LIVE UPDATES
Politike

Akuzat për “Silikon mix”, Niko Peleshi i habit të gjithë: Njerëzit më lartë se unë janë të korruptuar, le të mos n

8 Shtator 2019, 11:12 Nga DOSJA
Akuzat për “Silikon mix”, Niko Peleshi i habit të

TIRANË– Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka shpërndarë një mesazh disi të çuditshëm në rrjetet e tij sociale.

Peleshi shprehet hapur se e keqja është kudo dhe se ajo bashkëjeton me të mirën brenda qenies së çdo njeriu pasi nuk i shqiten kurrë njëra-tjetrës.

Sistemi im moral është i thjeshte: Lart është e keqja dhe poshtë është e mira. Njerëzit me status hierarkik më të larte se unë janë të korruptuar, ndërsa ata që janë perreth meje janë viktimat e korrupsionit të tyre. Ekzistenca e çdo hierarkie është automatikisht provë e padrejtësisë,”-shkruan ndër të tjera Peleshi.

REAGIMI I PLOTË:

E MIRA, E KEQJA DHE DIÇKA TJETER…

E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetese dhe në luftë të vazhdueshme. Në të njëjtin univers, në të njëjtin shtet, qytet, lagje, shkalle pallati. Ato bashkejetojne edhe brenda qenies se cdo njeriu. Nuk janë të ndara dukshem. Nuk i shqiten njera-tjetres. Keshtu janë edhe sistemet. Nuk ka sisteme puritane ashtu sikunder nuk ka sisteme totalisht të korruptuara.

Ai që bën diferencen midis njerëzve, shoqërive, sistemeve dhe shteteve është raporti i të mirës me të keqen. Diku dominon e keqja, diku dominon e mira. Por brenda një shoqerie une mendoj se ky raport është i njëjtë. Të gjitha hallkat e një shoqërie tentojnë këtë raport. Shoqëri të ndryshme kanë vlera të ndryshme të këtij raporti.

Ne Shqipëri sot perceptohet politika si një hapësire e dominuar totalisht nga e keqja. Po ashtu edhe drejtësia. Për rrjedhoje të gjitha perpjekjet dhe të gjitha veshtrimet janë drejtuar andej. Por pak a shumë raporti ndërmjet të mirës dhe të keqes, qëndron si një mesatare morale e shoqërisë. Një mesatare e pamëshirshme që i terheq të gjithë tek vlera e vet. Jo vetëm politikën. Jo vetëm drejtësinë.

Rruga e duhur është rritja e kësaj mesatareje, e këtij raporti, në të gjitha sistemet paralelisht. Një sistem drejtësie i pastruar plotësisht përmes një operacioni të pazakonshëm pastrimi, herët a vonë do të shkonte drejt kësaj mesatareje. Një klasë e re politike, e pastruar nga mëkatet, por e rrethuar nga problemet morale të mediave, klasës së biznesit apo edhe opinionit publik në tërësi, do të rreshkiste drejt mesatares morale të shoqërisë.

Ta shohësh të mirën dhe të keqen si të ndara do të thote të mendosh si fanatik dhe t’i shërbesh përkeqësimit të raportit ndermjet tyre.

Pardje David Brooks në kolonën e tij në Neë York Times publikoi shkrimin “Dhe tani një fjalë nga një fanatik”. Po bashkëngjit një paragraf që përshkruan mendimet e një fanatiku në raport me botën dhe që është relevant me sa kam shkruar më sipër:

“Katastrofa është mendësia ime. Katastrofa përshkruhet thjesht: Shoqëria është totalisht e korruptuar. “Sistemi” është totalisht i kalbur. Unë jam i tmerruar nga mëdyshja dhe ambivalenca, nga ideja se gota mund të shihet gjysëmplot. Unë kapem pas shembullit ekstrem të gjithçkaje dhe e pergjithësoj. Në këtë menyre une krijoj të vërtetën time: Nëse një emigrant ka kryer një krim, të gjithë emigrantet janë kriminele.
Sistemi im moral është i thjeshte: Lart është e keqja dhe poshtë është e mira. Njerëzit me status hierarkik më të larte se unë janë të korruptuar, ndërsa ata që janë perreth meje janë viktimat e korrupsionit të tyre. Ekzistenca e çdo hierarkie është automatikisht provë e padrejtësisë.”

Nëse politika do të perceptohet totalisht e korruptuar, në politikë do të militojnë gjithnjë e pak njerez të ndershem e me dinjitet.

Na duhen më shumë politikanë të ndershem, por na duhen edhe media me të përgjegjshme në raport me misionin publik jo vetëm në raport me përfitimin, biznese me pergjegjshmëri sociale jo vetëm individuale, profesionistë që i kontribojne shoqërisë me dijet e tyre, shoqëri civile proaktive.

Na duhet t’u mësojme fëmijëve në shkolla një perkufizim të ri për vleren. Vlerën e përbërë jo vetëm nga materia por edhe nga shpirti, nga kontributi social.
Nuk është e pamundur.
Nuk mungojnë iniciativat e para.
Dy të rinj shqiptare, inxhiniere IT në Silicon Valley, Ori dhe Aleksandri së bashku me disa miq amerikanë filluan këtë vit një iniciativë vullnetare për të edukuar një grup nxënësish shqiptarë me konceptet e mendimit kritik dhe më pas për t’i aftesuar në fushën e programimit me mentorë nga Universiteti i Standfordit. Kur e pyeta Aleksandrin çfare e motivon të marre kohë nga puna jopak fitimprurese si inxhinier pranë kompanisë Ëhatsapp për t’i sherbyer kesaj iniciative, më tha se përgjigjja lidhet me përkufizimin e vlerës dhe pasurisë. Nuk je i pasur kur ke të ardhura të larta. I pasur je kur ke edhe kontribute për të tjeret, për brezin e ri, për vendin tend, më tha Aleksandri.

Kështu e përmirësojmë hap pas hapi e ditë pas ditë raportin e të mires me të keqen duke rritur të mirën në shoqëri. Dekadenca morale është ngjitëse për shkak se shoqëria është një sistem ingranazhesh të lidhur me njëri-tjetrin. Pastrimi i vetëm njërit prej tyre nuk bën punë.
Le të mos na pezmatoje e keqja. Ajo shpesh te jep forcën kundërvepruese për ndryshim.
E ndonëse nuk mund të ketë fitore përfundimtare të së mirës mbi të keqen, mund t’ia dalim të shërojmë me durim plagët që e keqja krijon në trupin e shoqërisë sonë dhe të ujitim të mirën. Me durim dhe në çdo pjesë duke kujtuar gjithmonë se çfarë është më e padukshme apo më e vogël nuk do të thotë se është më e mirë.
E keqja është kudo.
E mira është kudo.

==================

P.S. Për ata që kane durim të lexojne pak më tepër, po postoj një pjesëz të përkthyer nga libri i Janis Varufakis “Bisedë me vajzën time rreth ekonomisë ose si funksionin kapitalizmi dhe si dështon ai”:

Në ishullin e Aeginës ka rënë muzgu. Është verë. në jemi ulur në verandë me vështrimin e hedhur matanë detit tek dielli që skuq gjithë shkëlqim prapa maleve të Peloponezit. Njëlloj siç bënte im atë me mua kur isha i ri, fillova edhe une të të tregoj me terma shkencorë pse dielli bëhet i kuq kur zhduket ngadalë në horizont. Ti fillon të bezdisesh.
Me vone, po atë mbrëmje, marrim barken tonë me disa miq dhe Parisin, djalin e tyre të vogël dhe nisemi për tek taverna jonë e zakonshme në Marathona Beach. Teksa porositim darkën Parisi fillon me shakatë e tij pandalim. në biem përmbys së qeshuri, madje edhe ti që zakonisht qesh e fundit.
Para se të arrijë ushqimi kapiten Kosta, që e ka lidhur barken e tij të peshkimit ngjitur me tonën në molin përballë tavernës, të kërkon ty një nder. Spiranca i është kapur në një shkemb në fund të detit dhe nga perpjekjet për ta terhequr lart i është keputur zinxhiri. “Të lutem”, të thotë “meqenese une e di që ty të pëlqen zhytja, mund të hidhesh e ta lidhësh këtë litar tek zinxhiri i spirancës? Mund ta bëja vetë por më ka kapur keqas reumatizma sot.” “Sigurisht” i pergjigjesh ti duke iu gëzuar mundësise për të qënë heroina e momentit, meqënëse edhe zhytjen në det e ke me qejf.
Perëndimi i diellit. Bezdija jote nga unë. Shakatë e Parisit. Gëzimi nga zhytja në det meqënëse ta kërkoi Kapiten Kosta. Këto janë gjërat e kënaqësisë së kësaj vere për ty. Me përkufizim këto quhen “të mira”, përkundër “të këqijave” si për shembull ndjenja që të shkakton një shok i lënduar, detyrat e mërzitshme të shtëpisë apo vetmia dhe pasiguria për jetën. Tani ver re ndryshimin ndërmjet këtyre të mirave që të mbushin jetën me gëzim e lumturi dhe të mirave siç iu referohemi në ekonomi: sendet që ti i gjen në raftet e dyqaneve, që shiten në Amazon e që televizori insiston që të nevojiten. Ato janë diçka më tepër, ndoshta edhe diçka më pak, por me siguri diçka shumë e ndryshme. në edhe këtyre të dytave iu referohemi si “të mira”, por mbase një fjalë tjetër, sidoqoftë më pak konfuzuese, do të ishte “MALLRA”.

Nuk dihet se çfarë e ka nxitur ish-zëvëndësin e kryeministrit Edi Rama që të “hapë zemrën” me ndjekësit e tij. Ndoshta kanë ndikuar akuzat e shumta që mori lidhur me “Silikon Mix”, si një pleh i dëmshëm për shëndetin e njerit. Megjithatë në mbrojtje të tij doli Ministria e Bujqëisë, e cila sqaroi se plehu ishte i lejuar nga ligji që të përdorej.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “silikon mix” niko peleshi “silikon mix” niko peleshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet