LIVE UPDATES
Politike

Alarmi i Metës për cënimin e sigurisë kombëtare, Manja: E kemi diskutuar dokumentin e klasifikuar me dyer të mbyllura, ës

27 Korrik 2020, 09:06 Nga DOSJA
Alarmi i Metës për cënimin e sigurisë kombëtare, Manja:

TIRANË-Kreu i Komisionit për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, Ulsi Manja ka prezantuar para Kuvendit raportin përfundimtar. Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Manja u shpreh, se presidenti nuk ka kompetenca për të tërhequr dekretin për zgjedhjet dhe me këtë veprim ka shkelur nenin 83 të Kushtetutës.

Në lidhje me argumentin e Metës për anulimin e zgjedhjeve, se ishte cënuar siguria kombëtare, Manja tha se raporti që ka pasur presidenti, është një material i zakonshëm. Manja ka zbuluar, se komisioni e ka parë raportin dhe ka zhvilluar diskutime me dyer të mbyllura, për shkak se ishte informacion i klasifikuar.  Më tej ai ka shtuar, se presidenti nuk ka kompetenca për të përcaktuar gjendjen e jashtëzakonshme, pasi këtë e bën Këshilli i Ministrave.

Pjesë nga fjala e Manjës

Lidhur me zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, kompetencat e presidentit. Presidenti referuar nenit 92 ka vetëm një kompetencë, atë të caktimit të datës së zgjedhjeve prej të cilit varen një seri vendimmarrjesh. Sipas nenit 94 presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përvec detyrimit për respektimin e kushtetues. Ditën që presidenti ka kryer betimin në këtë sallë në zbatim në nenit 83 të Kushtetutës, ku presidenti është betuar se do ti bindet Kushtetutës, do të respektojë liritë e shtetasve , do të mbrojë pavarësinë. Presidenti mund të shtojë edhe fjalën zoti më ndihmoftë.

Në ushtrimin e veprimtartisë së presidentit, në lidhej me anulimin e zgjedhjeve, presidenti i është shmangur nenit 83 dhe i është bindur. E drejta e presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve nuk i jep kompetencë për të miratuar të kundërtën, pra tërheqjen dekretit, kjo kompetencë ka lidhje me të drejtat e njeriut. Kufizimet e të drejtave të njeriut, mund të vendosen vetëm me ligj. Kompetenca e presidentit për të shtyrë datën duhet të shprehej në Kushtetuë dhe ligj, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe , ku thekson se presidenti ka vendosur në mungesë të kompetencës, kur nxorri dekretin, duke vepruar në hskelje të dispozitave kushtetuese dhe ligjore.

Presidenti parashtron se kishte dijeni për cënim të sigurisë në vend, sipas informacioneve nga SHISH. Nga aktet e administruara rezulton se informacionet i referoheshin ngjarjeve që do të ndodhnin në mitingun e opozitës jashtëparlamentare, më datë 8 qershor 2019 por cuditërisht dekreti mban datën 10 qershor 2019. Rezulton se në datë 8.6 2019 nuk ndodhi asnjë episode që të rrezikonte sigurinë kombëtare. Në rast të kërcënimit të sigurisë siç pretendon presidenti, kompetent është Kuvendi për gjendjen e jashtëzakonshme. 

Për dijeni të kolegëve të mi, Komisioni Hetimor ka administruar prova të klasifikuar informacion shtetëror, dhe i janë nënshtruar diskutimeve me dyer të mbyllura, ka arritur në konkluzionin se materiali që dispononte presidenti në kuadër të veprimtarisë së tij, është një informacion i zakonshëm në praktikën e përditshme të organeve ligjzbatuese. Komisioni Hetimor i gjet të pazabaza konkluzionet e presidentit dhe për sa kohë që një kompetencë për shtyrjen e zgjedhje për gjendje të jashtëzakonshme i është dhënë këshillit të ministrave. Në situata që përbëjnë rrezik, presidenti mund të drejtojë thirrje për qetësi dhe maturi ose bashkëpunim me qëllim uljen e tensioneve, por nuk ka kompetenca për gjendjet e jashtëzakonshme, vetëm në rastet e gjendje së luftës.

Presidenti Ilir Meta argumentoi vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke thënë se kishte informacione, se do të cënohej siguria kombëtare. Meta në mbështetje të argumentave të tij, tha se kishte marrë një dokument nga Shërbimi Informativ, sipas të cilit cënohej siguria kombëtare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë