LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, flasin kandidatët shqiptarë: Të bashkuar mund të sjellim ndryshimin

“Slogani im i fushatës zgjedhore është "Të Bashkuar për Ndryshim" dhe besoj fuqishëm se vetëm të bashkuar mund t'ia dalim dhe ta sjellim ndryshimin, tha zoti Malaj.

19 Maj 2023, 15:32 Nga I.A
Zgjedhjet parlamentare në Greqi, flasin kandidatët shqiptarë:
Fatos Malaj

GREQI- Në prag të zgjedhjeve parlamentare që mbahen të dielën në Greqi dy kandidatët shqiptarë Fatos Malaj dhe Pati Vardhami thonë se nëse e fitojnë mandatin, do të anagzhohen fuqimisht për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve të huaj, ku pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptarët.

“Qëllimi im është të jem zëri i të rrezikuarve dhe emigrantëve për të ngritur lart agjendën politike, problemet e mëdha me të cilat përballen, dhënien e zgjidhjeve me politikat integruese dhe të barazisë “ i tha Zërit të Amerikës Fatos Malaj, që kandidon në kryeqytetin grek Athinë, për Partinë PASOK - Lëvizja për Ndryshim.

“Slogani im i fushatës zgjedhore është "Të Bashkuar për Ndryshim" dhe besoj fuqishëm se vetëm të bashkuar mund t'ia dalim dhe ta sjellim ndryshimin, tha zoti Malaj.

Sipas tij “shumë nga bashkëqytetarët shqiptarë që kanë kontribuar për shumë vite në ekonominë dhe shoqërinë greke janë ende në ankth për statusin e qëndrimit të tyre në vend. Të tjerë hasin pengesa në hapin e tyre përfundimtar të integrimit të plotë, të shtetësisë. Sfida të reja si pensioni tashmë janë në horizont, sidomos për kolegët tanë emigrantë që kanë kontribuar për Greqinë me punën dhe taksat e tyre “.

Fatos Malaj është ndërmjetësues kulturor i çertifikuar në Drejtorinë e të huajve dhe Emigracionit, me përvojë shumëvjeçare në shërbimet ligjore lidhur me emigrantët.

Ai themeloi Organizatën Joqeveritare “AROGI”, që punon në mbrojtje të të drejtave të njeriut duke ndërmarrë një sërë nismash për përmirësimin e kuadrit ligjor të emigracionit në Greqi.

Gjatë periudhës 2012-2016, ai ishte anëtar i Seksionit për të Drejtat e Njeriut të Shteteve të Bashkuara.

Një tjetër kandidate në zgjedhjet parlamentare greke është Pati Vardhami që kandidon në Athinë për Nismën “MeRA25”.

“Vitet e para këtu nuk kanë qenë të lehta dhe kanë kërkuar fuqi mendore e shpirtërore nga të gjithë pasi edhe pengesat institucionale kanë qenë të mëdha", tha për Zërin e Amerikës , Pati Vardhami.

E diplomuar në Organizim Biznesi, Studime Politike e Sociale, si dhe Filozofi Bashkëkohore e Arte në Athine dhe Londër ajo tha se “kishte eksperiencë pune në të tre këto fusha dhe aktualisht punonte në sektorin e artit bashkëkohor.

E pyetur se çfarë e shtyu të kantidonte në Greqi zonja Vardhami tha se ishte aktiviste e të drejtave feministe e ato të emigracionit prej disa vitesh dhe kishte qenë pjesë aktive në organizime të shumta.

“Jam e aktivizuar me grupe te ndryshme sociale dhe midis te tjerave dhe me lëvizjen ndeëeuropiane “Diem25”. Kjo e fundit është e lidhur me nismën politike “MeRA25”, e cila më ka ofruar kandidaturën për zgjedhjet”, tha zonja Vardhami.

E pyetur se çfarë mund të bëhet me shumë per te drejtat e emigranteve te huaj,përfshirë ata shqiptarë në Greqi që përbëjnë rreth 60% të të huajve zonja Vardhami u përgjigj:

“Mund dhe duhet te bëhet shumë më tepër. Të gjithë emigrantët e huaj si edhe ata shqiptarë përjetojne probleme të thella sociale. Problemet e marrjes se pensioneve, pajisjes me nënshtetësi, hasin ende pengesa ligjore. Ka probleme bazike për jetën e komunitetit dhe e vetmja mënyre drejt zgjidhjes se tyre eshte aktivizimi social e politik dhe përfaqësimi në qendrat e marrjes së vendimeve” , tha zonja Vardhami.

Në zgjedhjet parlamentare të 21 Majit që mbahen në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj. Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që kanë ndarë arsimimin në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë greke të Emigracionit nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë, deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë. Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë, sipas përllogaritjeve parapake, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet paramenatre greke të 21 majit.

Marrë nga VOA

fatos malaj pati vardhami

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë