LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e palestinezes/ "Mbi krevat ndodhej një njeri i mbuluar me batanije", punonjësi i guidës: "Çifti" i palestinezëve s’kishin dokumente me vete, më thanë se...

Kontakti i fundit që Adnan Z. thotë se pati me dy klientët e huaj, ishte data 21 Shkurt. Ku nga krahu tjetër i telefonit i erdhi një mesazh falenderimi.

5 Mars 2025, 20:08 Nga r.ll
Vrasja e palestinezes/ "Mbi krevat ndodhej një njeri i mbuluar me
foto ilustruese

TIRANË- Pasi u takuam duke qenë se çifti nuk dinte mirë anglisht, zonja më ofroi telefonin e saj dhe me Google translate më tha se do të qëndronin dy javë,  por me vete nuk kishin dokumentet e identifikimit, sepse valixhet u kishin ngelur në aeroport dhe po prisnin t’u vinin.

Dhe sapo t’i merrnin këto dokumentet bashkë me valixhet, do m’i vendosnin në dispozicion. Adnan Z. thotë se vajza i ishte prezantuar nga Palestina, ndërsa djali nga Libani. Dhe se aktualisht jetonin në Gjermani, në Berlin, vendi nga ku kishin ardhur në Shqipëri.

Ai thotë më tej se nuk i pyeti për lidhjen që kishin me njëri-tjetrin, pasi iu duk e parëndësishme në atë moment. Kontakti i fundit që Adnan Z. thotë se pati me dy klientët e huaj, ishte data 21 Shkurt. Ku nga krahu tjetër i telefonit i erdhi një mesazh falenderimi. Që nga kjo ditë deri më 27 Shkurt, Ardita A. dhe miku i saj Adnan Z., thonë që nuk patën më komunikime me dy klientët.

Adnan Z.

Ne shkuam në dhomën e gjumit ku dera ishte e mbyllur dhe pasi trokitëm disa here, e hapëm atë dhe aty pamë se mbi krevat ndodhej një njeri i mbuluar me batanije, ku ndjemë edhe aromën e rëndë. Ajo që dua të them është se në asnjë nga ditët që unë kam qenë në këtë banesë, nuk kam dëgjuar zhurma. Ndërkohë që Adnan Z. konfirmoi nëpërmjet fotove të vëna në dispozicion se pikërisht shtetasja e huaj që kishte marrë banesën me qira, ishte Rayyan Aluan. Të njëjtën gjë që pohoi edhe pasi u ballafaqua me fotografinë e shtetasi Fadi Aluan.

Të dyja fotot ishin të marra nga sistemi TIMS. Të njëjtat pohime që dha edhe miku i tij Ledion Xh, që rezultoi të ishte pika e kontaktit midis Adnan Z. dhe dy klientëve të huaj. Nga këqyrja e pamjeve filmike të datës 19 Shkurt, del se dy të huajt shfaqen në Terminalin e Aeroportit të Tiranës, si në këto pamje, në orën 15:13.

Dhe më pas në intervale të ndryshme kohore deri në mbrëmje vonë, ata shikohen për herë të fundit përgjatë kësaj dite, teksa futen në ambientet e ëmentit të marrë me qira, në rrugën ‘Gjon Muzaka’ në Tiranë. Ecejake që kanë vazhduar deri më datë 21 Shkurt. Ku i vetmi që vihet re të dalë dhe të hyjë në ëment është Fadi Aluan.

Ndërsa më 22 Shkurt, kamerat filmike kapin shtetasin e huaj Fadi Aluan, teksa del i vetëm nga ëmenti, pa shoqëruesen e tij. Dhe vetëm disa orë më pas ai vihet re po i vetëm në Terminalin e Aeroportit ‘Nënë Tereza’ Më datë 20 Shkurt 2025, ora 13:19 shtetasi Fadi Aluan shfaqet duke dalë nga oborri i banesës dhe rikthehet sërish në banesë në orën 13:40, me një kuti në dorë, në dukje si ato të kutive të picave.  Më datë 21 Shkurt 2025, Fadi Aluan del nga shtëpia në orën 11:25 dhe kthehet në orën 12:00./ "Në Shënjestër", Balkanweb

fadi alwan rayyan alwan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet