Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Selmani ka këmbëngulur në pafajësinë e tij, duke pretenduar se ishte dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë.
TIRANA- I dënuar me 28 vite burg si pjesëmarrës në vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmani ka dëshmuar në procesin ndaj Leonard Dukës, Erlis Dukës etj., të akuzuar për të njëjtën ngjarje. Selmani ka këmbëngulur në pafajësinë e tij, duke pretenduar se ishte dënuar me prova të manipuluara nga zyrtarë të policisë. Sipas tij, janë paguar 500 mijë euro për të dëmtuar vëllezërit Duka.
“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. E kam mësuar në televizion. Vëllezërit Duka i kam shokë të ngushtë. Kam shkuar për drekë ditën e ngjarjes në lokalin që ata kishin marrë me qera. Dreka ishte rastësore për rreth 2 orë e 30 minuta. Ishim 8-9 veta në tavolinë, Blendi Teta, Fatmir Hyseni, Erlis Myftari solli Bledin dhe iku. Më kërkoj Erlis Duka që ta shoqëroja Blendi Tetën me makinë deri tek spitalet. Dëgjova diçka por nuk di nëse ishin krisma armësh apo jo. Më pas kur e mendova ngjarjen, e kuptova që ishin krisma. Pastaj mora makinën dhe kur shkova tek lokali, policia kishte rrethuar Erlisin dhe Leonardin. 4 ditë pas ngjarjes shikoi që janë 9 veta në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos (I drejtohet prokurorit): Çdo provë është e manipuluar nga dy oficer policie. Ju prokuror keni thënë nga deklarimet e Blendi Tetës se jam i përfshirë, por nuk keni asnjë provë. Nuk keni bërë asnjë hetim, keni marrë prova të manipuluara nga oficerët e policisë. Janë paguar para për të penguar hetimin. Janë përgjuar përgjime bga oficerët se kanë manipuluar provat. Kam material dhe pres provat, informacionin shkresor dhe tabulatet telefonike që provojnë se janë manipuluar hetimet”, tha Selmani.
"Blendi Tetën e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Më keni dënuar me deklarimet e tij. E kam takuar në burgun “313” kur ishte tranzit. Më tha që e ka marrë peng Ervis Martinaj. I kanë thënë se do të të murosim. Ervis Martinaj e njoh se ka patur kompani të përbashkët llotosh me vëllezërit Duka. Arsyeja e përplasjes mes Dukajve e Martinajt ishte se ky i fundit donte ti merrte biznesin. Po bëj burg kot, jemi të pafajshme unë dhe shokët e mi. Prokurori ka bërë hetime të arnuara", thotë Selmani.
Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në zonën e Freskut në Tiranë, më 28 gusht 2019. Në këtë ngjarje dyshohet se janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja.
sibela abedini, altin çoku TIRANË- Babai i 27-vjeçares që vrau veten pak javë më parë në Kamëz, Artani, k...
Policia FIER- Arrestohen dy persona në Fier dhe procedohen dy të tjerë për vepra penale të ndryshme. 55-vjeçari me iniciale...
foto ilustruese FIER- Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy vajza ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se vaj...
DURRËS- Prokurori i Durrësit, Gëzim Copa u përball të martën më 20 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK...
foto ilustruese KUÇOVA- Armando Kumaraku, 44-vjeç, dhe Natasha Rombula, 67-vjeç, nënë e bir janë arrestuar...
Foto ilustruese MALËSIA E MADHE- Një 17-vjeçar në Malësi të Madhe është arrestuar pasi posedonte armë d...
foto ilustruese SHKODËR- Një 42-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka kanosur për gjakmarrje një 57-vje&...
foto nga protesta TIRANË- Katër persona janë arrestuar pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga opozita para Kryeminis...
eksplozivi i gjetur SARANDË- Policia ka reaguar lidhur me sasinë e eksplozivit të gjetur mëngjesin e sotëm në një bizne...
Foto ilustruese KORÇA- Një 71-vjeçarit që dhunoi para 3 ditësh bashkëshorten e tij, i janë zbulua sasi armësh d...