LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte parandaluar, në terren dhe ushtari i Dumanit (DINAMIKA)

• Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mund të ishte parandaluar, këtë pretendon Prokuroria e Elbasanit një vit e dy muaj pas ngjarjes së ndodhur vetëm katër ditë para zgjedhje të 25 prillit 2021. Në dosje thuhet se nëse dy zëvendësdrejtorët Albert Nushi e Nikollaq Palla, që ishin në vendin e ngjarjes, do të kishin shoqëruar Mehmet Grecën, që u ndalua nga partia Demokratike me pretendimin se po blinte vota, s’do ishte ndezur konflikti. • Në terren është konfirmuar se ka qenë edhe Gentian Sharra, i arrestuar nga “Plumbi i Artë”, pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Nëse Greca do ishte kapur nga Policia, Sharra, Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela e Marsel Rroka nuk do të kishin ndërhyrë e s’do ishin përdorur armë zjarri. • Palla e Nushi janë parë nga kamerat teksa rrinin në trotuar dhe nuk kanë ndërhyrëp ër të ndaluar konfliktin. Teksa ata bizedonin me ish-zyrtarin e policisë, Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan, në vendin e ngjarjes erdhën ‘përforcime’. • Nga tre automjete zbritën Pjerin Xhuvani, Plarent Xhaferi, Luan Tabako, Marjo Cela, Gentian Sharra e disa të tjerë e mes palëve nisi konflikti verbal. Me përdorimin e armëve u vra Xuvani e u plagosën 4 të tjerë. • Albert Nushi dhe Nikollaq Palla u lanë dje në arrest shtëpie. Ndaj tyre rëndon akuza se të dy kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme mbi ngjarjen. Gjashtë efektivë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Ata janë: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. • Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s. Të plagosur më 21 prill mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). • Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë. Ai tha se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Paplekaj ishte pjesë e SMV-ve. Strukturat e Mbrojtës së votës, kishin në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, ishin grupe të ngritura nga PD-ja që pretendonin se mbronin votën e lirë.

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Ishte me Grecën kur u vra Xhuvani, Sharra u arrestua dhe iu sekuestruan 5 mln euro pasuri, lidhja me Dumanin

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Vila e Gentian Sharrës

TIRANË- Në vendngjarje, ditën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ka qenë edhe Gentian Sharra, i arrestuari në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Sharra mësohet se ka qenë një ndër personat që shkuan në ndihmë të Mehmet Grecës, i cili u ndalua nga SMV-të (Struktura për Mbrojtjen e Votës), që u ngritën nga Partia Demokratike, pasi dyshohet se po blinte vota për zgjedhjet e 25 prillit. Sharrës iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri pas arrestimit. Ai kaq qenë dënuar edhe më herë për trafik droge.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit u lanë dje në arrest shtëpie. Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Ata janë: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Xhuvanit, Lala: Në vendngjarje edhe Gentian Sharra, ushtari i Dumanit

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e Pjerxin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Lala shkruan për Balkanëeb se në vendngjarje, ditën e krimit të bujshëm, ka qenë mes të tjerësh, edhe Gentian Sharra, i cili është arrestuar nga operacioni “Plumbi i artë”, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Gazetarja tregon gjithashtu se përplasja mes grupeve ka nisur fillimisht me sharje verbale, pastaj me konflikt fizik, duke përfunduar me përdorimin e armëve.

“Dy zv.drejtorët e policisë po qëndronin në trotuar dhe nuk reaguan me urgjencë për të sqaruar të gjitha pretendimet. Në këto momente, teksa po diskutonin me Arjan Hoxhën, kanë ardhur me tre makina shtetasit Pjerin Xhuvani, Klement XHaferi, një i skeduar më herët nga policia për ngjarjen e ndodhur në tregun agroushqimor, Luan Tabako, Marjo Cela, MArsel Rroka, Elton Bodinaku, si dhe Gentian Sharra, i arrestuar nga operacioni “plumbi i artë” pas pendesës së Nuredin Dumanit. Ata janë përplasur fillimisht me fjalë fyese e më pas fizikisht, deri në përdorimin e armëve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se fillimisht ka pasur një përplasje nga Elton Bodinaku, që është konfliktuar dhe sharë me Erjon Demushin, pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës në PD, që ishte duke filmuar ngjarjen me telefon, dhe në këto momente është afruar ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka. Pjerin Xhuvani, sipas dosjes, ka hyrë mes tyre për t’i ndarë dhe në këto momente në mbështetje të tij kanë ardhur Klement Xhaferi, Elton Bodinaku, që kanë filluar të përplasen dhe konfliktohen fizikisht me Arbën Paplekan. Në këtë moment ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit, ku Arbër Papleka ka përdoru armën që mbante me leje, duke qëlluar në drejtim të tyre, ndërkohë që në drejtim të tij kanë qëlluar dy persona, që nuk janë identifikuar ende,”- raporton gazetarja Lala.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit u lanë dje në arrest shtëpie. Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Ata janë: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Xhuvanit, Prokuroria: Nëse do ndërhynte policia, do ishte parandaluar

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Pjerin Xhuvani

TIRANË- Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjerë mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë. Në këtë konkluzion ka dalë prokuroria e Elbasanit, pas më shumë se një viti e 2 muaj hetime nga ngjarja e rëndë.

 “Nga ana e dy zv. drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, thuhet në dosje.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit u lanë dje në arrest shtëpie. Ata akuzohen se kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. 6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra. Ata janë: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Xhuvanit, Lala: Mënyra se si u manipulua ngjarja, vulosi fatin e Elbasanin

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet të ngrihet pyetja se përse strukturat e policisë fshehën të vërtetën për ngjarjen e ndodhur në 21 prill në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. E ftuar në “Open”, Lala thotë se duhet mbajtur të paktën përgjegjësi morale për deklarata kontradiktore të bëra në publik pas ngjarjes. Ajo tha se mënyra se si u manipulua ngjarja, u caktua edhe se çfarë do të ndodhte më pas me Elbasanin, vend që sipas Lalës, dominohet nga grupet kriminale.

“Në 26 prill 2021, Gjykata nxori për masë sigurie të gjithë persona e përfshirë, Arbër Paplekaj dhe anëtarët e tjerë të strukturës së ngritur nga PD. Gjithë pyetja që duhet të shtrojmë sot, është pse zyrtarët gënjyen katër ditë para zgjedhjeve? Prokurori Shehu, të cilin e kam filmuar me celularin tim sepse nuk u lejua në kamera, tha gjë tjetër në sallën e gjyqit, renditi materialet e gjetura në vendngjarje ndërkohë që më parë kishte thënë që nuk u gjetën materiale zgjedhore në makinë. Përse e bëri këtë gjë? Ka një shpjegim logjik, s’kam fakte, por ka shpjegim logjik, mënyra si u manipulua përcaktoi atë që do ndodhte më pas me Elbasanin. Sot dy zyrtarët që gënjyen publikisht i ke të shpërblyer, njëri është në SPAK, njëri…Këtu minohet institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Por policia nuk bën këshillim në këto situata, Policia këshillon kur ndalon një qytetar pa rrip sigurimi… Këtu duhet të ketë përgjegjësi morale. Do duhet të hetohen nëse ka përgjegjësi penale, duhet ta hetojë Prokuroria. SPAK për çfarë është ngritur? Për çështje të tilla. Edhe nëse nuk shkohet në përgjegjësi penale, ata kanë përgjegjësi morale,”- tha Lala.

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Lala: Veliu gënjeu publikisht, çfarë e detyroi? E shantazoi krimi?

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se Policia e Shtetit gënjeu publikisht për ngjarjen e Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se kreu i Policisë së Shtetit në atë kohë, Ardi Veliu, në deklaratën për media pas ngjarjes tragjike tha se në mjetin ‘Mercedes Benz’, tip “ML”, pa targa, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme, që mund të përdoreshin për shit-blerje të votës. Por, sipas saj, kjo gjë u vërtetua më vonë, duke nxjerrë në pah dhe mashtrimin e bërë nga Veliu.

“Mua më shqetëson se përse, sot që flasim, Ardi Veliu, gënjeu? E detyruan, e bëri për arsye politike, për interesa personale, se ishte i shantazhuar nga krimi? Pse gënjeu? Alfred Shehu është sot në SPAK, kishte një listë me emra. Pse gënjyen ata?”- tha Lala.

1 MUAJ ME PARE

Lala: Të përfshirit në vrasjen e Xhuvanit, zotër të Elbasanit dhe bosë të krimit! Policët i kishin duart e lidhura

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala zbardhi të tjera detaje nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për vrasjen e bujshme të mjekut Pjerin Xhuvani, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, gazetarja Lala iu përgjigj pyetjes se “Pse nuk morën masa zyrtarët e policisë, nuk dinin, nuk donin, ishin të urdhëruar?”

Klodiana Lala: Policia e Elbasanit është ndër policitë më problematike, sa i përket inkriminimit të saj. Elbasani është qytet problematik, nyje e trafikut të drogërave të forta, një qytet me 13-14 vrasje në harkuan e dy viteve. Besoj se ata policët i kanë pasur duart e lidhura. Çfarë mund të bënte një zv.drejtor, ku njëri rezulton i përfshirë në skandalin e “Babales”. Një zyrtar policie që komunikonte 90% të kohës me një personazh problematik. Ata personazhe janë zotër të Elbasanit, janë bosët e krimit, që sundonin Elbasanin. “Nga përplasja e palëve rezulton që mosndërhyrja nga policia, solli jo vetëm vrasjen Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e katër personave të tjerë, por ju lejoi mbështetësve të PS të dominonin në ngjarje”, thuhet në vendim.

Marrë nga Balkanweb

1 MUAJ ME PARE

“Erdhën me ‘Range Rover’”, Lala: Si gënjyen publikisht dy zv.drejtorët e policisë për vrasjen e Xhuvanit, është për të vënë duart kokës…

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Klodiana Lala

TIRANË- Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e bujshme e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik dhe politikën, pasi ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe ishin të përfshirë shumë figura të njohura të politikës dhe botës së krimit. Gazetarja Klodiana Lala renditi në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, të gjitha shkeljet e dy ish.zv-drejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, të cilët mbërritën të parët në vendngjarje dhe nuk ndërhynë. Mes të tjerash, gazetarja Lala komentoi dhe vendimin e gjykatës për ngjarjen, duke thënë se është për të vënë duart kokës, pasi gjykatësi e nis vendimin me dy zyrtarët e lartë të policisë dhe më pas flet për njerëz, që nuk kanë lidhje fare me ngjarjen.

“Dy zv.drejtorët e policisë gënjyyn publikisht dhe thanë se në makinat në vendngjarje nuk ishin gjetur materialet zgjedhore. Më e rënda është se zyrtarët e policisë nuk morën masa për të parandaluar ngjarjen. Ishte një ngjarje e rëndë, që tregoi se partitë politike janë gati të vrasin, dhe këtu nuk ka ngjyrime. Dy zv.drejtorët kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë asnjë masë. Më 21 prill 2021, në orën 14:00, Arjan Hoxha dhe pjesëtarë të tjerë të PD pretendonin se kishin bllokuar një makinë, që po blinte vota për PS. Hoxha pretendonte që në automjetin, që drejtohej prej tij, kishte materiale zgjedhore dhe armë të ftohta. Të parët që kanë mbërritur aty kanë qenë dy zv.drejtorët. E gjithë ngjarja ka qenë e filmuar.

Në momentin që dy zv.drejtorët kanë mbërritur me “Range Rover-in” e tij në vendngjarje, janë parkuar dhe kanë dalë në trotuar, duke biseduar me Arjan Hoxhën, që ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votave. Në atë moment kanë ardhur tre makina, ku mes tyre ka dalë dhe Gentian Sharra, një ndër personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit.
Gjatë gjithë kohës, që kishte fyerje, përplasje fizike, e deri te përdorimi i armës, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga zyrtarët e policisë, të cilët jo vetëm nuk mbrojtën jetën e qytetarëve, por nuk arritën të mbronin as efektivët, pasi një police mbeti e plagosur në vendngjarje.

Ka dhjetëra kamera sigurie që e kanë filmuar atë ngjarje. Çështja është se kë po mbrojnë policët? Mund ta kenë bërë për arsye zgjedhore në atë kohë.

Ata pretendojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet, por nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. “Të vetmin veprim që bënë zyrtarët e policisë ishte që shoqëruan katër presona, që ishin në pamundësi absolute për t’u larguar, pasi nuk ishin qytetarë të Elbasanin, vinin nga Shkodra, ndaj u detyruan të qëndronin aty”, thotë Prokuroria.

Policia nuk shoqëri Arjan Hoxhën, Mehmet Grecën, nuk ndërhyri për armët, se janë tre pistoleta të përdorura në vendngjarje. Në atë kohë, dy zv.drejtorët thonin që kanë ndërhyrë, kanë kryer veprime, por në momentin e shkëmbimit të zjarrit, kanë qenë të tmerruar, etj. Mehmet Greca duhej shoqëruar menjëherë dhe t’i sekuestrohej automjeti, duhej shoqëruar Arjan Hoxha. Në momentin që mbërritën tre makinat e tjera, duheshin thirrur Forcat Speciale. Kishte informacione që demokratët lëviznin me mjete të bardha në qytet, gjë që duhet të ishin kontrolluar, ashtu siçc kishte informacione dhe për socialistët. Sepse pak para ngjarjes, në Ditën e Verës, pati një përplasje atje. Përveçse me kontekst politik, ishin të njëjtët personazhe. Kjo është një histori që nuk është vetëm në duart e atyre zyrtarëve të policisë, por duhej hetuar gjithë zinxhiri i drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Mua më rezulton emrin i Gentian Sharrës, për të cilin kam raportuar më 2019, para servisit të tij. Ishte i skeduar, në servisin e tij ishte mbishkruar furgoni që u përdor për të hyrë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Çfarë veprimesh bëri policia, kur emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani? Janë të paktën 15-20 kamera sigurie në vrasjen e Xhuvanit, të cilat janë këqyrur. Skandali tjetër në gjithë këtë histori, të vësh duart në kokë, është të shikosh arsyetimin e gjyqtarit, që vijon me shtetasin Albert Nushi, me Nikollaq Pallën, dhe e dini çfarë ndodh nga faqja 17-18 e vendimit? Flet për diçka që nuk ka lidhje fare me ngjarjen. Imagjino sa serioze janë institucionet tona, këtu është të qash e të qeshësh njëkohësisht. Kjo tregon që ne kemi institucione amatore, që manipulojnë ngjarje. E kam lexuar vendimin, kam qeshur rrugës, se nuk e besoja dot që një ngjarje kaq e rëndësishme, të degradonte me njerëz që nuk kanë lidhje fare”, u shpreh gazetarja Lala.

Marrë nga Balkanweb

1 MUAJ ME PARE

“Ishin 100 vetë, u bë rrëmujë…”, si gënjyen policët në Elbasan, zero reagim për të kapur njerëzit që qëlluan

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Pjerin Xhuvani

TIRANË- Janë zbardhur detaje të tjera nga dosja penale e prokurorisë së Elbasanit, e cila çoi në arrestimin e dy drejtuesve të lartë të policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, si dhe pezullimin nga detyra të 6 punonjësve të tjerë të policisë Elbasan. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se në dosjen hetimore thuhet se 8 punonjësit e policisë kanë gënjyer mbi vendodhjen e tyre në mesditën e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Pamjet filmike kanë nxjerë zbuluar punonjësit e policisë dhe qëndrimet që ata kanë mbajtur në prokurori. Nushi dhe Nikollaq Palla kanë treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë një grumbull personash, prej rreth 100 vetë dhe nuk kanë arritur të shikojnë dhe kuptojnë asgjë se çfarë po ndodhte, pasi u krijua rrëmujë.

Në sinkron të dëshmisë së dy ish-zv/drejtorëve të Qarkut Elbasan, kanë qenë dhe 6 punonjësit e patrullës “Shqiponja”, të cilët kanë treguar se s’kishin parë asgjë për shkak të rrëmujës të krijuar mes grumbullit të njerëzve. Madje në dëshminë e tyre, policët, komandanti i grupit Dedjon Duraku dhe dy zv/drejtorët e qarkut, gënjejnë edhe për i përket pozicionimit të tyre në terren. Gjatë marrjes në pyetje, policët kanë treguar se nuk kanë ndërhyrë, pasi nuk ka pasur përleshje mes personave që ndodheshin në rrugë.

Por vetëm të shtëna të menjëhershme arme, të cilat nuk i kanë kuptuar se nga cila anë vinin. Të pyetur se pse nuk kishin ndërhyrë dhe vepruar për të kapur autorët që kanë përdorur armët në 21 prill, punonjësit e policisë janë shfajësuar, duke u shprehur se kishin marë masa për dhënien e ndihmës personave të plagosur. Por një video e sekuestruar nga prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë zbuluar deklarimet e dhëna në prokurori të policëve dhe veprimet që ata kanë kryer ditën e ngjarjes. Policët nuk dominojnë territorin ku po ndodhte konflikti dhe nuk bënë asnjë përpjekje për të neutralizuar dhe shoqëruar personat e përfshirë në këtë ngjarje.

"Efektivët qëndrojnë indiferentë dhe nuk përmbushin detyrën, duke çuar më pas në përshkallëzimin e konfliktit, në përdorimin e armëve. Uniformat blu nuk kanë neutralizuar Mehmet Grecën dhe personat e tjerë, pasi të gjithë ngjarjen e ka dominuar grupi i shokëve të Grecës dhe grupi i Strukturës së Mbrojtjes së Votës të Partisë Demokratike. Në video grupi i patrullës “Shqiponja” rezulton se ka vënë re konfliktin fizik, që po ndodhte në rrugë mes disa personave, anëtarë të Strukturës së Mbrojtjes së Votës dhe militantë të Partisë Socialiste përfshirë dhe Pjerin Xhuvanin. Në pamjet filmike dallohet qartë se askush prej policëve, nuk ka ndërhyrë për të shmangur përplasjen. E vetmja që ka ndërhyrë dhe ka hyrë mes sherit, ka qenë policja Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur në këmbë nga goditja me armë e Arbër Paplekaj. Sota duket në video duke u larguar, teksa kërcen me një këmbë, pasi plumbi i kishte prekur këmbën tjetër. Kolegët e saj largohen me vrap dhe fshihen pas furgonit të policisë. Ndërsa Klemend Xhaferi ose “Kel Çami”, nga filmimet rezulton se nuk ka pasur asnjë armë në duar dhe nuk ka kryer veprime kriminale ndaj askujt personi që ndodhej në rrugë. Tërësisht inekzistent është zv/drejtori i Qarkut Elbasan, Albert Nushi, pasi teksa kishte përballë personat që konfliktoheshin fizikisht, zbret qetësisht nga makinë “Range-Rover” e bardhë, ku në dorë mban dhe një radio policie. Dhe sapo dëgjon të shtënat e armës, kthehet me shpinë pas dhe fshihet pas derës së hapur të makinës nga kishte zbritur. Të njëjtat veprime ka kryer dhe zv/drejtori i Qarkut Nikollaq Palla, të cilët janë fshehur dhe nuk kanë kryer asnjë lëvizje për të kapur personat që përdorën armë dhe sollën vrasjen e Pjerin Xhuvanit, dhe plagojen e 4 personave të tjerë,"- thuhet në dosje. 

Në ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021, mbetën të plagosur dy anëtarë të skuadrës së mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksana. Një ditë më parë u raportua se Nushi e Palla janë lënë në arrest shtëpie. Ndërsa gjashtë efektivët e pezulluar janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja dhe Besmir Kadiu. 

1 MUAJ ME PARE

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria: Dominuan miqtë e Mehmet Grecës, s'i shoqëroi askush

Vrasja e Xhuvanit, prokuroria: Ndërhyrja e policisë do e kishte
Mehmet Greca

ELBASAN- Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjerë, përfshirë edhe një punonjëse policie, në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë.

Në këtë konkluzion doli prokuroria e Elbasanit, pas më shumë se një viti e 2 muaj hetime nga ngjarja e rëndë dhe dërgoi në arrest shtëpie dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë së qarkut, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, ndërsa u pezulluan nga detyra 6 oficerë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Referuar dinamikës së ngjarjes, dy nëndrejtorët e policisë mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi I saj, I identifikuar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Policia nuk ndërhyri ne kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj, të cilët lëviznin me 3 automjete. Palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish efektivi special i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar.

“Nga ana e dy zv drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, thuhet në dosje.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e policisë mund të reagonin në përputhje me situatën, duke përdorur dhe armën e zjarrit, që të ruanin jetën e qytetarëve.

Marrë nga BW

pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

U plagos për disa ullinj, vdes 55-vjeçari tek Trauma, nuk i mbijetoi dot plumbave

Policia aksion në call Centre

Zjarr në Berat, rrufeja godet shtyllën e tensionit, banorët mbeten pa energji elektrike

I këputi varësen nga qafa qytetares në Golem, arrestohet gjysmë i zhveshur 30-vjeçari

Zjarr në qendren e përpunimit të plehrave në Gjirokastër, policia nuk lejon gazetarët: Mos filmoni

Bllokimi i mjeteve lundruese pas tragjedisë në Himarë, protestë para Policisë së Shtetit

Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Banda e “skifterëve” i vë armën në kokë 23-vjeçarit për t’i grabitur paratë dhe biçikletën

Zjarr në“Malin e Bardhë”,banorët nisin aksionin para zjarrfikësve,shuajnë flakët me mjete rrethanore

Digjen pyjet në Mat! Aktivizohet një tjetër vatër zjarri, në Ulëz dhe Baz

Rreth 1 ton drogë në tre skafe, ja SKEMA që përdorën trafikantët për të 'mashtruar' radarët

Megaoperacioni antidrogë në Vlorë, policia jep detaje: U kap në ujërat italiane, kapëm 992kg kanabis

Turizmi në Shqipëri, Berisha konferencë urgjente: Kam 2 propozime, fokus tek transporti

E RËNDË! Përplasen dy makina pranë Kallmetit, 7 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila