Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Pas ndjekjes është kapur dhe arrestuar.
KORÇË- Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës pasi është kapur në tentativë për të trafikuar armë drejt Greqisë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar personi me inicialet O. S, banues në Korçë. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. I riu u lokalizua teksa udhëtonte me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet transportonte armë zjarri. Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Pas ndjekjes është kapur dhe arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Fajanca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje.
Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin në të cilin u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte drejt Greqisë, vihet në pranga 18-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri (pushkë automatike), municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, pas një hetimi 1-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fajanca”.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 18 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri. Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë shtetasit O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuuar si të implikuar në të.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
Foto Ilustruese FUSHË KRUJË- Një 82-vjeçar me inicialet K. B., banues në Barkanush, të Krujës është gje...
Vendi ku u gjetën armët TIRANË- Baza e armëve që u gjetën në Tiranë, në zonën e '5 Majit' është...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Durrësit bën të ditur se një person është vetëplagosur me armë zjarri në...
Pamje nga depoja e armëve TIRANË- Dalin pamjet e para nga depoja me armë zjarri tek "5 maji". Siç duket edhe nga fotot e mëposht...
Foto ilustruese SHKODËR- Fëmijë dhe prindër të zonës së Golemit dhe Grudës në Bashkinë Shkodër ...
Harta që tregon indeksin e resurseve natyrore TIRANË- Pothuajse të gjitha vendet nuk janë në rrugën e duhur për të ...
Foto ilustruese TIRANË- 122 vite burg për 7 të pandehurit për grabitjen e eurove nga aeroporti i Rinasit. Edhe pse Prokuroria e Posa&cc...
Foto Ilustruese DURRËS- Një 60-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i moshuari teksa...
Vendi ku u gjetën armët TIRANË- Zbulohet një bazë armësh në Tiranë. Arsenali me anti tank, snajper dhe kallashnikov...
Policia greke GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar dhe një 28-vjeçare greke janë arrestuar në qendër të Athinës ...