Sot seancë plenare/ PD interpelancë me ministrin Hoxha, pritet shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH-së, në rend ...
Aktualitet
VIDEO/ Zjarr në servisin e makinave në Durrës, flakët mbulojnë zonën, dëshmitarët: U krijuan shtëllunga të mëdha tymi
Nuk dihet nëse zjarrëfikësja është e pranishme në vendngjarje për të vënë në kontroll flakët e zjarrit.
25 Shtator 2023, 11:23Nga h.k
Zjarri
DURRËS- Një servis makinash dhe një sallon automjetesh janë përfshirë nga flakët në Xhafzotaj të Durrësit. Sipas pamjeve të publikuara nga 'JOQ', shihen imazhet e flakëve brenda ambientit dhe tymi i madh që ka përfshirë zonën. Nga informacionet bëhet e ditur se janë djegur rreth 18 makina dhe se zjarrëfikësit janë duke hasur vështirësi në shuarjen e flakëve.
Nga informacionet ende nuk bëhen të ditur rrethanat e ngjarjes dhe nuk dihet nëse zjarrëfikësja është e pranishme në vendngjarje për të vënë në kontroll flakët e zjarrit.
Dëshmia në videon e JOQ:
"Jemi Live nga Xhafzotaj, Durrës! Një servis “pikë këmbimi pjesësh për automjete amerikane”, dhe njëkohësisht sallon mjetesh për shitje ka marrë flakë duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi ashtu siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga JOQ. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes!"