5 Tetor 2022, 17:14
Nga k.m.
Alket Shatro
TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të komisariatit Nr. 6 në kryeqytet Alket Shatro është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aty, Shatro është mbajtur dhe është marrë në pyetje për rreth 40 minuta.
Burime të "OraNews" bëjnë me dije se Shatro mësohet se është marrë në pyetje në lidhje më dëshminë e vrasësit me pagesë, tashmë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka pretenduar se i implikuar në ngjarje ishte edhe oficeri Leonard Palushi.
Po ashtu, sipas të penduarit të drejtësisë me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa. 7 ditë pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, në një servis në Peqin në pronësi të Albert dhe Seit Manhasa është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit, e llojit pistoletë.
Në dosjen hetimore pretendohet se Leonard Palushi ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan, Arjan Muçën lidhur me ngjarjen, e më pas, ai ia ka deleguar çështjen zëvendësit të tij, Alket Shatros. Ky i fundit më pas ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë. Pikërisht për "punën" e tij në servis mendohet se është pyetur për më shumë detaje zyrtari i Policisë. Por nuk ka asnjë të dhënë se ç'mund të ketë dëshmuar për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Gjithashtu, nuk dihet nëse Shatro ka pasur ndonjë ballafaim me dëshmitarë të tjerë të ngjarjes.
alket shatro nuredin dumani alket shatro ne spak vrasja e emiljano ramazanit
Aktualitet
5 Tetor 2022, 17:06
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Vlerat e larta të presionit në vend do të vijojnë të ndikojnë në motin e qendrueshëm. ...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 16:42
k.m.
Indrit dhe Gentian Beqiraj
TIRANË- Gazetari Elton Qyno u shpreh se polici Flamur Bejko ka kontraktuar 2 vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqi...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 16:51
F.M
18-vjeçari i arrestuar
KORÇË- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës p...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 16:20
F.M
Foto Ilustruese
FUSHË KRUJË- Një 82-vjeçar me inicialet K. B., banues në Barkanush, të Krujës është gje...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 16:03
F.M
Vendi ku u gjetën armët
TIRANË- Baza e armëve që u gjetën në Tiranë, në zonën e '5 Majit' është...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 16:03
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Durrësit bën të ditur se një person është vetëplagosur me armë zjarri në...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 15:40
k.m.
Pamje nga depoja e armëve
TIRANË- Dalin pamjet e para nga depoja me armë zjarri tek "5 maji". Siç duket edhe nga fotot e mëposht...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 15:29
e.k
Foto ilustruese
SHKODËR- Fëmijë dhe prindër të zonës së Golemit dhe Grudës në Bashkinë Shkodër ...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 15:26
e.k
Harta që tregon indeksin e resurseve natyrore
TIRANË- Pothuajse të gjitha vendet nuk janë në rrugën e duhur për të ...
Aktualitet
5 Tetor 2022, 15:10
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 122 vite burg për 7 të pandehurit për grabitjen e eurove nga aeroporti i Rinasit. Edhe pse Prokuroria e Posa&cc...