Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Mentaliteti dhe shantazhi ka shkaktuar një masakër në Klos. • Pasditen e sotme, rreth orës 14:00, u raportua për të shtëna me armë zjarri në Bashkinë Klos, ku dhe u raportua për një të plagosur. • Por ngjarja ishte më e rëndë se aq. Masakra nisi nga një ngacmim në Instagram. • Fiqiri Mjeshtri, në debat e sipër vrau babë e bir, si dhe plagosi dy persona të tjerë, të afërmit e familjes Shira. • Sot, Mjeshtri kishte kërkuar takim me Ilir (Liri) Shirën dhe djalin e tij, Kenadon. Por edhe me të miturin tjetër, 14-vjeçarin Renato Hasulën. • Kjo sepse dy adoleshentët ngacmonin vajzën e autorit të vrasjes në rrjetin social 'Instagram'. • Madje kjo e fundit kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë për shkak të situatës së krijuar, duke shtyrë edhe të atin që të kthehej nga emigrimi për t’u marrë me rastin e ndodhur. • Ndaj sot, 17-vjeçari me të mbaruar shkollën kishte shkuar në lokal ku do të takohej me Mjeshtrin (i sapo kthyer nga emigrimi) dhe të atin, pa e ditur që do të ishte gjëja e fundit që do të bënte. • Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. • I mituri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa të gjithë banorët e zonës e kanë parë të japë shpirt në vendin ku është qëlluar, pasi ndihma e parë u vonua. Edhe pse tentoi të shpëtonte të atin, ai ndërroi jetë disa minuta pas të birit në spital. • Të plagosur mbetën Eglantin dhe Renato Hasula, babë e bir. • Të dy janë sjellë në Tiranë me urgjencë pasi ndodhen në gjendje të rëndë. • Ndërkohë që autori, pasi u largua nga vendi i ngjarjes, vendosi që t'i merrte jetën vetes. Zgjodhi të vetëvritej më mirë se të përballej me drejtësinë. • Por, Policia ka prangosur dy vëllezërit e tij, Besnik dhe Bakir Mjeshtri. Këtë të fundit ndodheshin bashkë me vëllanë e tyre, por nuk bënë asgjë për ta ndaluar gjakderdhjen, që mori jetën e dy personave, e po rrezikon dy të tjerë.
19 artikuj për këtë temë.
KLOS- Zbardhen detaje nga dëshmia e vajzës së autorit të masakrës së Klosit, pasditen e sotme. Sot, në Policinë e Shtetit, adoleshentja pretendoi se ngacmohej dhe shantazhohej nga 17-vjeçari Kenado Shira dhe djali i tezes së tij, 14-vjeçari Renato Hasula. Madje e mitura, për shkak të presionit, kishte 4-5 ditë që nuk shkonte në shkollë. Në dijeni të konfliktit mes adoleshentëve kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.
Në takimin e sotëm, pas kthimit nga emigracioni, mësohet se Fiqiri Mjeshtri ka kërkuar ti linin të qetë vajzën, por kjo situatë ka vijuar. Me vete i kanë marrë dhe djemtë. Por sherri ka nisur sapo janë takuar kur djemtë kanë dalë nga shkolla. Pasi nuk janë marrë vesh edhe pas takimit në lokal, Mjeshtri nxorri armën dhe qëlloi mbi të tjerët. Si pasojë, 17-vjeçar Kenato humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa i ati, Ilir Shira humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë Renato 14 vjeç dhe babai i tij janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, pasi përfunduan të plagosur nga plumbat e autorit. Ky i fundit, u gjet i vetëvrarë nga Policia e Dibrës.
KLOS- Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe u plagosën dy të tjerë. Deri më tani duket se molla e sherrit për masakrën e sotme është vajza e autorit të ngjarjes, i cili kreu edhe vetëvrasje pasi qëlloi mbi babë e bir. Viktima, Kenado Shira dhe kushëriri i tij (djali i tezes), vetëm 14 vjeç, Renato Hasula mësohet se ka ngacmuar vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.
Mësohet se autori, pasi kishte mësuar për ngacmimet në Instagram, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.
Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renat dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.
KLOS- Vajza e cila u ngacmua në rrjetet sociale nga Kenado Shira, është duke u marrë në pyetje nga Policia e Shtetit. E mitura, ndodhet në komisariat dhe po jep versionin e saj lidhur me këtë masakër e cila la ditën e sotme 3 persona të vdekur dhe 2 të plagosur.
I ati i vajzës, Fiqiri Mjeshtri në debat e sipër, vrau ditën e sotme me armë zjarri babë e bir, Kenado dhe Ilir Shirën. Ai kërkoi takimin me babë e bir, pasi Kenado dhe kushëriri i tij, 14-vjeçari Renato Hasula, ngacmonin vajzën e autorit.
17-vjeçari, pasi mbaroi shkollën shkoi në lokal ku do të takohej me Mjeshtrin dhe të atin. Fiqiriu noxrri armën dhe nisi të qëllojë, ndërsa adoleshenti doli para plumbave për të mbrojtur të atin, duke përfunduar i vdekur në trotuar. Autori u vetëvra disa minuta më pas ndërsa policia prangosi dy vëllezërit e tij, Besnik dhe Bakir Mjeshtri, pasi nuk bënë asgjë për ta ndaluar gjakderdhjen.
KLOS- Fotoja e mëposhtme është e 17-vjeçarit Kenado Shira, i cili u vra ditën e sotme në Klos së bashku me babanë e tij Ilir Shira. I mituri i vra nga Fiqiri Mjeshtri, pasi kishte një lidhje me vajzën e këtij të fundit.
Pas mbarimit të shkollës, i mitur u nis drejt e në lokal ku ndodhej babai i tij së bashku me Fiqiri Mjeshtrin, për të sqaruar ngjarjen. Por në ato momente situata ka agravuar dhe Mjeshtri ka nxjerr armën, duke vrarë të miturin si dhe babain e tij.
KLOS- Fotoja e mëposhtme është e autorit të ngjarjës në Klos Fiqiri Mjeshtri si dhe vëllezërve të tij Besnik e Fatmir Mjeshtri. Vëllai i Fiqiriut, Besniku së bashku me vëllanë e tretë Famir, dyshohen se e kanë ndihmuar atë në ngjarje.
Të dy vëllezërit janë shoqëruar në polici, ndërkohë që pas ngjarjes, Fiqiriu ka vrarë vetën. Masakra nisi për shkak të një lidhje dashurie mes 17-vjeçarit Kenado Shira dhe vajzës së autorit. Por Fiqiriu nuk e ka pëlqyer këtë lidhje dhe me armë zjarri vrau 17-vjeçarin së bashku me babanë e tij Ilir Shira.
KLOS- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Fiqiri Mjeshtri. Pasi ka qëlluar babë e bir, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim largimin nga Polici.
Por më pas, ka vendosur që të qëllojë edhe veten larg vendit të ngjarjes. Ndërkohë që në pranga kanë përfunduar edhe dy të afërmit e tij, Bakir dhe Besnik Mjeshtri.
KLOS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me masakrën e Klosit. Në njoftim bëhet me dije se arsyeja e ngjarjes është lidhja mes 17-vjeçarit Kenado Shira dhe vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, i cili është autori i ngjarjes. Ndërkohë që dy personat e plagosur rastësisht nga ngjarja janë sjellë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Reagimi i plotë:
Klos/Informacion paraprak Në qytetin e Klosit, dyshohet se shtetasi F. M., 39 vjeç, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin K. Sh., 17 vjeç, si dhe kanë plagosur shtetasit I. Sh., 46 vjeç (babai i 17-vjeçarit), R. H., 14 vjeç dhe E. H., 39 vjeç (babë e bir). Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi I. Sh. ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë rrethuar zonën, kanë bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Klosit dhe kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera. Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të pajetë, dyshohet të vetëvrarë, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. M., 39 vjeç. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KLOS- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me masakrën e Klosit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Kenado dhe Liri Shira. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, në Fullqet. Por në momentin që adoleshenti doli nga shkolla, janë qëlluar me armë zjarri në hyrje të një lokali. 17-vjeçari humbur jetën pasi u përpoq të mbrontë të atin, ndërkohë edhe ky i fundi ndërroi jetë gjithsahtu me të birin. Ndërkohë që për dy të plagosurit e tjerë, raportohet se nuk kanë pasur lidhje me sherrin, por kanë mbetur të plagosur se kanë qenë kalimtarë të rastit.
KLOS- Kryepolici i Dibrës, Dhimitraq Ziu ka dhënë detaje lidhur me masakrën e ndodhur sot në Bashkinë Klos. Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, Dhimitraq Ziu ka bërë me dije se ka dy viktima, babë e birë, Kenado dhe Liri Shira. Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur, Englantin dhe Renato Hasula. Sa i përket autorëve të masakrës, bëhet me dije se janë 3, por njëri prej tyre, pas ngjarjes ka vendosur që t'i japë fund jetës.
“Sot në orën 14:15 minuta, në qytetin e Klosit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një vrasje, ku kanë ngelur të vrarë shtetasit Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato Hasula dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. Me marrjen e informacionit, policia u vu në ndjekje me shërbime dhe u bë e mundur kapja e 3 personave; Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri. Theksoj se Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Policia në bashkëpunim me prokurorin po vazhdon me përgjegjësi për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore, si dhe punën për zbardhjen e kësaj ngjarje”, deklaroi Dhimitraq Ziu,"-tha në fjalën e tij Ziu.
KLOS- Një nga autorët e masakrës së Klosit, ku mbetën të vravë babë e bir dhe u plagosën dy persona të tjerë, ka vendosur që të marrë jetën e tij. Personi në fjalë është identifikuar si Fiqiri Mjeshtri, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe dy të afërmit e tij, Besnik dhe Bakir Mjeshtri.
KLOS- Dalin pamjet e para nga momenti kur trupi i pajetë i 17-vjeçarit, Kenado Shira futet në ambulancë për t'u dërguar në morgun e Burrelit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, adoleshenti, 17 vjeç është mbuluar me batanije dhe më pas është futur në mjetin ambulancë. Ndërkohë që duket se banorët e zonës rrinë dhe shohin të gjithë skenën të shokuar.
PËR MË TEPËR SHIHNI PAMJET E MËPOSHTME:
KLOS- Banorët e Klosit janë shfaqur të revoltuar pas masakrës së ndodhur në Klos këtë mesditë. Qytetarët shprehen për mediat se auto-ambulanca dhe policia kanë mbërritur me vonesë në vendin ku ka ndodhur vrasja e 17-vjeçari Kenado Shira dhe plagosja e babait të tij dhe e një tjetër personi.
"U vonua shumë, djali do kishte shpëtuar, u përpëlit para syve tanë,"- thonë banorët.
Konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve kanë sjelle një masakër në mes të Klosit. 17-vjeçari Kenado Shira ka qenë me babain e tij në momentin që ka hyrë në një lokal ku është përballur me anëtarë të fisin Mjeshtri. Konflikti ka agravuar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, u vra adoleshenti, ndërsa babai i tij dhe një tjetër person mbetën të plagosur rëndë. Të dy janë dërguar në spital e ndodhen në gjendje të rëndë për jetën,
KLOS- Rëndohet bilanci i masakrës në Klos! Numri i viktimave ka shkuar në dy. Bashkë me 17-vjeçarin mësohet se ka mbetur i vdekur edhe babai i tij, i cili ishte në spitalin e Burrelit në gjendje të rëndë për jetën. Tashmë mësohet se në spital ndodhet edhe një tjetër person që ka mbetur gjithashtu i plagosur.
Çfarë ndodhi sot?
Konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve kanë sjelle një masakër në mes të Klosit. 17-vjeçari Kenado Shira ka qenë me babain e tij në momentin që ka hyrë në një lokal ku është përballur me anëtarë të fisin Mjeshtri. Konflikti ka agravuar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, u vra adoleshenti, ndërsa babai i tij dhe një tjetër person mbetën të plagosur rëndë. Të dy janë u dërguan në spital, ku i ati i 17-vjeçarit, Liri Shira ndërroi jetë. Personi tjetër është ende në spital, por nuk është identifikuar.
KLOS- Kenado Shira është 17-vjeçari që ka mbetur i vrarë si pasojë e përplasjes me armë të ndodhur këtë mesditë në Klos. Mësohet se i mituri ka qenë bashkë me të atin në një lokal dhe një tjetër person, kur janë përballur me pjesëtarë të fisit Mjeshtri, me të cilët kanë pasur konflikte prej kohësh.
Konflikti ka agravuar në përdorimin e armëve dhe si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë 17-vjeçari Kenado Shira e është plagosur babai i tij. I plagosur është edhe një tjetër person. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Burrelin, ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim Besnik Mjeshtri.
KLOS- Një person me mbiemër Mjeshtri është shpallur në kërkim nga policia pasi rezulton se është autori i masakrës në Klos. Identifikimi i autorit është bërë pas marrjes së dëshmive të banorëve që kanë parë përplasjen me armë, por emri nuk i është bërë ende publik.
Një përplasje me armë zjarri shkaktoi një masakër me një të vrarë dhe dy të plagosur në Klos. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mesditë. Viktimë ka mbetur një 17-vjeçar, ndërsa është plagosur babai i tij e një tjetër person.
Përplasja ka ardhur pas konflikteve që kanë pasur prej kohësh dy fiset Mjehtri e Shira.
KLOS- Detaje të reja jana zbardhur nga krimi i rëndë që ka tronditur Klosin. Mësohet se përplasja me armë zjarri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Shira, që kanë pasur konflikte të hershme me njëri-tjetrin. Palët janë përplasur sërish sot kur janë përballur në një lokal në qendër të Klosit.
Përplasja është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka mbetur i vrarë një 17-vjeçar. Babai i viktimës dhe një tjetër person janë plagosur e ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
KLOS- Detaje nga masakra në Klos. Mësohet se përplasja me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në qendët të qytezës në Veri të Shqipërisë. Si pasojë e përplasjes me armë dhe e të shtënave, ka mbetur i vrarë një 17-vjeçar. Ndërsa babai i adoleshentit dhe një tjetër person, janë të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin e Burrelit. Autori është arratisur.
KLOS- Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes në Klos, aty ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë janë plagosur. Dosja.al ka siguruar pamjet pranë lokalit ku ndodhi vrasja. Njerëz të shumtë janë mbledhur për të parë atë ç'ka ka ndodhur.
Në video shihet se trupi i viktimës është i mbuluar me një batanije. Ende nuk ka detaje të tjera për këtë ngjarje.
KLOS- Vrasje në Klos. Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.