Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Vendimi i është komunikuar Braçellarit nga shtrati i spitalit të Traumës, pasi dhe vetë ai mbeti i plagosur dhe ndodhet i shtruar që prej ditës kur ndodhi ngjarja.

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg autorin Violand Braçellari, i cili vrau në krye të detyrës efektivin Enea Mekolli dhe plagosi efektivin tjetër Edison Adrin. Vendimi i është komunikuar Braçellarit nga shtrati i spitalit të Traumës, pasi dhe vetë ai mbeti i plagosur dhe ndodhet i shtruar që prej ditës kur ndodhi ngjarja.
Braçellari akuzohet për ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4 qershor, gjatë operacionit të ndërmarrë për arrestimin e tij. I fshehur në stanin e tij, në momentin që ka konstatuar efektivët e policisë, ai dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre. Një ditë para organizimit të operacionit, policia kishte marrë informacion në rrugë operative se Braçellari kishte zbritur nga mali dhe kishte qëndruar për disa orë në fshatin Lozhan.
VENDIMI
1. Vleftesimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” ngelur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në ambiente publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit, parashikuar prej neneve 79/b, 79b-22, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim V.B, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
U shpall nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës Tiranë, sot më datë 07.06.2026.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 4 qershorit, kur shërbimet e Policisë kanë rrethuar stanin ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, Violand Braçellari. 43-vjeçari ishte i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor Enea Mekolli 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor Edison Adri 36 vjeç. Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhesi pasojë e shkëmbimit të zjarrit edhe vetë Braçellari ka mbetur i plagosur./Dosja.al
Larry Gashi SHBA- Reperi shqiptar me famë botërore Larry Gashi me origjinë nga Kosova i zhvendosur në Amerikë ka bërë nj...
Protesta ne Londër ANGLI- Shqiptarët që jetojnën në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur edhe përpara Amba...
Sajmir Kolaveri dhe Klevis Lleshi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në...
TIRANË- Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të auto...
pamjet BRUKSEL- Shqiptarët e Brukselit kanë protestuar ditën e sotme para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e...
foto ilustruese MAT- Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi i mbytur ës...
Gëzim Muhameti TIRANË- Antidroga e Tiranës arrestoi sot Gëzim Muhametin, i njohur edhe me nofkën “Gëzim Qorri&rdqu...
pamje nga arrestimi TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën me mbi 1 kilogram heroinë, që...
Berdane Braçellari MALIQ- Berdane Braçellari,Nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë...
foto ilustruese SARANDË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se s...