Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet me dije se shkak për këtë është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.
TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë ditën e sotme dhënien e vendimit për Mario Përlleshajn, autor i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Bëhet me dije se shkak për këtë është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore.
Në 9 dhjetor të viti 2025, Mario Përlleshaj u dënua me 16 vite heqje, për vrasjen e Martin Canit. Por më pas ai ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit.
Avokati i tij mbrojtës pretendoi se ndaj Përlleshajt nuk duhet të rëndojë akuza për vrasje në rrethana cilësuese, vepër për të cilën ai u shpall fajtor në shkallën e parë. Mbrojtja pretendoi se ngjarja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën ndikimin e një tronditjeje të fortë psikike.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.
Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.
Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera./Dosja.al
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar në Napoli, pasi hyri i armatosur në një lo...
Foto nga vendngjarja TEPELENË- Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:40 të paradites së sotme në vendin e quajtur Varibo...
Foto Ilustruese PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grabovë të Përmetit. Dy persona kanë mbetu...
Foto ilustruse ANGLI-Autoritet britanike kanë arrestuar gjashtë emigrantë shqiptarë të cilët u kapën në një am...
TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor kund&eu...
Dhuna TIRANË- Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht pas protestës së qytetarëve në Zvërnec kundër nd&...
TIRANË- Policia e Sarandës ka zbardhur dinamikën e shpërthimit me eksploziv ndaj makinës së Mirash Gjikollës. Pë...
policia TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me vjedhjen e bankës OTP , ditën e djeshme në kryeqytet. Sipas n...
Prokuroria Tiranë TIRANË- Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka caktuar 12 masa sigurimi ndaj punon...
Policia e Shtetit TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar rojën e bankës së grabitur një ditë më parë, i c...