LIVE UPDATES
Politike

Socialistët tregojnë pse u tërhoqën nga shkarkimi i Metës, Manja: Verdiktin final e jep Gjykata Kushtetuese

27 Korrik 2020, 08:37 Nga DOSJA
Socialistët tregojnë pse u tërhoqën nga shkarkimi i

TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Ulsi Manja lexoi sot në parlament gjetjet përfundimtare të Komisionit. Gjatë fjalës së tij para foltores, Manja u shpreh, se në legjislacionin shqiptar, nuk ka një përkufizim për termin “Shkelje e rëndë”.

Sipas tij, këtë gjë e përcakton vetëm Gjykata Kushtetuese dhe është kjo e fundit e cila ka të drejtën për të vendosur në mënyrë përfundimtare, nëse presidenti ka bërë apo jo shkelje të rënda.

Më tej ai shtoi, se Meta me dy dekretet e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit dhe emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka shkelur Kushtetutën, por nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkim, por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për kuadrin kushtetues dhe ligjor, me qëllim për të evituar situatat bllokuese në të ardhmen.

Pjesë nga fjala e Manjës

Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit, diskutohet raporti i një komisioni të posaçëm për shkeljet e presidentit të republikës.. Komisioni ka ezauruar objektin e tij të hetimit, dhe në përfundim Komisionit Hetimor me vendim n r16, datë 20.7.2020 ka mirartuar me vendim përfundimtar raportin hetimor, që do ta paraqesë në emër të kolegëve të Komisionit Hetimor.

Të nderuar kolegë, raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, i miratuar në mbledhjen e datës 20 korrik 2020, ka gjithsej 49 faqe dhe bashkangjitur është plani i hetimit, vendimarrjet përkatës të Komisionit Hetimor dhe të gjitha aktete e adminsitruara nga Komisioni Hetimor. 44 faqet janë votuar nga 7 kolegë deputetë dhe që përbëjnë raportin përfundimtar, ndërsa 5 faqe janë mendim i pakicës së dy kolegëve tanë, zotit Halit Valteri dhe Alban Zeneli. Dua mirëkuptimin tuaj, se raporti që do të paraqes sot ka argumenta kushtetues dhe ligjorë dhe në fakt nuk do të jetë një raport i themeuar në konsiderata politike, sepse kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka parashikuar një mekanizëm të posaçëm dhe procesi kalon në tre faza, Komisioni Hetimor i Kuvendit, seanca pleanare dhe Gjykata Kushtetuese. Komisioni Hetimor dhe Gjykata Kushtetuese gjykojnë mbi faktet dhe provat dhe është seanca plenare, që përtej argumenteve dhe fakteve ligjore, jep një vlerësim politik të kërkesës për shkarkimin e presidentit. Për të qenë të qartë për opinionin publik, edhe nëse në seancë do të votonim shkarkimin e presidentit, është Gjykata Kushtetuese që jep verdiktin përfundmitar në lidhje me kërkesën për shkarkimin. Lidhur me raportin që ju sot keni përpara dhe është një raporti voluminoz, për të cilin, ky Komision Hetimor ka administruar për 1 periudhë 1 vjeçare provat. Sipas vendimit 84 dhe 140 të Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni Hetimor kishte për objekt ligjshmërinë e veprimeve të presidentit lidhur me zgjedhjet për organet vendore dhe për të verifikuar ligjshmërinë e vendimeve të presidentit, për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetuteses. Komisioni hetimor ka një përmbledhje ekzekutive, përfshin kuadrin ligjor, mbi bazën e të cilit u ngrit dhe zhvilloi veprimtarinë e tij, janë aktet e administruara në procesin hetimor, kërkesat për shkarkim, renditja e fakteve për të dy situatat mbi zgjedhjet vendore dhe emërimet e gjyk kushtetuese dhe propozimet e komisionit hetimor.

Në legjislacion shqiptar nuk ka pëërkufizim se çfarë është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Në referim të legjislacionit britanik, është abuzim me pushtetin. Komisioni hetimor referuar raporteve të Komisionit të Venecias dhe interpretimit teleologjik të termit shkelje e rëndë, vlerëson të analizojë rrethanat që kanë sjellë shkeljen dhe pasojat. Komisioni mori përsipër që të mos flasë për çështje që nuk janë në tagër të tij. Gjykata Kushtetuese do të ndohmonte në përcaktimin e termit shkelje e rëndë, nga analiza rezultuan disa shkelje, veprime dhe mosveprime të tij në kundërshtim me kushtetutën. Si në kuadër të ushtrimit të kompetencave, ashtu edhe në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Bazuar në shkeljet e presidentit, komisioni arrin në përfundimin se dekreti i presidentit për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe dekreti për emërimin e zonjës Marsida Xhaferllari si anëtarë të gjykatës kushtetuese janë akte anti kushtetuese. Janë shkelje që nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkim, por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për kuadrin kushtetues dhe ligjor, me qëllim për të evituar situatat bllokuese në të ardhmen.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, doli në konkluzionin, se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën me dy dekretet e tij, por nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkimin, e tij, por duhet marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen. Sipas Komisionit, veprimet e Metës nuk kanë pasur pasoja të rënda për vendin.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni per shkarkimin e metes seance plenare 27 korrik 2020 ulsi manja komisioni per shkarkimin e metes seance plenare 27 korrik 2020 ulsi manja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet