LIVE UPDATES
Aktualitet

“Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët”, si ndryshon nota tek Mjekësia për 150 euro

7 Janar 2020, 21:53 Nga DOSJA
“Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët”, si

Emisioni “Stop” në Tv Klan solli këtë të martë në vëmendje kórrúpsionin në universitet ku me para në dorë, nga ngelës shndërrohesh në kalues, madje me një notë të mirë në librezë.

Kamera e fshehtë “Stop” tregoi sesi një studente Masteri e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem.

Studentja në fjalë pretendon, se pedagogu Faskaj e bën në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë se në provim në lëndën “Urgjencë kírúrgjikále” kishte shkruar dhe notën 4 e ka marrë enkas, që të vinte puna te paratë.

Studentja: Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kírúrgjikále”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkuar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë. Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” sepse unë nuk kam mundësi për të paguar këtë provim dhe për të marrë këtë notë kaluese.
Gazetarja: Të gjithë studentëve u kërkohej 150 Euro për të marrë një notë kaluese.
Studentja: Po. Kështu kam dëgjuar që të gjithë studentëve u kërkon 150 Euro për një notë kaluese, pastaj në varësi të notës, normalisht që një vlerë monetare më të lartë. Unë ndihem e pashpresë sepse nuk kam mundësi ta paguaj atë provim, por nuk jam as studente e keqe që të detyrohem të paguaj për një provim. Ndihem shumë e inatosur me sistemin arsimor në Shqipëri dhe mendoj se duhet bërë diçka për këtë gjë.

Fillimisht, studentja kontakton më profesorin për t’u takuar në lidhje me provimin. Pedagogu i thotë se notat janë dërguar tek sekretarja.

Për të parë VIDEON klikoni këtu

Studentja: Alo!
Profesori: Alo!
Studentja: Profesor, si kalove?
Profesori: Mirë!
Studentja: Jam një studente e Masterit Shkencor. Ke mundësi të takohemi në lidhje me atë provimin?
Profesori: Në lidhje me atë provimin…
Studentja: Me atë provimin e kírúrgjisë.
Profesori: Tani unë i çova ato, se Margi (sekretarja) i donte urgjent, urgjent. Unë nuk e di, ca ka bërë Margi, nëse ajo nuk i ka hedh në sistem… Në qoftë se ajo i ka çuar për firmë te Dekani pastaj…
Studentja: Po gjithsesi takohemi njëherë dhe flasim!
Profesori: Po takohemi, kur të duash. Unë jam te fakulteti tani, se kam mësim deri në 10 e gjysmë.
Studentja: Në rregull! Në orën 10 e gjysmë të të telefonoj përsëri, që ta lëmë, për t’u takuar?
Profesori: Po! Ok! Flasim.
Studentja: Në rregull! Faleminderit!

Emisioni “Stop” ka publikuar pasqyrimin në sistem ku rezulton se është hedhur më 6 Nëntor nota 4. Pas kësaj, studentja takohet me pedagogun, ku i jep 150 Euro për notën.

Edhe në bashkëbisedimin me studenten, ai i tregon asaj që vështirësia më e madhe qëndron për të ndryshuar notën në sistem.

Studentja: Si ke qenë ti profesor?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mirë mo, mirë! Si shpirt! Mund të jetë ndonjë rrufë, ndonjë gjë.
Pedagogu Besnik Faskaj: Tani unë po bëj këtë: Unë fola çikë me Margin (sekretaren) dje dhe i thashë kështu, kështu, kështu, kështu… Asnjëra nga këto i thashë, që thua ti, nuk ka probleme me atë… me bursën. Ata mbi 6, që the ti në vit të parë, marrin bursë, apo nuk është për Masterin kjo?
Studentja: Jo, nuk është për Masterin.
Pedagogu Besnik Faskaj: Është vetëm për Bachelorin. Dhe i thashë këto nuk kanë probleme kështu. “Jo, se unë do dorëzoj aneksin.” Mirë, mirë, i thashë unë. Gjithë ideja është, që të bëjmë ato ndryshimet…
Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët).
Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.

(I jep 150 Euro)
Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.
Studentja: Jemi në rregull bashkë?
Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.
Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!
Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!
Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.
Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!
Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!
Studentja: Mirupafshim!
Pedagogu Besnik Faskaj: Mirupafshim!

Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket se e rregulloi edhe me sekretaren Margi, që e përmend vetë në video, për të ndryshuar notat e publikuara tashmë.

“Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut. Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8.

Marrë nga: Klan TV

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik faskaj korrupsioni në univesritete profesori i mjekesisë kërkon 150 € për notë kaluese studentja denoncon pedagogun universiteti i mjekesise besnik faskaj korrupsioni në univesritete profesori i mjekesisë kërkon 150 € për notë kaluese studentja denoncon pedagogun universiteti i mjekesise

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Janar 2020, 20:38

RRËSHEN– Detaje të reja janë zbuluar nga vråsja e biznesmenit Kastriot Reçi, mëngjesin e sotëm në qytetin e Rrëshenit. Mësohet se Reçi është ...

Aktualitet 7 Janar 2020, 19:25

Forcimi i grupeve kriminale shqiptare konfirmohet edhe Profesor Antonio Nicasso, Profesor i Historisë sociale të krimit të organizuar e mafias në Universitetin ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet