Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti te skafi, detajet e skenarit të arratisjes së autorëve
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Përveç kësaj, ai u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg për armëmbajtje dhe përdorim të armëve, ndërsa nuk u njohën rrethana lehtësuese.
GREQI- Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 32-vjeçare dhe nënës së fëmijëve të tyre, Alba Cenko. Përveç kësaj, ai u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg për armëmbajtje dhe përdorim të armëve, ndërsa nuk u njohën rrethana lehtësuese.
Kastriot Cenko u shpall fajtor për vrasje me dashje, me shumicë votash të trupës gjykuese. Një prej anëtarëve tha se krimi mund të ishte kryer në rrethanat e një shoku emocional, por kjo nuk u pranua nga anëtarët e tjerë të jurisë. Ndaj, 6 prej tyre votuan pro burgimit të përjetshëm të tij, ndërsa njëri prej tyre votoi kundër.
39-vjeçari kishte goditur gruan e tij me çekiç, i kishte mbështjellë një kabllo karikuesi rreth qafës dhe kishte fshehur trupin e saj për një javë në dollap.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi në 29 nëntorin e vitit 2024 në Ampelokipi, ku 42-vjeçari vrau me çekiç gruan dhe fshehu trupin fillimisht në dollap dhe më pas në papafingon e shtëpisë. Në momentin e ngjarjes, dy fëmijët e çiftit ishin duke fjetur. Autori kishte dyshime të forta se bashkëshortja e tradhtonte me një të njohurin e tij, por në Gjykatë e ka mohuar, duke thënë se nuk kishin probleme të tilla, vetëm se donte të shmangtte ndarjen dhe marrjen e dy fëmijëve nga gruaja.
I akuzuari kishte njoftuar policinë rreth një javë pas krimit. Nëna e 32-vjeçares, e cila dëshmoi në gjykatë gjatë seancës së mëparshme dëgjimore, tha se derisa ai telefonoi policinë, vrasësi bashkëshortor i kishte mashtruar të afërmit e saj me mesazhe qetësuese që u kishte dërguar nga telefoni i saj celular./Dosja.al
Skënder Hita TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë në aktivitet...
Pamje nga kontrolli i furgonit ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç, pasi ...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 30-vjeçar në Gjirokastër, pasi bashkë me dy person...
Kanabis i zbuluar nga autoritetet britanike ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 muaj burg në Britani...
Edi Rama TIRANË- Policia e Tiranës ka marrë kallëzimin e Sokol Agalliut lidhur me dhunimin fizik që ai pësoi nga daja i tij,...
foto ilustruese SHENGJIN- Një vatër zjarri ka rënë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke u pë...
HIMARË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu shembjen e disa objekteve në zonën bregdetare. Në zonën e Llog...
Foto ilustruese LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka sjellë sërish dëshmi të asaj se çka ndodh n&eum...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre ish-punonjës policie. Bëhet fjal&e...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës dhe të...