LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Avokatja e viktimës kundërshton kërkesat e të pandehurit: Paplekaj s’do gjykohet në Tiranë, bie në kundërshti me ligjin

Avokate Tahiraj ka shpjeguar në aktet e depozituara në Gjykatën e Lartë se kursimi i vërtetë për Shtetin dhe për të gjitha të pandehurit e tjerë është duke lënë të pandryshuar selinë procedurale, pra procesin për avokaten e Palës civile, është shumë e logjikshme dhe e dobishme, edhe për Shtetin, që të qëndrojë në Elbasan.

27 Nëntor 2022, 20:05 Nga F.M
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Avokatja e viktimës kundërshton
Pjerin Xhuvani dhe Arbër Paplekaj

TIRANË- Avokate Rezarta Tahiraj, përfaqësuesja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka kundërshtuar hipotezën e transferimit nga Elbasani në Tiranë të procesit gjyqësor të Arbër Paplekajt që akuzohen për vrasjen e doktorit, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021. Tahiraj, që përfaqëson familjarët e viktimës në rolin e palës civile ka dërguar në Gjykatën e Lartë një dokumentacion të gjerë që kundërshton, pikë për pikë, të gjitha motivet që i pandehuri Arbër Paplekaj ka shkruar, nëpërmjet avokatit të tij, në kërkesën e transferimit të procesit nga Elbasani që është qyteti ku ndodhi krimi, drejt Tiranës.

“Pozicioni ynë është në kundërshtim total me kërkesën e transferimit të këtij procesi dhe kërkesat e tyre i vlerësojmë absolutisht të pabazuara në prova, përveçse të paarsyeshme dhe disa do të mund të rezultojnë madje në kundërshtim me ligjin,”- tha ajo.

Top Channel shkruan se duke iu referuar në veçanti hipotezës së kursimit ekonomik për Shtetin në rast se i pandehuri nuk do të ishte i detyruar të shkonte në Elbasan por të qëndronte në Tiranë për procesin, avokate Tahiraj ka shpjeguar në aktet e depozituara në Gjykatën e Lartë se kursimi i vërtetë për Shtetin dhe për të gjitha të pandehurit e tjerë është duke lënë të pandryshuar selinë procedurale, pra procesin për avokaten e Palës civile, është shumë e logjikshme dhe e dobishme, edhe për Shtetin, që të qëndrojë në Elbasan. Avokate Tahiraj në Gjykatën e Lartë ka shpjeguar edhe të gjitha motivet e tjera që çojnë në justifikimin e refuzimit të kërkesës të transferimit të këtij procesi në referim, edhe me hipotezat e rrezikut për të akuzuarin e vrasjes.

Dosja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit është dërguar për gjykim. Pas disa shtyrjesh, në seancën e shtatë të mbajtur në Elbasan, është marrë vendimi pa prezencën e vetë të akuzuarit Arbër Paplekaj. Këtij të fundit iu rikonfirmua masa e sigurisë 'arrest me burg' ndërsa për dy ish-nëndrejtorët e policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi, është lënë aktive e njëjta masë sigurie, “arrest shtepie”.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. 

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri. 

pjerin xhuvani arber paplekaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Nëntor 2022, 19:48 F.M

VIDEO/ Dardha zbardhet nga dëbora

Dëborë KORÇË- Dardha është mbuluar nga dëbora. Për momentin raportohet se reshjet e dëborës kanë n...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet