LIVE UPDATES
Aktualitet

“Zanafilla e historisë së Babales është Shërbimi Informativ”, Artan Hoxha jep detaje për akuzën ndaj Salianjit

Ai tha se në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador.  Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

26 Shtator 2024, 21:51 Nga N.F
“Zanafilla e historisë së Babales është Shërbimi
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin e sotëm e Gjykatës së Apelit, deklaroi se kjo ngjarje ka ndodhur 6 vite më parë. Ai tha se në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador.  Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, shtoi se Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin e shkallës së parë ndwrsa theksoi se është dënuar me 100 orë punë gazetari Olldashi. Sipas Hoxhës është edhe gazetari brenda dhe ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë ne. 

Kur një njeri përfundon në burg, qoftë edhe qytetar i thjeshtë, jo më deputet, politikan, personazh i rëndësishëm i opozitës, merr një vendim të tillë, sikur edhe vetëm dënimi, edhe me kusht do të ishte e rëndë, sepse do ti ndërpriste karrierën dhe do ta nxirrte nga loja, një personazh që është një drejtues qarku sot për PD.

Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Është dënuar edhe një kolegu ynë, gazetari Olldashi, dënuar me 100 orë punë. Pra është edhe gazetari brenda, ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë ne. Sot ndodhemi para faktit të kryer, procesi ka zgjatur shumë ne apel. Kjo do të jetë seanca e dhjetë.

Se çfarë përfundimi do të kishte, e tha Rama në Kuvend, ku iu drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha përgjigje zoti Salianji. Pak a shumë u duk sikur zoti Rama e dinte vendimin që do të merrej. Flasim gjashtë vite pasi ka ndodhur ngjarja. Sot po merremi me pasojën.

Nga ajo kohë, ministri dha dorëheqjen. Vëllai vajti vullnetarisht në Itali, bëri burgun dhe u kthye. Pra kanë rrjedhur shumë ujra nga ajo kohë. Aty ku u kap gjykata sot, nuk mendoj se kishte nevojë për një vendim kaq ekstrem. Kjo e bën më të rëndë këtë ditë.

Unë mendoj se zoti Salianji u bën punë të dyja palëve i burgosur. Opozita e bën hero, nga ana tjetër, kryeministrit i duhej një shembull se çfarë e gjen atë që guxon të merret me qeverisjen dhe problematikat që ka qeveria.

Çështja nuk është gjykuar nëse denoncimi i zotit Salianji është apo jo i vërtetë. Procesi ka kapur një moment, si është servirur regjistrimi në të cilin pretendohej se është vëllai i ministrit të brendshëm, në një aferë për trafikun e narkotikëve.

Agron Xhafaj ishte i dënuar dhe kishte historik të tillë, fillonte që nga vitet 2000. Ai kishte dënim në Itali, por Italia ka politikë penale, që nuk i aktivizojnë në kërkim ndërkombëtar. Nuk e kanë çuar vendimin në Interpol. Kishim të bënim me një ministër që zuri vendin e zotit Tahiri, i cili bëri disa operacione, që Rama e etiketoi “qëllon me gur çatinë e shtëpisë së vet”.

Në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador.  Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut. SHISH ka ngritur dy grupe, një brenda në lokal dhe tjetri që e çoi Babalen te lokali. Këta që e cuan ndenjën jashtë.

Ai hyn, bën takimin dhe thotë takova Agron Xhafën. Ndërkohë çifti që ishte brenda pa që takoi Alizotin dhe jo Agron Xhafën. Deri në këtë moment, nuk është Salianji këtu. Provën nuk e ka fabrikuar Salianji. Salianji hyn në lojë në momentin që ky regjistrimi, pasi e ndërpreu shërbimin, Babalja vete dhe gjen kanale për ta çuar te PD.

Pozita e Salianjit, sipas vendimit të gjykatës rëndohet te pjesa që ka marrë mbi një provë të paqenë, krijoi përshtjellimin. Vëllai i Ministrit të Brendshëm u paraqit në burgun e Romës dhe bëri burgun. Kur jepen vendime të Apelit, i pandehuri merret menjëherë, madje arrestohet edhe në sallë të gjyqit. Kur dënohesh nuk ke më imunitet”-tha Hoxha.

artan hoxha ervin salianji

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet