin e saj në parlament.

Zëri i Amerikës: Prof. Phillips, cili është reagimi juaj për shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë mëngjesin e së dielës, dhe zhvillimet që pasuan?

Prof. David Phillips: I gjithë incidenti ishte një turp i madh. Qeveria nuk respektoi shtetin ligjor. Injoroi këshillat e Këshillit të Evropës. Shkeli interest e shoqërisë civile. Më vjen keq të them që është në vazhdën e prirjes së qeverisë Rama, që të veprojë i vetëm, pa marrë parasysh të mirën e përgjithshme, por në një regjim gjysmëautoritar si ai i Shqipërisë, nuk pres ndonjë gjë të ndryshme nga qeveria.

Zëri i Amerikës: Ky veprim u ndërmor në mes të një pandemie globale. Si e ndryshon kjo ekuacionin?

Prof. David Phillips: Nuk besoj se kjo e ndryshon ekuacionin. Është thjesht edhe një provë më shumë se Edi Rama po u shërben interesave të tij politike, në vend që të mendojë për interesat më të gjera të shoqërisë, veçanërisht në një kohë sfide të shëndetit publik, që po kalon Shqipëria dhe vende të tjera. Është e rëndësishme të kemi dialog, që të ketë kompromis, që populli dhe qeveria të punojnë së bashku. Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në mes të natës është krejtësisht i papajtueshëm me objektivat që ne shpresojmë të arrijë Shqipëria si demokraci dhe si një vend evropian.

Zëri i Amerikës: Një nga kritikat nga evropianët dhe të tjerë, ishte përdorimi i forcës, i konsideruar i panevojshëm dhe joproporcional. Cili është mendimi juaj?

Prof. David Phillips: A është ndonjëherë i nevojshëm përdorimi i forcës? Unë e vizitova Teatrin Kombëtar në maj të vitit të kaluar, u takova me shumë nga artistët dhe demonstruesit. Ishin paqësorë. Donin të kishin dialog. Pikëpamjet e tyre ishin të qarta. Nuk e di se pse qeveria vendosi të provokonte një konfrontim, veçanërisht në kontekstin më të gjerë të asaj që po ndodh në Shqipëri dhe rajon, pandemia që ka prekur në Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Zëri i Amerikës: Çfarë do t’i thonit qeverisë, autoriteteve dhe të tjerëve që mbështesin ndërtimin e teatrit të ri dhe që thonë se godina ishte e vjetër, nuk ishte funksionale dhe për këtë arsye duhet teatri i ri dhe që shumë artistë e mbështesin idenë e teatrit të ri?

Prof. David Phillips: Unë nuk kam parë ndonjë anketë të opinionit publik, kështuqë nuk mund të komentoj për këtë. Po, ndërtesa mund të rinovohej dhe përmirësohej. Nuk kishte pse të shkatërrohej. Ka një pyetje më të gjerë: kush përfiton nga shkatërrimi, çfarë kontratash po jepen për rindërtimin? Kush përfiton nga këto kontrata dhe pronat e lidhura me to. Kush do t’i përdorë ato prona? A është kjo pjesë e një skeme më të gjerë korrupsioni nga qeveria e Edi Ramës, apo shembja u ndërmor në favor të arstistëve? Duke pasur parasysh historinë ndjekjes së interesave të veta dhe korrupsionit të Edi Ramës, ka pikëpyetje serioze për motivin e tij, si edhe për sjelljen e qeverisë.

Zëri i Amerikës: Opozita po mbështet ata që kundërshtonin shkatërrimin dhe po proteston me ta. A po përdoret kjo çështje për përfitim politik sipas jush?

Prof. David Phillips: Është vonë për të protestuar. Ndërtesa është shkatërruar. Momenti për të mobilizuar indinjatën e publikur ishte para se të shkatërrohej ndërtesa.

Opozita po tregohet oportuniste. Çështja e vërtetë këtu nuk është aq shumë ndërtesa ose teatri. Çështja e vërtetë është mungesa e vullnetit të qeverisë që të respektojë shtetin ligjor, përçmimi për shoqërinë civile, shtysa e brendshme për të refuzuar kompromisin. Asnjë nga këto (veprime) nuk ishte i nevojshëm, sidomos në këtë moment. Mund të ishte mbajtur një qëndrim më i matur dhe i duruar, që të mos arrinim në këtë polemikë ku jemi tani.

Zëri i Amerikës: Pas shembjes dhe ngjarjeve që pasuan, pati reagime evropiane përfshirë Komisionin Evropian, por jo nga Shtetet e Bashkuara. A do të donit të shihnit një reagim amerikan?

Prof. David Phillips: Sigurisht qeveria (amerikane) duhet t’i shprehë pikëpamjet e veta. Nëse ndjehet e indinjuar nga masat e marra nga qeveria Rama, duhet të flasë. Sapo mora vesh se ç’po ndodhte, unë kontaktova ambasadoren në Tiranë, për ta pyetur nëse ambasada kishte nxjerrë ndonjë deklaratë. Deri në momentin e kësaj interviste (të hënën në mbrëmje me kohën e Shqipërisë), nuk kam marrë përgjigje. Kjo më bën të shtroj pyetjen nëse qeveria amerikane ishte informuar paraprakisht dhe nëse po, çfarë sinjali i dërguan Edi Ramës. Sinjali që duhej të ishte dërguar, duhet të ishte ai i negociimit të mosmarrëveshjeve, i zgjidhjes paqësisht të tyre dhe i bashkëpunimit mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Nuk e di nëse qeveria amerikane e ka përçuar atë mesazh, por unë dua që ta përcjell këtë mesazh tek shikuesit tuaj. Është koha për bashkëpunim, jo konfrontim.

Po ashtu, kur flasim për Shqipërinë, qeveria amerikane duhet të udhëheqës. Ne duhet të përcaktojmë axhendën dhe vendet evropiane të ndjekin. Ne nuk duhet të jemi të fundit që të shprehim qëndrimin tonë. Ne duhet të jemi në krye, duke bërë thirrje për demokraci më të fortë dhe për dialog. Ky është nga ato lloj incidentesh ku zëri i Amerikës duhet të dëgjohet.

Zëri i Amerikës: Raporti i fundit i organizatës Freedom House për Vendet në Tranzicion, shprehu shqetësimin për rënien e demokracicë në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqpërinë. Bëhej fjalë për zhvillimet e vitit 2019, por a i shihni ngjarjet e fundit si vazhdimësi e kësaj prirjeje?

Prof. David Phillips: Po. Dhe kam shkruar për vdekjen e demokracisë në Shqipëri nën udhëheqjen e Edi Ramës, jo vetëm lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, por edhe masat shtypëse të qeverisë ndaj medias, lirisë së shprehjes pas tërmetit. Është alarmuese. Tani është koha kur njerëzit duhet të reflektojnë dhe të gjejnë emërues të përbashkët. Përkundrazi Edi Rama duhket se po shfrytëzon mosmarrëveshjet, Shqiptarët duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Por nuk mendoj se është në AND-në e Edi Ramës që të dëgjojë shqetësimet e të tjerëve. Ai vepron në mënyrë impulsive dhe agresive. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Shumica qeveritare mund të thotë se ka mbështetjen e popullit që e zgjodhi…

Prof. David Phillips: A ishin ato zgjedhje të lira dhe të drejta dhe transparente. A ndjehen shumica e shqiptarëve të përfaqësuar në mënyrë demokratike nga kjo qeveri? Mendoj se duhet të ketë një reflektim serioz dhe të shtrohen pyetje. Dhe nëse zbulojmë se qeveria ishte e motivuar nga synime korruptive, atëherë duhen marrë masa ndaj qeverisë për të forcuar shtetin ligjor dhe për të mbrojtur interesat e popullit të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se situata do të kishte qenë e ndryshme nëse opozita nuk do të kishte braktisur parlamentin dhe do të kishte luajtur rolin e vet në parlament, në vend që të nxitonte të bashkohej me protestuesit tani?

Prof. David Phillips: Sigurisht që do të kishte qenë më mirë, nëse opozita do të ishte në parlament. Tërheqja ishte gabim. Ishte një gabim tjetër bojkotimi i zgjedhjeve vendore. Në një demokraci ka vend për shprehjen e mendimeve të ndryshme, përveçse nëse nuk je i ulur në tryezë. Dhe opozita, Partia Demokratike duhet të vlerësojë rolin e vet. Duhet të riorganizohet. Duhet një ligj elektoral që të mundësojë zgjedhjet, forcimin e qeverisjes demokratike. Tani nuk është koha për të fituar pikë politikisht, është koha për t’u organizuar, mobilizuar dhe votuar, kur të paraqitet mundësuia për ndryshimin e pushtetit, që gjendja a vendit të përmirësohet dhe të ketë më shumë përfaqësim.

Zëri i Amerikës: Meqë po flasim për reformën zgjedhore, opozita vendosi të mos marrë pjesë në takimin për këtë çështje, mesa duket në shenjë proteste ndaj zhvillimeve për teatrin. Cili është mendimi juaj?

Prof. David Phillips: Është qesharake. Nëse opozita do që të ketë një zë, duhet të ngrejë zërin për zgjedhjet. Nëse debate është për reformën elektorale, atëherë opozita duhet të bashkohet dhe të ketë një qëndrim të përbashkët. Gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri në pranverë, pata një takim me krerët e partive politike të opozitës. Të gjithë donin një ligj të ri elektoral dhe të gjithë duan të marri pjesë politikisht. Asgjë nuk duhet t’i pengojë, përfshirë udhëheqjen e vet. Është koha që shqiptarët të votojnë dhe vota e tyre të ketë vlerë. Nëse nuk janë mundësitë që kjo të bëhet, atëherë opozita nuk është më pjesë e zgjidhjes por bëhet pjesë e problemit. Prandaj duhet t’i futemi punës, të zgjidhim se si vendi do të qeveriset në të ardhmen dhe kur dhe si mund të mbahen zgjedhjet.

Marrë nga Zëri i Amerikës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david philips shembja e teatrit kombëtar david philips shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet