LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet vendimi/ Arian Ndoja u ndëshkua se kishte folur në telefon me Vangjush Dakon e Rrumin e Shijakut

Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit. Fillojnë te lidhjet me një biznesmen ndërtimi në Durrës, me të cilin në vendim thuhet se ka qenë duke drekuar para atentatit, për të vijuar me një emër të akuzuar për krime, por të pahetuar dhe dënuar, e aq më pak të arrestuar.

21 Qershor 2022, 11:35 Nga F.M
Zbardhet vendimi/ Arian Ndoja u ndëshkua se kishte folur në telefon me
Arian Ndoja

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin ndaj subjektit të rivlerësimit, prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja. Prokurori u bë i njohur nga dy episode konkrete viteve të fundit: nga një atentat që iu bë në vitin 2019 dhe betejës konceptuale dhe ligjore me vëzhguesin ndërkombëtar në veting, z. Theo Jakobs. Ndoja kundërshtoi me forcë çdo gjetje që i ishte bërë nga anëtarët e komisionit, si dhe nga përfundimet që Jakobs vendosi t’ia thoshte në sy prokurorit me përgatitje të lartë profesionale, por që sipas vëzhguesit ndërkombëtar, nuk do ta mbante në skuadër një prokuror si ai për shkak të lidhjeve të dyshimta me emra të botës së krimit.

Ndoja i rezistoi konkludimit të ndërkombëtarit, duke i thënë se edhe ata (pra ndërkombëtarët) ishin përgjegjës për gjendjen në të cilën gjendej sistemi i drejtësisë në vendin tonë. Ndoja u shkarkua me unanimitet nga ana e treshes gjykuese, përkundër vlerësimeve maksimale që kishin ardhur për të nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që vendimi u bazua mbi të dhëna për emra dhe persona që dyshohen të lidhur me botën e krimit, por që në fakt edhe në vendimin e zbardhur të KPK-së thuhet se për asnjërin prej tyre nuk ka çështje penale të hapur apo vendim të formës së prerë. Në lidhje me një sërë episodesh që Komisioni ka veçuar si shkelje të prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, më shumë se sa fakte dhe prova të mbledhura nga komisioni, hasen shkrime nëpër media të ndryshme, ndërkohë që subjekti rivlerësues i ka kundërshtuar, duke pretenduar se ata nuk përbëjnë provë.

Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit. Fillojnë te lidhjet me një biznesmen ndërtimi në Durrës, me të cilin në vendim thuhet se ka qenë duke drekuar para atentatit, për të vijuar me një emër të akuzuar për krime, por të pahetuar dhe dënuar, e aq më pak të arrestuar; me tre vëllezër nga Mirdita, subjekte të OFL-së; një shok fëmijërie nga Kruja; si dhe me një pronar servisi në Shijak. Ndoja ka hedhur dritë mbi të gjitha lidhjet-gjetje të Komisionit, duke mohuar të kishte dijeni se ata janë të dënuar. Po ashtu, në vendim, përveç këtyre emrave (të gjithë të njohur dhe të identifikuar nga “Panorama”), bie në sy zbulimi i një morie kontaktesh që prokurori ka pasur me njerëz të politikës dhe të sistemit të drejtësisë.

Sipas vendimit, prokurori Ndoja ka pasur telefonata me shtetasin Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit, por person “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, atij i janë gjetur biseda edhe me një kryebashkiak tjetër, të mandatuar në vitin 2019 nga Partia Socialiste, por interesant është fakti se hartuesit e vendimit nuk e cilësojnë subjektin politik të këtyre dy bashkiakëve, ndryshe dy të tjerëve, të mëhershëm, që përcaktohen në vendim si kryebashkiakë të Partisë Demokratike. Gjithashtu Ndoja, sipas KPK-së, ka telefonata edhe me gjyqtarë të cilët janë nën hetim nga SPAK. Ndoja ka shpjeguar se të gjithë i ka miq dhe ka njohje për shkak të detyrave që ka kryer, herë si avokat e pastaj si prokuror.

Një tjetër detaj i rëndësishëm i vendimit është fakti që KPK ka administruar edhe ca materiale personale që mbante në postën elektronike prokurori, ku ndër të tjera, bien në sy inicialet e tre personave që ai i akuzon si të interesuar për ekzekutimin e tij. Po ashtu, në vendim, ndër të tjera, del edhe një përplasje e vazhdueshme e Ndojës me shefen e Prokurorisë së Durrësit; po ashtu janë edhe një sërë dëshmish që kanë ardhur nga persona që kanë qenë pjesë e dosjeve të Ndojës. Sjellim pjesë nga vendimi i zbardhur, duke nxjerrë në pah një sërë detajesh të rëndësishme të asaj përplasjeje mes prokurorit të Durrësit dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në seancën dëgjimore që u zhvillua në KPK.

LIDHJET ME BIZNESMENIN E NDËRTIMIT

“Në lidhje me shtetasin E. Sh./Sh., u administruan të dhënat si vijojnë: – Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ka gjeneralitetet E. Z. Sh., i datëlindjes 29.1.1968, gjithashtu, në lidhje me këtë shtetas, referohen të dhëna për disa procedime penale në periudhën 2010–2014, si dhe në vitin 2019. Ky shtetas ka udhëtuar me subjektin: (i) me automjetin me targa ***, dalje më 22.08.2015, hyrje më 23.8.2015; (ii) me automjetin me targa ***, dalje më 27.1.2013, hyrje më 27.1.2013. – Nga aktet procedurale të administruara nga ana e SPAK, subjekti Arian Ndoja dhe persona të tjerë kanë qenë duke drekuar para sulmit me z. E. Sh.

– I pyetur nga Komisioni, subjekti ka mohuar një marrëdhënie të afërt shoqërore me këtë shtetas, duke deklaruar se ky shtetas është ndërtues, jeton në Durrës dhe me të ka njohje nga puna, duke qenë se ka pasur vite që ushtronte detyrën në atë qytet.

– SPAK nuk konfirmoi procedime penale apo pasurore në emër të këtij shtetasi.

– Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me shkresën nr. *** prot., datë 1.6.2021, ka dhënë informacion mbi disa procedime penale të regjistruara dhe të trajtuara në këtë prokurori për shtetasin E. Sh… Telefonatat e prokurorit Bazuar në informacionin e marrë prej SPAK-ut, nga vëzhguesi ndërkombëtar është konstatuar se subjekti i rivlerësimit: Ka pasur disa kontakte telefonike dhe/ose në “WhatsApp” me drejtues politikanë vendorë, magjistratë dhe persona të tjerë nën hetim nga prokuroria, sidomos gjatë periudhës 2018-2019, konkretisht me:

– Politikanë vendorë, duke përfshirë: (i) z. V. D., ish-kryetar i Bashkisë së ***, i cili ka mbajtur këtë pozicion deri më 2.8.2019, pas deklarimit si person “non grata” nga SHBA-ja (Departamenti i Shtetit). Këto telefonata kanë ndodhur disa herë gjatë periudhës tetor 2018-tetor 2019; (ii) z. R.K. (Kryetar i Bashkisë së *** nga gushti i vitit 2019 dhe kandidat që nga maji i vitit 2019) dhe telefonatat kanë ndodhur në periudhën korrik-tetor 2019; (iii) z. G.V. (avokat dhe anëtar i K.Q.Z. nga viti 2015), këto telefonata kanë ndodhur në periudhën shtator-tetor 201967; z. S.K. (kryetar i Bashkisë së *** në vitin 2011 i angazhuar me P. D. dhe më pas me B. D. – parti e re e krijuar nga z. A. P. në vitin 2019, si një alternativë e PD-së), në periudhën gusht-shtator 2019; (v) z. A.M. (Kryetar i Këshillit të Qarkut *** dhe anëtar i Këshillit Bashkiak *** në periudhën 2013–2021), telefonatat kanë ndodhur në periudhën tetor 2018-qershor 2019.

– Gjyqtarë dhe prokurorë, duke përfshirë: (i) z. A.C., bashkëshorti i znj. M. M., gjyqtare, të dy nën hetim nga SPAK, në periudhën tetor 2018-nëntor 2019. Nuk përjashtohet që mund të ketë konflikt interesi të mundshëm lidhur me ketë, i cili mund të ndodhë ose mund të ketë ndodhur më parë.

– Persona të tjerë të hetuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës si S. D., avokat, aktualisht (2020-2021) nën hetim nga SPAK për vepra penale të lidhura me korrupsionin, së bashku me gjyqtaren M. M. dhe bashkëshortin e saj A. C., të përmendur më lart, në periudhën shtator 2019.Të dhënat që iu morën Ndojës Subjekti i rivlerësimit kishte në dispozicion (me anën e mjeteve elektronike) të dhëna, informacione dhe kopje të dokumenteve, duke përfshirë dokumente të lidhura me hetime çështjesh, disa prej të cilave nuk ndiqen ose ndiqen drejtpërdrejt prej tij, si vijojnë:

– Një kallëzim penal nga shtetasit A. Sh., Xh. M., etj., kundër shtetasit A. T. për disa prona, në të cilin nuk kuptohet mirë përfshirja e subjektit të rivlerësimit si prokuror. – Vendimi i kolegut të subjektit të rivlerësimit, prokurorit A. Sh., për të cilin nuk është e qartë përfshirja e subjektit si prokuror.

– Një urdhër pezullimi i ZVRPP-së Durrës, datë 25.9.2019, ndaj shtetases L. K., deri në përfundimin e procedimit penal ndaj saj, lidhur me një hetim të kryer nga prokurori A. Sh. dhe, për të cilin, nuk është e qartë përfshirja e subjektit të rivlerësimit si prokuror.

– Disa dokumente pronësie që u përkasin shtetasve Z. Gj. (në Durrës) dhe J. N., për të cilët nuk është e qartë përfshirja e subjektit të rivlerësimit si prokuror. – Një video e muajit qershor 2019, e tentativës për vrasjen e shtetasit P. D. dhe bashkëpunëtorëve të tij. Shtetasit P. D., J. M. dhe B. H. janë aktualisht nën hetim nga SPAK-u për çështjen e Ndojës dhe të akuzuar nga Ndoja si urdhëruesit e sulmit ndaj tij. Nuk është e qartë se kush ia ka dërguar videon subjektit të rivlerësimit dhe nëse është dërguar në të njëjtën ditë kur ka ndodhur sulmi ndaj D., datë 20.6.2020 apo në një moment të mëvonshëm.

– Një video me disa persona që djegin një automjet. – Dy foto të një personi me kapele që nuk identifikohen dhe që duket se i ka në dispozicion elektronikisht edhe shtetasi A. L. (alias P. M.). – Një vendim për shtyrjen e hetimeve nga prokurori i Elbasanit B. M., për të cilin nuk është e qartë përfshirja e të dyshuarit si prokuror”.

Marrë nga Panorama

arian ndoja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet