LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet DOSJA- Si gënjyen babai dhe nëna për vrasjen e djalit. Zbulimi i vrasjes, pas 8 plagëve në kokë

Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, janë përpjekur të fshehin vrasjen, duke e raportuar në spital se djali i tyre ishte rrëzuar, por teksa ata në spital e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale. Por e gjitha u zbulua pasi të dy ishin kontradiktorë me njëri-tjetrin.

24 Shkurt 2023, 19:26 Nga k.m.
Zbardhet DOSJA- Si gënjyen babai dhe nëna për vrasjen e djalit.
Shefki dhe Hamdi Bylykbashi

KORÇË- Vrasja e Hamdi Bylykbashit në fshatin Zvezdë të Korçës, është zbuluar përmes aktit të ekpertimit mjekoligjor, i cili konstatoi se viktima kishte dëmtime të shuma në pjesën e kokës. Sipas mjekëve, dëmtimet i ishin kryer nga goditje me sende të forta, duke sjellë dhe çarjen e kockës dhe kotuzion të trurit. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, ekspertët kanë dalë në përfundimin se Hamdi Bylykbashi, kishte gjetur vdekjen nga 8 plagë të rënda, që nuk vinin nga një goditje e lehtë në murr apo pllaka, siç kanë pretenduar dy prindërit e tij.

Sipas gazetarit Elton Qyno shkruan për "OraNews", në një nga dhomat e shtëpisë, Policia gjeti një çekan, që besohet se është sendi me të cilën është goditur disa herë në kokë Hamdi Bylykbashi. Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, janë përpjekur të fshehin vrasjen, duke e raportuar në spital se djali i tyre ishte rrëzuar, por teksa ata në spital e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale. Por e gjitha u zbulua pasi të dy ishin kontradiktorë me njëri-tjetrin.

Hyrie Bylykbashi, nëna e viktimës gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, ka treguar se djali i saj ishte në gjendje të dehur dhe se i shkoi në shtëpi ka qënë i gjakosur në ballë. E po sipas saj, në momentin që kishte hyrë në shtëpi, kishte goditur kokën në pllakat e oborrit. Ndërsa Shefki Bylykbashi, i cili ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në mur. Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar Ilmi Xhutit, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta mernin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.

Por Xhuti në momentin që u ka parë djalin, i ka thënë se duhet që të telefononin ambulancën. Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambjental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes.

Krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit më 17 shkurt më parë por vetëm dje u zbulua. Babai i moshuar ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit. Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.

Në debat e sipër sipas policisë viktima ka tentuar të hedhë babanë e tij Shefkiun në pusin i cili ndodhet në oborrin e banesës. Pasi është shmangur, i moshuari ka arritur të marrë një çekiç i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe me të ka goditur disa herë në kokë djalin e tij të vetëm.

hamdi bylykbashi shefki bylykbashi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet