Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tom Dodaj u dënua me tre vite burg dhe tre mijë euro gjobë.
KOSOVA- Gjykata e Apelit të Kosovës ka ulur dënimin për Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj. Pasi pranoj fajësinë, Dodaj u dënua në shkurt të vitit 2025, me pesë vite burgim dhe pesë mijë euro gjobë.
Duke qenë se ishte hera e parë që i akuzuari përballej me ligjin, gjykata vendosi të ulë dënimin e tij. Tom Dodaj u dënua me tre vite burg dhe tre mijë euro gjobë.
“Po ashtu, kjo gjykatë gjeti se është hera e parë që i akuzuari bie ndesh me ligjin. Prandaj, rrethanat e tilla në unitetin tyre tregojnë se edhe me një dënim më të ulët, të caktuar tani si në dispozitiv mund të arrihet qëllimi ndëshkimor i paraparë me dispozitën e nenit 38 të Kodi i Procedurës Penale”, tha Gjykata e Apelit.
Si ishte kryer vrasja?
Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Murseli kishte bërë plan për ta vrarë Liridonën nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”. Prokuroria tha se më 25 qershor 2022, është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën në vlerë prej 3.000.000 krunash suedeze (261,031 euro) me qëllim që pas vdekjes së saj, Murseli ta përfitonte këtë sigurim.
Prokuroria tha se Murseli ia ka shpalosur planin e tij të akuzuarit Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes dhe ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyra për ta realizuar atë. Ai, sipas Prokurorisë, nuk kishte pranuar të kryente vrasjen, dhe e kishte njoftuar Murselin me Granit Plavën. Prokuroria tha se të tre më pas janë pajtuar që Plava ta vriste Liridonën dhe Murseli do ta kompensonte atë me 30.000 euro.
Ndërkaq, në këtë rast Dodaj thuhet se u përfshi pasi në ditën e vrasjes, sipas aktakuzës, Murseli kishte blerë nga ai një pistoletë, e firmës Zastava dhe 20 fishekë, në vlerë prej 280 eurosh. Me këtë armë, tha Prokuroria, ishte vrarë Liridona Ademaj.
“....Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka, Naimi me fëmijët kanë dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria./Dosja.al
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Një rrëshqitje masive dherash ka ndodhur në Zagori. Si pasojë e kësaj janë shkaktuar shumë d...
Foto ilustruse SHKODËR- Reshjet intensive të borës kanë bërë të mundur që fshati turistik i Thethit, në...
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar ditën e somte një 23-vjeçari në Fier. Ai akuzzohet nga autoritetet italiane si pj...
Ambasada amerikane TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh për të gjithë personat që kër...
Altin Ndoci DURRËS- Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e &Cced...
BURREL- Pas arratisjes së një dite më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit të të burgosurit Altin Ndoci, një tjetë...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotmëe një 36-vjeçari në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat bl...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte...
Foto ilustruse DIVJAKË- Policia ka nisur ditën e sotme procedimin penal ndaj një 52-vjeçari në Divjakë. Kjo, pasi ai k...
Foto ilustruse DURRËS- Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Ky vendi...