LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau vëllain dhe kunatën/ Arsen Muskurti dënohet me burgim të përjetshëm, do qëndrojë në burg të sigurisë së lartë

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

15 Tetor 2025, 15:34 Nga E. D
Vrau vëllain dhe kunatën/ Arsen Muskurti dënohet me burgim
Arsen Muskurtin

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij, Dritan e Nora Muskurti, pas konflikteve mes tyre. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Muskurti u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:

1. “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

3. “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit A. M., ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në referim të neneve 379 e vijues të K.Pr.Penale, 79/c, 278/1, 55 të K.Penal, në emër të Republikës,

VENDOSI

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit D.M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases N.. M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës te “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet burgim.
 Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A. M., të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 30.08.2022 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale e sekuestruar “Arma e zjarrit pistoletë e markes “.” kaliber . mm me numër ., si dhe një sasi prej . copë fishekë luftarakë të kalibrit . mm; si dhe .”, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa dy aparatët e telefonave celularë . të dy vikimave, t’u kthehen familjarëve të tyre.
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit.

SI NDODHI KRIMI?

Vrasja e dyfishtë ndodhi pasditen e 30 gushti në kryeqytet. 38-vjeçari Arsen Muskurti vrau me armë zjarri Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës dhe ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë seancës ai u shfaq i përlotur duke u shprehur se kishte depozituar shtatë kallëzime në drejtim të vëllait e kunatës, pas konflikteve për pronat./Dosja.al

arsen muskurtin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet