LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 21 vatra, 9 mbeten ende aktive

Sipas njoftimit, në qarku Dibër, në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë zjarri po zhvillohet në tre vatra me intensitet të ulët gjatë natës. Po ashtu bëhet me dije se vazhdon aktive vatra në fshatin Ulëz, bashkia Mat.

22 Korrik 2025, 10:11 Nga M.B
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit
Foto ilustruese

TIRANA-  Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një informacion mbi situatën e zjarreve teksa thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 9 janë ende aktive. Sipas njoftimit, në qarku Dibër, në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë zjarri po zhvillohet në tre vatra me intensitet të ulët gjatë natës. Po ashtu bëhet me dije se vazhdon aktive vatra në fshatin Ulëz, bashkia Mat.

Ministria njofton se në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e rënë zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi” një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Ndërkohë, në qarku Vlorë, në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vijuar puna pasi zjarri është shumë intensiv. 

Gjithashtu në qarkun e Elbasanit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në pyll gështenje në fshatin Shmil njësia administrative Labinot-Mal. Raportohet se në qarkun Lezhë, vijon puna në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. 

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në qarku Korçë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, në fshatin Vernik, bashkia Devoll dhe në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec, bashkia Korçë. Ndërkohë në qarku Gjirokastër, në fshatin Kosinë, bashkia Përmet vijon puna në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave, për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktive. 

Njoftimi:

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive dhe 1 në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Vlorë, Elbasan, Belsh, Kurbin, Devoll, Korçë, Maliq, Përmet, Shijak dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:

• Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë. Zjarri po zhvillohet në tre vatra me intensitet të ulët gjatë natës.Vatrat e zjarrit janë aktive mbi fshatin Gurë Lurë, rreth liqenit të zi dhe në Fushën e pelave. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit operoi 1 avion Canadair nga shteti Italian. Ditën e sotme janë angazhuar forcat operacionale dhe 30 forca ushtarake të FA-së për shuarjen e zjarrit.

• Vazhdon aktive vatra në fshatin Ulëz, bashkia Mat

• Në fshatin Zall Gjoçaj, bashkia Mat, ka vijuar puna për shuarjen e rënë zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Përroi i Zi” një sipërfaqe pyjore me pisha dhe ah. Relievi shkëmbor është shumë i thyer dhe kjo e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

• Qarku Vlorë, Në Sotiran, në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vijuar puna. Zjarri është shumë intensiv. Digjen shkurre dhe fier poshtë pyllit me pishë. Flakët të ndihmuara nga era ditën e djeshme përfshinë edhe kurorë të pishës duke e bërë problematike gjendjen. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë operuar 2 avionë Canadair nga shteti Grek. Ditën e sotme vazhdon operacioni me forcat operacionale, të ndihmuar me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter të FA-së.

• Qarku Elbasan ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në pyll gështenje në fshatin Shmil njësia administrative Labinot-Mal.

• Qarku Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe pemë lisi, në afërsi të tunelit të Shkopetit, në rrugën Shkopet-Burrel. Ndërhyrja ajrore ka shmangur përhapjen drejt banesave. Terreni është i vështirë për ndërhyrje me mjete. Sot vazhdon puna për prerjen zjarrit, në lartësitë mbi fshatin Lurth. Rrezik për banesa nuk ka.

• Qarku Korçë. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, në fshatin Vernik, bashkia Devoll. Vatra është vënën në kontroll. Ditën e sotme janë angazhuar forcat operacionale për shuarjen e plotë të zjarrit.

• Në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec, bashkia Korçë .Ditën e sotme janë angazhuar forcat operacionale për shuarjen e plotë të zjarrit.

• Qarku Gjirokastër, në fshatin Kosinë, bashkia Përmet. Në fshatin Kutal janë përqendruar pjesa më e madhe e forcave, për shuarjen e zjarrit, pasi është ende aktive. Rrezik për banesa nuk ka.
Në monitorim

• Zjarri ka kaluar në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë dhe po monitorohet nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 1 automjet zjarrfikës dhe 9 efektivë.

Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 32 hektarësh të djegur.
Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 51 automjete zjarrfikëse dhe 684 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 185 forca nga FA me 19 mjete dhe 2 Helikopterë.
Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve. Sipas IGJEUM, sot nuk priten reshje.

Zjarret në pyje: Sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Durrës pritet nivel rrezik “I MODERUAR”, kurse rrezik “I LARTË” nё zona tё lokalizuara qarku Durrës (Jug Lindje). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në menaxhimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë territorin. U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë zjarri pranë autoriteteve përkatëse.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet