LIVE UPDATES
Bota

Akuza të rënda kundër Greqisë, azilkërkuesit jetojnë me frikën e burgosjes pa vendim gjykate

29 Maj 2021, 18:57 Nga DOSJA
Akuza të rënda kundër Greqisë, azilkërkuesit

GREQI- Azilkërkuesit në Greqi jetojnë me frikën e burgosjes pa vendim gjykate, dhunës arbitrare të policisë greke e dëbimeve ilegale. Ekspertët kërkojnë një sistem të pavarur kontrolli.

Pas një gjysmë viti mbylljeje, kafenetë në qendër të Selanikut janë plot njerëz. 26 vjeçarja britanike, Hope Barker është e gëzuar të shohë kaq jetë në rrugët e Greqisë. Ajo jeton nga viti 2018 në Selanik dhe punon për organizatën “people on the move”. Fjala është për mbështetjen e migrantëve që jetojnë legalisht ose ilegalisht në Greqi. Hope rrëfen, se që nga shpërthimi i pandemisë, gjendja e refugjatëve është keqësuar dukshëm. “Ka dënime për të pastrehët, që qëndruan jashtë gjatë lokdaunit.” Sipas Hope Barker azilkërkuesit janë mbajtur në kampe apo janë burgosur në mënyra të tjera, pavarësisht nëse kishin dokumente apo jo.

Hope Barker është pjesë e organizatës që monitoron dhunën në kufij, “Border Violence Monitorinig Network, BVMN, një organizatë e pavarur që regjistron gjendjen e migrantëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin. Në një kohë që vëmendja e opinionit botërore është përqëndruar në ishujt si Lesbos dhe kampin e ri Mavrovouni, që në media njihet si “Kara Tepe”, policia greke vepron në veri të vendit jashtë vëmendjes së mediave. Ndërkohë migrantët raportojnë për rrëmbime nga policë në mes të rrugës apo nga kampi i afërm Diavata. Jo vetëm kaq. Organizata për të drejtat e njeriut, si BVMN ngrenë akuza të rënda kundër autoriteteve greke të sigurisë. Në gjashtë burgjet e dëbimit brenda Greqisë, ish-të burgosurit raportojnë për dhunë strukturore dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.

Arrestime arbitrare

Shumë migrante dhe migrantë jetojnë në Greqi në rrugë. Në zonat e prostitucionit pranë stacionit të Selanikut ata fshihen natën në shtëpi të braktisura apo trena të dalë nga përdorimi, gjithmonë me frikën e policisë. Frika kryesore: dëbimi ilegal në Turqi, që do të thotë që autoritetet greke i çojnë ata në kufirin e lumit Evros, merren nga kontrabandistë të huaj, që me gjasë bashkëpunojnë me autoritetet greke, dhe dërgohen pastaj në bregun turk. “Unë kam dokumenta. Por na duhet të fshihemi, sepse ndryshe policia na kap.” -thotë Reza, një 23 vjeçar nga Afganistani. Në orët e mbrëmjes ai kërkon një vend për të fjetur bashkë me të njohur të tij. “Kam katër muaj që jetoj këtu dhe kërkoj punë, po nuk gjej asgjë.”

Edhe migrantëve, të cilëve iu është njohur azili nuk gjejnë dot punë apo strehim në Greqi. Veç dëbimeve ata kanë frikë edhe nga dërgimi në ndonjë nga burgjet e dëbimit. Një ish-i burgosur i burgut të dëbimit, Paranesti në veriun grek, rrëfen për organizatën, BVMN, se “të burgosurit kanë shumë pak për të ngrënë, atyre nuk u jepet veshje dhe goditen apo ofendohen rregullisht.” Nëse ata ankohen për rojet për këtë gjendje, atëherë vijnë policë të maskuar dhe i rrahin keq. Ai vetë thotë, se është rrahur disa herë.

Hope Barker thotë, se ky nuk është një rast i vetëm. Metodat e autoriteteve greke të sigurisë janë brutale, si në kampe ashtu edhe në burgjet e dëbimit apo kthimet ilegale. Migrantët kanë raportuar për keqtrajtim me orë. “Njerëzve iu është rruar koka. Këto nuk janë thjesht dëbime, kjo është shumë e dhunshme.”

Avokati i Popullit pa mjete dhe kompetenca

Qeveria greke hesht për këto akuza ose i hedh poshtë ato. Avokati i Popullit, Andreas Potakis ka publikuar një raport, ku ai shprehet për disa raste. Ai kritikon mungesën e mjeteve për të kryer hetime më të gjera dhe të kompetencave. Potakis i ka bërë thirrje autoriteteve të policisë të hetojnë vetë këto akuza, por përgjigja që ka marrë është, se hetimet e brendshme kanë konfirmuar, se nuk ka pasur shkelje të ligjit nga policët grekë.

Dimitris Koros, avokat në Këshillin e Refugjatëve të Greqisë kritikon ashpërsimin e ligjit të azilit në Greqi. Policia, sipas këtij ligji, mund të arrestojë edhe azilkërkues me dokumente të vlefshme për shkeljet më të vogla ligjore dhe t’i dërgojë në burgjet e dëbimit, edhe pa vendim gjykate. “Kjo është një botë paralele me sistemin e së drejtës penale”, thotë Koros për Deutsche Wellen. Për të këto ligje janë ekstreme.

Europa si fortesë

Në Greqi po merr formë fortesa Europë. Burgjet e dëbimit brenda vendit, hotspotet e reja në ishuj: Të gjitha këto komplekse të sigurisë së lartë financohen me fonde europiane. Edhe në qendrën e mirëseardhjes dhe identifikimit, Diavata po ngrihet një mur tre metra i lartë, me porosi të Organizatës Botërore të Migracionit, IOM, organizatë e refugjatëve të OKB. Në dokument flitet vetëm për një “gardh”. Në një takim me shtypin të organizuar më 26 maj, Gianluca Rocco, drejtues i IOM për Athinën shprehet se qendrat e mirëseardhjes do të mbeten të hapura. Pyetjes së Deutsche Welles, nëse IOM e di, se gardhi, për të cilin flitet, në fakt është një mur betoni, Rocco i përgjigjet. “IMO administron një projekt, që financohet nga BE. Ky projekt mbështet autoritetet greke në administrimin e 31 kampeve në brendësi.” Këtu bëjnë pjesë edhe aktivitete të ndërtimit dhe mirëmbajtjes. “Ka pasur një kërkesë të qeverisë greke për të ngritur një gardh në Diavata dhe në tre vende të tjera.” IOM e ka vlerësuar këtë dhe e ka informuar Athinën për mundësitë.

Për të mënjanuar shkelje të tjera të ligjit, Hope Barker, aktivistja për refugjatët kërkon krijimin e një mekanizmi të pavarur të kontrollit nga organizatat që e njohin mirë situatën e migrantëve. “Ky duhe të financohet nga Komisioni Europian në mënyrë të pavarur. Përveç kësaj duhet të ketë kontrolle të paparalajmëruara në kufij.” Vizitat e paralajmëruara, si ajo e Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët, UNHCR nuk mjaftojnë për të siguruar, që policët grekë në vendin anëtar të BE, Greqi t’i përmbahen së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi.

Marrë nga DW

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andreas potakis azitkerkuesit ne greqi dimitris koros hope barker andreas potakis azitkerkuesit ne greqi dimitris koros hope barker

Sondazh

Poll
Bota 29 Maj 2021, 16:38

GREQI– Infermierët e një azili në Greqi kanë filmuar skenat ku  abuzonin dhe talleshin me të moshuarit, për të cilët duhet që të kujdeseshin. Videot e pub...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër