LIVE UPDATES
Bota

Albin Kurti humb ndjeshëm! Lidhja Demokratike fituese e zgjedhjeve në Prishtinë

15 Nëntor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Albin Kurti humb ndjeshëm! Lidhja Demokratike fituese e zgjedhjeve në

Lidhja Demokratike e Kosovës shpalli fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Prishtinës. Kur janë numëruar të gjitha votat e hedhura të dielën, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i kësaj partie, Përparim Rama, kryeson me mbi 51 për qind ndërsa kandidati i lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka fituar 49 për qind të votave. Rama tha në një konferencë me gazetarë se “do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

Ndërsa Vitia pranoi humbjen dhe duke uruar Rama tha se “Prishtinës i dëshiroj sukses. Inkuadrimi jonë i vonshëm në fushatë dhe moselaborimi i programit mjaftueshëm ka ndikuar”, tha ai. Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abixhiku, tha se partia e tij shënoi fitore edhe në Istog, Fushë Kosovë, Viti dhe Junik.

Më herët, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shpalli fitoren në Gjakovë, Klinë dhe Rahovec. Sipas rezultateve paraprake Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Kamenicë, Podujevë, Shtime dhe në Gjilan.

Partia Demokratike e Kosovës është fituese në Prizren, Gllogoc, Kaçanik, Vushtrri dhe Dragash. Po, sipas rezultateve paraprake, Nisma Social Demokrate është fituese në Malishevë, ndërsa në komunën e Obiliqit, fituese është Nisma Qytetare për Obiliqin.

Në komunën e Mamushës, me shumicë turke, kryeson KDTP. Ndërkaq në komunën e Kllokotit, kandidati i Listës Serbe. Rreth 38 për qind e afro 1 milion e 270 mijë qytetarëve më të drejtë votë morën pjesë në zgjedhjet e së dielës për kryetarët e 21 komunave. Shtatëmbëdhjetë komuna zgjodhën kryetarët e tyre në raundin e parë, që u mbajt më 17 tetor.

Mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare ndoqën procesin e votimeve dhe sipas tyre “procesi nuk është përshkuar nga ndonjë incident serioz brenda vendvotimeve, që do të mund ta cenonte integritetin apo besueshmërinë e tij”.

Në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që fituan nga dy. Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, që mbështetet nga Beogradi, fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, ndërsa sot ishte në garë në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Sipas rezultateve të të dyja raundeve, Lista Serbe ka fituar dhjetë komuna, e pasuar nga Partia Demokratike me 9, Lidhja Demokratike, shtatë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5 komuna, ndërsa lëvizja Vetëvendosje, 4 komuna.

Zgjedhjet për pushtetin komunal ishin parë si një sprovë për lëvizjen Vetëvendosje në pushtet e cila më 14 shkurt të këtij viti në zgjedhjet parlamentare, fitoi mbi 50 për qind të votave./VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni përparim rama zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 përparim rama zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet