Shpërthejnë protestat kundër Kryeministrit/ Shqiptarët në Bruksel e Angli kërkojnë largimin e tij: Rama në burg (PAMJET)
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Sot zgjedhjet parlamentare n&eum...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
Operacioni u zhvillua në kuadër të fazës së tretë të aksionit policor të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e rasteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Konkretisht në pranga ka rënë 51 vjeçari Gezim Muhameti, alias Gëzim Qorri banues në Tiranë, dhe 35 vjeçari nga Gjirokastra Zhuljan Prençi.
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën me mbi 1 kilogram heroinë, që dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit. Operacioni u zhvillua në kuadër të fazës së tretë të aksionit policor të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e rasteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Konkretisht në pranga ka rënë 51 vjeçari Gezim Muhameti, alias Gëzim Qorri banues në Tiranë, dhe 35 vjeçari nga Gjirokastra Zhuljan Prençi.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Po ashtu gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Intensifikohen kontrollet dhe goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohen mbi 1 kg heroinë. Vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, duke goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.
Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në rrugën “Prokop Mina”.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas do të furnizonin shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Berdane Braçellari MALIQ- Berdane Braçellari,Nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë...
foto ilustruese SARANDË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se s...
MITROVICË E VERIUT- Një moment i pazakontë është regjistruar në qendrën e votimit “Sveti Sava” në Mitrovic...
TIRANË- Shqipëria do të karakterizohet nga kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve të In...
KOSOVË- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 7 qershorit janë angazhuar...
Eksportet e rimëkëmbura në vitin 2025 u panë me optimizëm në fillim të këtij viti, por Euro e dobët, kostot e rri...
Protesta TIRANË- Qytetarët kanë zbritur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar marshimin e tyre paqësor në she...
foto nga protesta TIRANË- Protesta e qytetarëve po vijon duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës nën sloganin "Shqipër...
Foto nga PROTESTA TIRANË- Tubimi në shesh ka përfunduar por protestuesit po vijojnë marshimin e tyre drejt rrugëve të Tiran&e...
Foto nga vendngjarja FIER- Një aksident kokë më kokë mes dy automjeteve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njo...