Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
Aktualitet
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën/ PAMJET nga vendi i ngjarjes në Roskovec
Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.
24 Korrik 2026, 08:44Nga I.A
Pamjet
ROSKOVEC- Pamjet e mëposhtme janë nga banesa ku ndodhi ngjarja tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas të dhënave paraprake, 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend.
Si pasojë e të shtënave u plagos edhe Belere Plaka, rreth 55 vjeçe, e cila u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Pas krimit, autori u largua nga banesa duke marrë me vete armën e gjahut. Forca të shumta policie janë angazhuar në operacionin për gjetjen dhe arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes./Dosja.al