LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Jetlirës/ Flet autori i krimit: E qëllova 2-3 herë me thikë, s'i thashë asnjë fjalë...

Një lidhje që i çoi të dy në ndarje dhe që më pas në një luftë xhelozie nga njëra anë, por edhe mërish nga ana e familjarëve të vrasësit, të cilët një vit më parë shkëputën lidhjet me të, si një shenjë refuzimi për bashkëjetesën e dy të rinjve.

1 Gusht 2022, 16:04 Nga k.m.
Vrasja e Jetlirës/ Flet autori i krimit: E qëllova 2-3 herë me
Ramiz Mici

ELBASAN- Ramiz Mici ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur ditën që vendosi të vriste bashkëjetuesen e tij, Jetlirën, nënë e dy fëmijëve. I dyshuari, bëhet me dije për burime të sigurta të Gazetasi.al ka rrëfyer se lidhja intime nisi me viktimën kur të dy ata ishin të martuar dhe bëhet fjalë për një histori 8-vjeçare. Një lidhje që i çoi të dy në ndarje dhe që më pas në një luftë xhelozie nga njëra anë, por edhe mërish nga ana e familjarëve të vrasësit, të cilët një vit më parë shkëputën lidhjet me të, si një shenjë refuzimi për bashkëjetesën e dy të rinjve.

““Me Jetlirën njihemi prej 8 vitesh. Jemi dashuruar dhe ndaj kemi hyrë në divorc për të jetuar bashkë. Fillimisht gjërat shkuan mirë, por më pas ajo nisi të bëhej xheloze për mua. Unë nuk i mora fëmijët e mi dhe pas një viti që u ndava me gruan, familja ime më përzuri, ndërsa ne dolëm duke kërkuar shtëpi me qira për të jetuar. Të martën e datës 26.07.2022, ne debatuam me njëri-tjetrin dhe atë ditë Jetlira me ka goditur me shpullë. Më pas, të nesërmen ka shkuar në polici për t’u ankuar ndaj meje dhe punonjësit e policisë më kanë shoqëruar. Nga ajo ditë ne nuk qëndruam më bashkë, unë qëndrova në katin e dytë dhe ajo në të parin të të njëjtës ndërtesë. Në datën 29 korrik isha në shtëpi dhe pa punë dhe në mëngjes mora vesh nga postieri se Jetlira kishte kërkuar urdhër- mbrojtjeje ndaj meje dhe më pas më njoftoi një punonjës policie për datën e gjyqit. Më vonë, orën nuk e mbaj mend, pa asnjë lloj arsyeje kam marrë një thikë në dorë nga shtëpia dhe kam shkuar në katin e parë, ku banonte Jetlira dhe pasi kam hapur derën e katit të parë, hyra brenda. Jetlira ka dëgjuar zhurmat dhe ka ndezur dritën. Në atë moment, pa thënë asnjë fjalë, e kam goditur Jetlirën me thikë 2-3 herë, nuk  e mbaj mend mirë, më pas jam larguar,”-tregoi ai.

Pasi qëndroi i fshehur dy ditët e fundit në një ullishte, derisa vendosi të afrohet pranë urës së Zaranikës, ku dhe e konstatoi policia. Në dosje përshkruhet për Gazetasi.al, se gruaja mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të zezë dhe me mbishkrimin “LOVE” dhe pantallona të shkurtra me ngjyrë si të bardhë. Ndërsa pranë trupit të saj u gjet një kuletë dhe 2 copë fletë-thirrje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nëna e dy fëmijëve, të moshës 37 vjeç, u qëllua në gjoks dhe në kokë me armë të ftohtë nga Ramiz Mici, i cili sapo kreu krimin, u largua, duke lënë gjithçka në vend, përfshi edhe kuletën “Hugo Boss” dhe paratë që gjendeshin në të, si dhe telefonin. Sipas dosjes që disponon Gazetasi.al, babai i Jetlirës kujton për policinë se e bija ishte ndarë dy vite më parë nga bashkëshorti i parë dhe vendosi të bashkëjetojë me Ramizin.

Në këto debate, sipas policisë, gruaja nga martesa e parë ka marrë dy fëmijët e Ramizit, për këtë arsye dhe Ramizi ka shkuar ne Greqi. Policia thotë se kur bashkëjetuesi u kthye nga Greqia, ata u pajtuan sërish dhe nisën bashkëjetesën deri ditën kur u grindën sërish dhe gruaja kërkoi ndihmën e policisë. Derisa i mori jetën mëngjesit të të shtunës. 

ramiz mici jetlira elezi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet