LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet skema e mashtrimit me subvencionet/ Veterinerët rimatrikullojnë të njëjtët krerë, fitimet ndahen në gjysmë

Tufa e Seladin Biçakut e subvencionuar e para, i hiqen matrikujt dhe i rivendosen matrikuj të tjerë, gati 60 krerë për Fabianin dhe 100 për  Julianën.

1 Nëntor 2022, 21:13 Nga DOSJA
Zbulohet skema e mashtrimit me subvencionet/ Veterinerët
Kronikë e Fiks Fare

TIRANË- Emisioni Fiks Fare sjell një rast abuzimi në Karavasta të Divjakës, ku veterineri shet matrikuj për të rritur në mënyrë artificiale numrin e krerëve në tufa, që blerësit e tyre të përfitojnë sa më shumë para nga subvecionet. Fitimet e marra pa të drejtë nga subvencionimi ndahen mes punonjësve të shtetit dhe blegtorëve.Por çfarë parashikon skema e subvecioneve nga ana e shtetit për vitin 2022?

“Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.”

Por si ka ndodhur zhvatja e parave nga skema e subvencionit?

Blegtori në fshatin Karavasta të Divjakës pasi ka përfituar nga shteti subvencionin për 300 kokë dele ,bagëtitë e tij i ka shpërndarë në dy blegtorë të tjerë në mënyrë që të merrnin para më shumë nga subvencioni. Pavarësisht se në realitet dy blegtorët e tjerë kanë përkatësisht  90 dele i pari dhe 150 i dyti do të përfitonin subvencion për 150  dhe 300 dele.

Bashkëpunëtorët e Fiksit numërojnë krerët e bagëtive .  Në total 3 tufat  e blegtorëve Seladin Biçakut, Fabian Biçakut dhe Juliana Derkës  sëbashku kanë  590 krerë .Ndërkohë përfitojnë nga subvencioni për 750 krerë.

Tufa e Seladin Biçakut e subvencionuar e para, i hiqen matrikujt dhe i rivendosen matrikuj të tjerë, gati 60 krerë për Fabianin dhe 100 për  Julianën.

Fiksi shkon në tufën e Seladinit ai nuk i lejon bashkëpunëtorët ta shohin, madje kur e takojnë në fshat u thotë se ka 400 krerë. Ndërkohë është subvencionuar për 300 krerë, duke u përpjekur  të justifikojë atë që do deklarojë. Ndërsa Juliana thotë ka 100 krerë të Seladinit dhe tufën e saj prej 200 krerësh.

Ndërsa Fabiani deklaron se ka 150 krerë. Por i pyetur sesa krerë ka Seladini nuk pranon të tregojë edhe pse tufat e tyre janë në stallat ngjitur.

Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë veterinerin e shërbimit  Halit Roçi, i cili pranon se e ka bërë këtë gjë për Julianën,  pra ka marrë dele nga tufa tjetër për t’i rimatrikuluar . Madje i kërkon bashkëpunëtorit të Fiksit  pagesë, në këmbim për t’i dhënë matrikuj që të rrisë artificialisht tufën për të përfituar edhe bashkëpunëtori i Fiksit më shumë para nga subvencioni që jep shteti. Ai kërkon për 100 matrikuj 70 mijë lekë të vjetra,  ndërkohë blektori do marrë 1milion e 200 mijë lekë subvencion.  Por mashtrimi shtrihet edhe më tej kur i kërkon bashkëpunëtorit të Fiksit të takojë punonjësin e AZHBR për Lushnjën  dhe t’i japë  edhe atij   400-600 mijë lekë për t’i bërë subvencion.

Pra  blegtori paguan gati  gjysmën e parave që do marri, për 100 krerë fiktive do japë gati 600 mijë lekë, ndërkohë  për vete fiton 600 të tjera. Gjithashtu veterineri  thotë se këto skema mashtrimi me subvecionet i kanë bërë në  bashkëpunim  edhe me veterinerë të tjerë duke plotësuar dokumente fiktive sikur kanë bërë edhe vaksinat e brucelozës duke ja ofruar edhe bashkëpunëtorit të Fiksit. E vetmja pengesë që ju ka hapur probleme ka qenë një veteriner kontrolli i Lushnj♪7s dhe Divjakës  z.Zabit Liço. Gazetarët e Fiksit takojnë  z.Zabit Liço , veterinerin e shërbimit. Ai thotë se  ka dashur të zbatojë ligjin dhe se kur ka vajtur te Juljana ka gjetur 200 krerë,  por kur rivajti ka gjetur edhe  100 krerë  të tjera të matrikuluara.  Ai pohon se  përgjegjësi për matrikullimin mban veterineri i shërbimit, pasi duhet t’i shoh mirë kafshët që matrikulon nëse kanë qenë apo jo më para të matrikuluara.

Zabit Liço, pavarësisht se është  i rezervuar me gazetarët, pranon se veterineri tjetër ka bërë shkelje. Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë te punonjësja e sistemit “Ruda” e cila hedh të dhënat në sistem mbi numrin real të krerëve që firmosë veterineri i shërbimit. Kur Fiksi e pyet mbi numrin e krerëve të tufave, ajo shmang çdo përgjegjësi duke u shprehur se nujk e di  se çfarë bëhet në terren!

Marrë nga TOPCHANNEL 

fiks fare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet