LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrojtimi/ Ekonomia, në cikël pozitiv, Problemi më i madh është korrupsioni

Në përgjithësi, perceptimi i ekonomistëve për gjendjen e ekonomisë shqiptare është pozitiv. 42.9% e të anketuarve vlerësojnë se gjendja e ekonomisë së vendit është e qëndrueshme. 28.6% e të anketuarve e vlerësojnë gjendjen e ekonomisë së vendit në përmirësim. 14.3% e të anketuarve vlerësojnë se gjendja e ekonomisë është e qëndrueshme, por me polarizim shtresor, në dëm të shtresës së mesme.

26 Maj 2024, 16:39 Nga N.F
Vrojtimi/ Ekonomia, në cikël pozitiv, Problemi më i madh
Foto ilustruese

TIRANË- “Monitor” ka zhvilluar një vrojtim, me një panel ekonomistësh, për të vlerësuar perceptimet e tyre mbi gjendjen që po kalon ekonomia shqiptare dhe parashikimet e tyre për ecurinë e treguesve kryesorë makroekonomikë këtë vit.

Në përgjithësi, perceptimi i ekonomistëve për gjendjen e ekonomisë shqiptare është pozitiv. 42.9% e të anketuarve vlerësojnë se gjendja e ekonomisë së vendit është e qëndrueshme. 28.6% e të anketuarve e vlerësojnë gjendjen e ekonomisë së vendit në përmirësim. 14.3% e të anketuarve vlerësojnë se gjendja e ekonomisë është e qëndrueshme, por me polarizim shtresor, në dëm të shtresës së mesme.

14.3% e të anketuarve vlerësojnë se ekziston një gjendje e paqëndrueshme sektoriale. Sipas një prej ekonomistëve, nëse turizmi po nxit rritjen, sektorë të tjerë, si bujqësia, industria përpunuese dhe ndërtimi mund të jenë kërcënues për këtë rritje.

“Aktualisht, rritja e pagave në sektorin publik mund të nxisë edhe më shumë konsumin e popullatës, megjithatë ka presione në rritjen e çmimeve të mallrave ‘të luksit’, si rezultat i kërkesës nga turizmi, të cilat mund të kërcënojnë buxhetin e shtresave të mesme”, – shprehet njëri prej ekonomistëve.

Korrupsioni, problemi më i madh për ekonominë

Sipas mendimit të ekonomistëve, korrupsioni ngelet problemi më i madh dhe kërcënimi kryesor për rritjen ekonomike. 85.7% e ekonomistëve të anketuar e përzgjodhën korrupsionin në listën e problemeve kryesore për ekonominë shqiptare. Pas korrupsionit, problemi i dytë më i madh është ai demografik. 57.1% e ekonomistëve të anketuar kanë përzgjedhur tkurrjen e popullsisë dhe plakjen e saj, si një problem për ekonominë e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, që prej vitit 2015 deri në fillim të këtij viti, popullsia e Shqipërisë është tkurrur me më shumë se 6%. Megjithatë, këto shifra vlerësohet se nuk japin dimensionin e plotë të shpopullimit, duke pasur parasysh pamundësinë për të matur me saktësi emigracionin gjatë dekadës së fundit. Pritet që Censi i popullsisë, që u zhvillua vitin e kaluar, të japë një përgjigje më të saktë, lidhur me përmasën reale të tkurrjes së popullsisë së vendit. Tkurrja dhe plakja e popullsisë nënkupton një treg më të vogël dhe potenciale më të vogla për konsum dhe rritje ekonomike, ndërkohë që nga ana tjetër, shton sfida të mëdha për tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe ekuilibrat e buxhetit të shtetit.

Gjithashtu, mungesa e fuqisë punëtore vlerësohet si problem ekonomik për 57.1% të ekonomistëve të anketuar. Plakja e popullsisë dhe sidomos emigracioni me ritme të larta i dekadës së fundit, sidomos mes të rinjve, kanë sjellë vështirësi për të siguruar forcën e mjaftueshme të punës për shumë sektorë të ekonomisë. Mungesa e forcës së punës është bërë shtysa kryesore për rritjen me ritme relativisht të larta të pagave në sektorin privat në periudhën pas pandemisë.

33.3% e të anketuarve vlerësojnë si problem edhe mbiçmimin e monedhës vendase, që po e bën më pak konkurruese ekonominë shqiptare në eksportin e produkteve dhe të shërbimeve. Të tjera probleme të evidentuara nga ekonomistët pjesëmarrës në vrojtim janë produktiviteti i ulët, njohja dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë, si dhe mungesa e besimit në tërësi.

Rritja ekonomike, parashikimet pranë niveleve të 2023

Të dhënat paraprake të INSTAT treguan se ekonomia shqiptare u rrit me 3.44% vitin e kaluar. Shumica e ekonomistëve projektojnë një rritje më të lartë për këtë vit.

Katër nga shtatë ekonomistë të anketuar parashikojnë një rritje ekonomike më të lartë se vitin e kaluar. Prej tyre, dy parashikojnë rritje 3.5%, një “mbi 3.5%, por në varësi të sektorit të turizmit dhe situatës hidroenergjetike”, ndërsa njëri prej ekonomistëve parashikon se rritja do të jetë më e lartë se vitin e kaluar, por pa dhënë një parashikim pikësor. Dy prej ekonomistëve kanë dhënë një parashikim për rritje ekonomike 3%, ndërsa njëri prej tyre, rreth 3.2%.

Mesatarja e parashikimeve minimale të ekonomistëve për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, është pranë nivelit 3.3%, jo shumë larg rritjes së regjistruar vitin e kaluar. Së fundmi, edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmoi parashikimin se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.3% këtë vit.

Vitin e kaluar, rritja e ekonomisë shqiptare u mbështet sidomos në sektorët e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme, që gjatë katër tremujorëve patën një peshë relativisht të lartë në strukturën e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë, në mënyrë deri diku paradoksale, kontributi i sektorit të shërbimeve tregtare (përfshi edhe hotelerinë dhe restorantet) nuk ishte shumë i lartë, pavarësisht shifrave rekord të turistëve të huaj që vizituan Shqipërisë vitin e kaluar. Shumë analistë mendojnë se kjo i detyrohet në një masë të madhe edhe informalitetit që mbizotëron në bizneset turistike.

Konsumi i qëndrueshëm, investimet në përmirësim

50% e ekonomistëve të anketuar e vlerësojnë situatën e përgjithshme të konsumit privat në ekonomi të qëndrueshme. 33.3% e tyre e vlerësojnë gjendjen e konsumit në përmirësim, ndërsa vetëm 16.7% e vlerësojnë në përkeqësim.

Mbështetur në të dhënat e INSTAT, rritja ekonomike mesatare e konsumit privat të popullatës vitin e kaluar ishte rreth 2.7%. Rritja e konsumit ishte më e ulët se rritja mesatare e PBB-së. Pavarësisht shifrave rekord të turistëve të huaj, ndikimi i sektorit turistik në konsumin e përgjithshëm duket të ketë qenë i kufizuar. Megjithatë, një pjesë e analistëve mendojnë se pjesërisht kjo mund të lidhet me shkallën e lartë të informalitetit në sektorin e turizmit.

Perceptimi i ekonomistëve për ecurinë e shpenzimeve kapitale në ekonomi në përgjithësi është pozitiv. 57.1% e tyre e vlerësojnë gjendjen e investimeve në ekonomi në përmirësim, 28.6% e vlerësojnë të qëndrueshme, ndërsa vetëm 14.3% mendojnë se ritmi i investimeve është në përkeqësim.

Ky parashikim duket në linjë me ecurinë më të mirë të investimeve në ekonomi vitin e kaluar, në raport me komponentët e tjerë të kërkesës agregate. Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit mesatarisht me më shumë se 6.3% gjatë vitit të kaluar. Në mënyrë indirekte, kjo mund të tregojë një kontribut të rëndësishëm të sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në rritjen e përgjithshme ekonomike.

Pesimizëm për eksportet

Pritshmëritë e ekspertëve për bilancin tregtar të vendit janë dukshëm negative. 71.4% e tyre mendojnë se këtë vit, eksportet do të ulen dhe importet do të rriten, çka përkthehet në rritje të deficitit tregtar të vendit. 28.6% e ekspertëve parashikojnë se si eksportet, ashtu edhe importet, do të rriten këtë vit. Mbizotërimi i pritshmërive negative të ekspertëve lidhur me bilancin tregtar duket se është në linjë me zhvillimet e vitit të kaluar.

Vlerësohet se mbiçmimi i monedhës vendase ka ndikuar negativisht konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare dhe është përkthyer në rënie të ndjeshme të tyre vitin e kaluar dhe në pjesën e parë të këtij viti. Ndërkohë, numrat rekord të turistëve të huaj vlerësohet se do të rrisin nevojën për importe të mallrave të konsumit.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar, eksportet e mallrave ranë me 9.5%, ndërkohë importet e mallrave u tkurrën me 8.2%. Deficiti tregtar pësoi rënie me 6.7%, krahasuar me vitin 2022. Ecuria rënëse e eksporteve është konfirmuar edhe në tremujorin e parë të vitit 2024, me rënie prej më shumë se 22%. Ndërkohë, importet janë shfaqur të qëndrueshme, me një rritje shumë të lehtë prej 0.3% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, pozicioni i jashtëm i ekonomisë, i matur sipas Bilancit të Pagesave, u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar. Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 191 milionë eurove, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor në ngushtimin historik të deficitit të llogarisë korrente.

Parashikimi i inflacionit, pranë objektivit të BSH

Në terma mesatarë, parashikimet e ekspertëve e vendosin inflacionin në fund të këtij viti pranë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Intervali i parashikimeve të ekspertëve është i gjerë.

Ka prej tyre që parashikojnë rënie të mëtejshme të inflacionit poshtë niveleve aktuale (2.1% për muajin prill), ndërsa disa ekspertë presin ringritje të inflacionit deri në fund të vitit, deri në një interval midis 4% dhe 5%. Inflacioni këtë vit ka ardhur në rënie të vazhdueshme dhe për prillin zbriti në 2.1%, niveli më i ulët në tre vjet. Banka e Shqipërisë ka reaguar duke mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.25%.

Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Sejko theksoi megjithatë se kjo rënie e shpejtë e inflacionit i detyrohet faktorëve të ofertës dhe kryesisht efektit të rënies së çmimeve të mallrave të importuara, por edhe forcimit të Lekut në kursin e këmbimit. Sipas tij, kjo rënie e shpejtë e inflacionit pritet të jetë kalimtare.

“Rritja e ofertës së artikujve ushqimorë ka sjellë rënie të shpejtë të inflacionit të tyre në të gjithë vendet e rajonit. Megjithatë, efekti i kësaj goditjeje në Shqipëri ishte më i ndjeshëm, si pasojë e peshës së lartë që artikujt ushqimorë kanë në shportën e konsumit.

Analizat tona sugjerojnë se çmimet e ushqimeve në vend do të vijojnë të jenë subjekt i kësaj goditjeje edhe për disa muaj, por efekti i saj pritet të mbetet gjithsesi kalimtar. Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste, ndonëse në rënie, mbeten relativisht të larta. Këto presione ushqehen nga kërkesa solide për mallra e shërbime, e cila pasqyrohet në rritje të shpejtë të punësimit, të pagave dhe të kostove të prodhimit të sektorit privat”, tha Sejko.

Sipas parashikimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës në muajin maj, “inflacioni parashikohet të luhatet pranë niveleve aktuale në horizontin afatshkurtër dhe të kthehet gradualisht në objektiv brenda harkut kohor të një viti”.

Kursi i këmbimit, pritet që Leku të forcohet më shumë

Shumica e ekonomistëve të anketuar pjesëmarrës mendojnë se Leku do të vazhdojë të forcohet në kursin e këmbimit me Euron deri në fund të këtij viti. 57.2% e të anketuarve mendojnë se kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut do të vijojë të bjerë.

28.6% e të anketuarve mendojnë se kursi i këmbimit do të qëndrojë në nivele të përafërta, ndërsa 14.3% mendojnë se kursi i këmbimit do të vijë në rritje (Euro do të forcohet) deri në fund të vitit. Leku po ndjek një tendencë disavjeçare mbiçmimi në kursin e këmbimit valutor, por në dy vitet e fundit, ritmet e këtij mbiçmimi janë përshpejtuar ndjeshëm. Në mesin e muajit maj, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie vjetore prej më shumë se 10%.

Duke pasur parasysh dinamikat sezonale, është e pritshme që rënia e kursit të Euros të vazhdojë më tej në muajt e verës. Në përgjithësi, nivelet më të ulëta vjetore të kursit regjistrohen mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht.

Megjithatë, në vitet e fundit Leku ka vazhduar të ruajë pozita të forta edhe pas mbylljes së sezonit veror, madje ka shkuar shumë afër niveleve minimale vjetore edhe në tremujorin e fundit të vitit. Vitin e kaluar, kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi nivele të rënies vjetore rekord. Në fund të vitit 2023, rënia ishte pranë nivelit të 9%, ndërsa në muajin korrik, rënia arriti në më shumë se 14%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikimin kryesor në forcimin e Lekut e dha përmirësimi i ndjeshëm i bilancit të jashtëm të ekonomisë. Deficiti i llogarisë korrente preku nivelin më të lartë historik, ndërkohë që flukset hyrëse në llogarinë financiare, të lidhura kryesisht me Investimet e Huaja Direkte prekën gjithashtu nivele rekord.

Vlera e Investimeve të Huaja Direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse.

Vrojtimi me ekonomistët u realizua nga “Monitor” gjatë gjysmës së parë të muajit maj dhe përfshiu shtatë ekonomistë me eksperiencë në sektorin privat ose me përvojë të mëparshme akademike, në universitete publike dhe private. Ata pranuan të përgjigjen në kushtet e anonimatit. Asnjë prej ekonomistëve të intervistuar në kohën e intervistës nuk mbante pozicione politike ose jopolitike në administratën publike.

Gjithashtu, asnjë prej ekonomistëve nuk kishte angazhime aktive në struktura drejtuese të partive politike. Anketimi është kryer nëpërmjet një pyetësori të dërguar në rrugë elektronike për secilin prej ekonomistëve. Rezultatet e anketimit janë publikuar si mesatare e thjeshtë e përgjigjeve të dhëna nga ekonomistët.

Marrë nga Monitor

 

korrupsion ekonomi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet