Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Familjarët e viktimës thonë se në këtë mënyrë i afërmi i tyre po vritet për së dyti nga institucionet e drejtësisë, pasi në këtë mënyrë autori brenda pak muajsh del në liri.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj ish-punonjësit të policisë së Dibrës, Arbër Sula, i cili me armën e shërbimit vrau 29-vjecarin Jurgen Duka Mëziri, 20 minuta pas mesnate me 14 dhjetor 2021, pas një sherri në një market për radhën e pagesës. Ndaj punonjësit të policisë është ngritur akuza e “vrasjes në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, ndryshe nga sa u akuzua në krye të herës për “vrasje me dashje”.
Familjarët e viktimës thonë se në këtë mënyrë i afërmi i tyre po vritet për së dyti nga institucionet e drejtësisë, pasi në këtë mënyrë autori brenda pak muajsh del në liri. Amarilda Mëziri, kushërirë e 29-vjeçarit të vrarë tregon për News24 se shumë detaje të ngjarjes janë manipuluar, pasi sikurse thekson, krimi ndodhi në syrin e kamerave të sigurisë dhe një polic që është i trajnuar për të garantuar jetën e qytetarëve, nuk mund t’i merrte jetën të afërmit të saj.
“Jurgeni ishte vëllai im. Jemi shumë të shqetësuar. Sepse është ndryshuar akuza. Nuk është më vrasje me dashje. Por e kanë transformuar në një akuzë që jemi habitur, në ‘vrasje në gjendje të rëndë psikologjike’ të autorit. Është një vrasje me dashje nga një polic shteti me armën e shtetit, që është trajnuar të mbrojë të rinjtë jo që të vrasë”, deklaroi motra.
Gruaja e cila jeton jashtë vendit ka ardhur në Shqipëri enkas për të ndjekur procesin, pasi prindërit e Jurgenit siç thonë ajo janë në gjendje shumë të rënduar që pas krimit të rëndë. Ajo thotë se kërkojnë drejtësi dhe nuk do të ndalen derisa autori të marrë dënimin e merituar. Sipas saj, në mënyrën sesi institucionet po veprojnë po nxisin gjakmarrjen.
“Duke pasur drejtësi në jemi më të qetë. Ne nuk do ndalojmë deri në gjykatat e larta, që të ketë drejtësi. Unë këtë gjë e bëj, sepse dua të ndaloj gjëra të tjera. Duke mos pasur drejtësi, ndodhin gjëra të rëndë. Njerëzit bëjnë drejtësi vetë. Këtë dua të ndaloj”, u shpreh motra.
Jurgen Duka Mëziri ndodhej bashkë me një mikun e tij Orges Drazhi në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe prisnin radhën në kasë për të paguar. Prokuroria thotë se 29-vjeçari ka sharë dhe fyer personat e pranishëm dhe në momentin që tentoi të godiste punonjësin e policisë, ky i fundi nxori armën e shërbimit dhe e qëlloi për vdekje. Prokuroria thotë se policia veproi në kushtet e tronditjes, por është gjykatësi paraprak që do të vendosë nëse çështja është hetuar si duhet dhe nëse lehtësimi i akuzës për Arbër Sulën është bërë konform ligjit.
Marrë nga Balkanweb
Covid TIRANË- Një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin...
Fatmir Ara ITALI- Detaje të reja janë zbuluar rreth Fatmir Arës, 43-vjeçarit shqiptar i cili prej disa ditësh rezultonte i zhduk...
Ervis Martinaj dhe Flamur Vezaj TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar se zhdukja e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martina...
Droga e sekuestruar KORÇË- Janë sekuestruar 52 kg marijuanë në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Oper...
Afganet SHËNGJIN- Afganët e evakuuar në Shqipëri vitin e kaluar vazhdojnë të presin për t'u shpërngulur në Sht...
Ervis Martinaj dhe Flamur Vezaj TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka treguar se për biznesmenin e lojërave të fatit që rezulton i zhdu...
Ervis Martinaj, Flamur Vezaj TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka treguar se pjesë e listës së zyrtarëve që paguheshin nga biznes...
Nexhat Rama ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 40-vjeçarit me origjinë nga Kosova, Nexhat Rama n&eu...
Shqiptari TIRANË- Një prej shqiptarëve që tentoi të largohej në drejtim të Britanisë së Madhe dhe që udh&...
Eduart Topalli dhe Devis Osmani KORÇË- Kryetari i degës së Partisë Demokratike Devis Osmani është dhunuar kët&eu...