LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarret që shkrumbuan Shqipërinë, çfarë ka ndryshuar nga 2021?

Dhe për ti bërë ballë kësaj fatkeqësie, janë zjarrfikësit e vetëm, pa asnjë ndihmë, pa asnjë mjet, por vetëm me degë pemësh dhe lopata gjysmake, të cilat nuk arrijnë dot të shuajnë një vatër zjarri minimale, jo më një pyll të gjithë.

13 Gusht 2025, 14:32 Nga Izmir Akulli

Zjarret që shkrumbuan Shqipërinë, çfarë ka ndryshuar

Zjarret që kanë përfshirë Shqipërinë në ditët e fundit, kanë nxjerr në pah paaftësinë e shtetit për të t'i bërë ballë një situatë të tillë. 1 i vdekur, dhjetra banesa të shkrumbuara dhe mijëra hektarë me toka e pyje të pushtuara nga flakët është bilanci i vetëm dy ditëve të fundit në vend. Dhe për ti bërë ballë kësaj fatkeqësie, janë zjarrfikësit e vetëm, pa asnjë ndihmë, pa asnjë mjet, por vetëm me degë pemësh dhe lopata gjysmake, të cilat nuk arrijnë dot të shuajnë një vatër zjarri minimale, jo më një pyll të gjithë.

Por çfarë po bën qeveria përball kësaj situatë?

Kryeministri Edi Rama, vetëm me postime në Facebook dhe X, duket se ka marrë situatën në dorë, duke reklamuar punën e palodhur të zjarrfikësve tanë, por pa ofruar asnjë lloj mbështetje për t'i lehtësuar punën atyre. Me kërcënime e presione për të futur në burg qytetarë që ndezin zjarre, por duke refuzuar të mbaj premtimet që ka bërë vetë në kohë fushatë elektorale për avionë zjarrfikës. Jo më larg se ditën e sotme, Rama i ka bërë një llogari Greqisë dhe zjarreve që përfshin këtë vend, duke tentuar që të shfaqësojë qeverinë e tij për dështimin në përballjen kundrejt kësaj situate.

"Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët," shkruan Rama.

Por jo me larg se 3 muaj më parë, në fushatë elektorale, ishte po Rama që deklaroi i bindur se në këtë verë, Shqipëria do të kishte 2 avionë zjarrfikës të saj, Por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur dhe ky rezultoi një tjetër premtim elektoral, që u harrua sa përfunduan zgjedhjet.

“Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër”, tha Rama në fushatë. 

Ku janë avionët e premtuar?

Vetë Ministri përgjegjës për këtë situatë, Pirro Vëngu jo më larg se më 29 korrik, deklaroi se është realizuar procedura për blerjen e avionëve. 

“Janë alokuar fondet, kemi buxhetin dhe kemi realizuar edhe procedurën për blerjen e dy avionëve zjarrfikës”, tha Vëngu.

Por në kundërshtim me çfarë tha Ministri Vëngu, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se ky proces është në zhvillim e sipër, pa dhënë asnjë datë se kur mund të vijnë avionët.

“Blerja e këtyre avionëve është në proces, i cili po shkon drejt përfundimit”, tha Ministria e Mbrojtjes për Faktoje.

6 milion dollarë për satelitët Albania 1 dhe Albania 2 dhe asnjë rezultat

Në tetor të vitit 2021, pasi Shqipëria kishte kaluar një situatë katastrofike me zjarret që shkrumbuan gjithçka, Edi Rama premtoi se qeveria kishte parashikuar mbrojtje nga zjarret, duke përdorur satelitët Albania 1 dhe Albania 2. Vetëm një vit më vonë, Rama paralajmëroi lëshimin e satelitëve në hapësirë, ku ndër të tjera përmendi ndihmën kundër zjarreve.

"Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë," shkroi Rama.

Zjarret që shkrumbuan Shqipërinë, çfarë ka ndryshuar

Por në të vertëtë, satelitët e vetmja gjë që po përdoren janë për të bërë fotorgafime të vendit dhe për harta. Sipas drejtueses së Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, Vilma Tomço, fotot e marra nga satelitët, shërbejnë për të evidentuar dëmet nga zjarret, por jo për ti parandaluar ato. Por deri më tani nuk ka ardhur asnjë paralajmërim për zjarret dhe nuk është marrë asnjë masë kundër tyre. 

“Gjatë vitit të kaluar ne bëmë një mbulim të vendit me ortofoto, dhe në vitin 2024 po bëjmë mbulimin e dytë me qëllim që të shikojmë ndryshimet që kanë ndodhur në tokë. Shikojmë si ndryshojnë burimet ujore, apo fauna. Ne japim informacione se ku janë zonat e thata dhe shohim që mund të ketë rreziqe për zjarre dhe informojmë për marrjet e masave. Pastaj evidentojmë dëmet që bëhen nga zjarret apo dhe nga përmbytjet. Jep një pamje financiare për të bërë institucionet përllogaritjet e dëmeve”, u shpreh në Komisionin e Veprimtarisë drejtuesja e ASIG Vilma Tomço.

Si çdo vit dhe kjo verë po kalon me zjarre masive që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit. Por masat e vetme të marra janë, puna njerëzore e zjarrfikësve të pa lodhur, që me degë pemësh po luftojnë të vetëm shuarjen e flakëve dhe ushtria që është ngjitur në zonat me flakë me lopata në duar./Dosja.al

edi rama zjarret ne shqiperi pirro vengu

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Gusht 2025, 12:15 E. D

REL: Shqipëria në luftë me flakët

foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është duke u përballë me një gjendje të vështirë zjarresh, si pasoj&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet