Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke filluar nga 14 prilli, kur edhe nis zyrtarisht fushata elektorale, krerët e Prokurorive të marrin masa për organizimin dhe funksionimin e gatishmërisë së përforcuar.
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka ngritur strukturën e përkohshme që do të merret me zgjedhjet lokale të 14 majit. Po ashtu ka nxjerrë edhe një qarkore ku edhe kërkon nga drejtuesit e prokurorive që të marrin masa. Duke filluar nga 14 prilli, kur edhe nis zyrtarisht fushata elektorale, krerët e Prokurorive të marrin masa për organizimin dhe funksionimin e gatishmërisë së përforcuar. Gatishmëria do të vazhdojë deri me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nxori sot qarkoren për “Për masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2023 si dhe Urdhrin për “Caktimin e personelit në zbatim të udhëzimit të përgjithshëm nr. 3/2019, i ndryshuar për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore 2023”.
Me anë të kësaj qarkoreje, Prokurori i Përgjithshëm kërkon nga drejtuesit e prokurorive të rretheve gjyqësore, të marrin masa për organizimin dhe funksionimin e gatishmërisë së përforcuar në prokuroritë që drejtojnë duke filluar me datë 14 prill 2023 që sipas ligjit fillon fushata zgjedhore deri me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ-ja të organeve të qeverisjes vendore në njësitë administrative që mbulon rrethi gjyqësor i asaj prokurorie.
Nga ana tjetër, drejtuesit e prokurorive dhe prokurorët duhet të vlerësojnë dhe trajtojnë me prioritet dhe në afate optimale, çdo referim dhe/ose kallëzim për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve ose të çdo vepre tjetër penale që dëmton procesin zgjedhor, për kryerjen e hetimeve proaktive, dhe/ose përdorimin e mjeteve të posaçme të hetimit sipas ligjit, si dhe rritjen e intensitetit të hetimeve për këto grupvepra penale.
Sipas qarkores, prokurorët në kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal dhe për caktimin e masave të dënimit për këto grupvepra penale, duhet të bëjnë kujdes dhe vlerësojnë ashpërsimin e kërkimeve, si për llojin e masave të sigurimit personal, ashtu dhe për llojin dhe masat e dënimit për veprat penale në fushën e zgjedhjeve që janë më të përhapura dhe me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative në kompetencë tokësore të rrethit gjyqësor të gjykatës pranë të cilës ushtron funksionet ajo prokurori. Ndërkohë, struktura përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtuesit e prokurorive e prokurori për marrëdhëniet me publikun ne secilën prokurori, marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar dhe shkëmbyer informacione dhe dërgimin Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
SPAK TIRANË-GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive që shtetasi turk Ramazan Keskin. Në njoftimin e b&eu...
Reperi grek 'RACK' GREQI- Reperi grek i njohur me emrin 'Rack' i cili ishte shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar n...
Edi Rama TIRANË- Podkastet së fundmi janë kthyer në 'trend' në vendin tonë e kjo për shkak të politikanëve. Sa...
Gjykata TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Sajmir Karoshi, i cili akuzohet për një grabitje n&...
Foto ilustruese KAMËZ- Një 61-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kamzës pasi akuzohet p&eu...
Olsi polici TIRANË- Një ditë pas aksidentit të rëndë ku humbi jetën Oligert Dika, është arrestuar nga policia,...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot sekuestrimin e pasurive të Veip Ormën...
Gentian Talja dhe Henri Gjapi TIRANË- Personat në foto janë viktima dhe autori i ngjarjes së 5 ditëve më parë në&nb...
Foto ilustruese TIRANË- Një vajzë e re nga Kolumbia, e cila po hynte në Shqipëri përmes Rinasit, është vën&eum...
Policia KRUJË- Arrestohet Nikoll Dobruzi në Krujë. 31-vjeçari i dënuar me mbi 8 vjet burgim, për vjedhje në rreth...