LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet plagosja në Librazhd, policia: Ishte aksidentale, tenoi të vriste tjetër person

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij, është arrestuar vëllai i Biçakut pasi i janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.

22 Shkurt 2023, 15:25 Nga I.A
Zbardhet plagosja në Librazhd, policia: Ishte aksidentale, tenoi të
Gezhoja

LIBRAZHD- Plagosja e mbrëmshme në Librazhd është zbardhur. Bëhet me dije se Shpëtim Skura është qëlluar aksidentalisht nga Albi Biçaku, pasi synimi i tij ishte të vriste tjetër njeri. Biçaku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë Skura, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij, është arrestuar vëllai i Biçakut pasi i janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi. Ndërkohë që po vijon puna për arrestimin e Biçakut.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd/Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr.1, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar. Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari është plagosur aksidentalisht nga shtetasi A. B., i cili tentoi të vriste një shtetas tjetër, pasi ishte konfliktuar me vëllanë e tij. Në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë vëllai i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. B. Gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët të dy vëllezërve, Policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B. Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr.1, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçari Sh. S., grupi hetimor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijuan veprimet hetimore dhe ato operacionale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Nga veprimet hetimore dyshohet se rreth orës 18:00, shtetasi R. B. (vëllai i shtetasit A. B.) është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. H. Më pas, shtetasi A. B. ka shkuar në lokalin ku po qëndronte shtetasi R. H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë shtetasi Sh. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë vëllai i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi R. B., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët me vëllanë e shpallur në kërkim si autor i plagosjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, 1 karikator automatiku, 1 krehër pistolete, 136 fishekë dhe rreth 560 gamë kanabis. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e kaluar në një kafe të qytetit të Librazhdit. Shpëtim Skura u qëllua me plumb nga Albi Biçaku, i njohur si person problematik në qytet, por ai nuk kishte qëllim që të qëllonte Skurën por një person tjetër.

plagosje ne librazhd albi biçaku shpëtim skura

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale